DASHI
Ka mundësi që sot të izoloheni sepse do keni nevojë për mbështetje të pakushtëzuar. Nëse keni një lidhje nuk do arrini dot të shpreheni lirshëm dhe ndonjëherë do mendoni se nuk do jeni të denjë për partnerin. Në fakt ai ju dashuron vërtet dhe keni për ta parë sesi do ua shprehë ndjenjat në mbrëmje. Ju beqarët do pëlqeni shumë dikë, por do luftoni me veten për të mos e pranuar. Vetëm sa do i bëni dëm vetes sepse nuk do ja dilni dot ta hiqni nga mendja. Në punë do e keni të vështirë të përqendroheni dhe nuk do arrini dot rezultatet më të mira. Në planin financiar do jeni më të logjikshëm dhe do shpenzoni me plane.
DEMI
Hëna do i kundërvihet shenjës tuaj gjatë kësaj dite dhe mund t’iu provokojë herë pas here. Mos u mundoni kurrsesi të bëni diçka me zor sepse nuk do dilni të fituar. Nëse keni një lidhje do jeni gjithë kohën nën presion dhe nuk do ndiheni të qetë për t’u dashuruar ashtu si e ndieni. Asgjë nuk do shkojë si e kishit ëndërruar. Sipas Horoskopit vip, ju beqarëve do ju rëndojë pamasë vetmia dhe çfarëdo përpjekje që të bëni nuk do arrini të ndryshoni asgjë. Në punë ka mundësi t’iu caktojnë në një grup tjetër që në fakt do ju përshtatet edhe më shumë. Rezultatet që do arrini do jenë më të kënaqshme. Financat do i ekuilibroni me pak mundim.
BINJAKËT
Do i keni mendimet shumë të turbullta gjatë kësaj dite dhe do keni frikë të guxoni të hidhni hapa. Nëse keni një lidhje vërtet do ju mungojë pasioni dhe emocionet e forta, por kjo nuk do të thotë se marrëdhënia me partnerin do jetë problematike. Kujdes vetëm mos bëni kritika që mund ta lëndojnë thellë atë që keni në krah. Ju beqarët do ndiheni akoma më mirë pranë dikujt që keni pak kohë që e keni njohur dhe do filloni të mendoni për t’i çuar gjërat ma tej. Në punë do dini ta menaxhoni situatën në favorin tuaj dhe kjo gjë do ju kënaqë akoma më shumë. Edhe financat do jetë të mira.
GAFORRJA
Do jeni paksa rebelë gjatë kësaj dite dhe do kërkoni me çdo kush të arrini atë që do mendoni. Nëse keni një lidhje bëni kujdes mos lëndoni partnerin duke menduar vetëm për veten. Reflektoni sa më shumë dhe mendoni atë që është më e mira për të dyja palët nëse nuk doni probleme as më vonë. Ju beqarët do acarohen shumë sepse dikush do ua rrëmbejë nga duart personin që kishit kohë që po e studionit. Në punë vërtet mund të nxitoheni dhe t’i bëni gjërat me inat, por ama keni për të arritur rezultate shumë më të larta nga sa keni menduar. Financat do jene ende delikate.
LUANI
Sot do jeni në humor dhe do ndiheni më të lirë për të bërë atë që dëshironi. Nëse keni një lidhje do i shmangni gjithë kohës konfliktet dhe do hapni rrugë vetëm që marrëdhënia me partnerit të ecë sa më mirë. Mund të provoni edhe ndonjë çmenduri të vogël që mund të shtojë emocionet. Ju beqarët mos pranoni të afroni persona që ju shohin si objekt seksual. Më mirë qëndroni edhe sot vetëm sesa të vuani më vonë. Në punë do jeni luftarakë dhe nuk do e lëshoni veten as kur të rrëzoheni. Deri ne sekondën e fundit do keni besim që gjërat do rregullohen. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe nuk do keni probleme.
VIRGJËRESHA
Gjatë ditës së sotme do jeni shpesh me nerva dhe nuk do logjikoni para se të veproni. Ju të dashuruarit do e acaroni partnerin tuaj me tekat dhe komplekset që do keni. Në një moment atij mund t’i vijë edhe në majë të hundës e të kërkojë t’iu largojë. Nëse jeni ende vetëm, do ndiheni të bllokuar dhe nuk do mundeni dot as të flirtoni me disa persona. Nuk është kjo dita juaj më me fat. Në punë do ju ngarkojnë akoma më tepër me një detyrë të re për të cilën nuk jeni shumë kompetentë. Kërkoni ndihmë nga kolegët sepse përndryshe nuk do ja dilni dot. Sipas Horoskopit, të ardhurat do fillojnë të dobësohen sepse do shpenzoni nga mërzitja.
PESHORJA
Mërkuri dhe Neptuni do ndikojnë negativisht tek jeta juaj gjatë kësaj dite dhe mund t’ua bëjnë atë edhe më të vështirë. Ju të dashuruarit do bëni gabime të vazhdueshme dhe nuk do hapni rrugë për asnjë çast. Kokëfortësia dhe krenaria e tepruar do jenë defektet më të mëdha. Ju beqarët do vërtiteni gjithë kohës rreth dikujt, por ende nuk do jeni të bindur për të hedhur hapa. Ai nga ana e tij nuk do bëjë asnjë lëvizje. Në punë nuk do jeni shumë të përgjegjshëm dhe në disa momente mund t’iu dalin edhe goxha të papritura. Sipas Horoskopit vip, financat nuk do ndryshojnë aspak nga një ditë më parë.
AKREPI
Sot do e keni paksa të vështirë të bëni zgjedhje sepse do ju vijnë në mendje shumë mendime njëherësh. Ju të dashuruarit nuk do arrini dit t’i shmangni konfliktet. Disa të ashtuquajtur miq, në vend që t’iu ndihmojnë, do ju futin në telashe akoma më të mëdha kështu që duhet të bëni kujdes. Ju beqarët do keni shumë dëshirë të joshni e të guxoni, por do keni frikë dhe ankth për vijimësinë. Kjo gjë do ju pengojë të veproni. Në punë, edhe pse kohët e fundit nuk keni pasur shumë arritje, eprorët do ju besojnë disa çështje të rëndësishme. Mos u frikësoni, por mblidhni fuqitë dhe keni për t’ia dalë. Me shpenzimet mos bëni asnjë lloj çmendurie.
SHIGJETARI
Dielli do ju bëjë të jeni me humor më të mirë gjatë kësaj dite. Do i vlerësoni edhe më shumë të tjerët dhe do preferoni të jeni gjithë kohës të rrethuar nga miqtë. Nëse keni një lidhje do jeni pafundësisht shprehës sot dhe plot ide për ta bërë marrëdhënien edhe më interesante. Transparenca dhe prakticiteti do jenë virtyte shumë të pëlqyera. Ju beqarët nuk duhet të prisni të jetë tjetri ai që do i hedhë hapat i pari, por duhet të tentoni vetë. Në punë do ju pëlqejnë sfidat dhe pavarësisht lodhjes nuk do ndaleni asnjë moment. Edhe gjendja e financave do jetë goxha e mirë.
BRICJAPI
Një pjesë e ëndrrave do fillojnë t’iu realizohen gjatë kësaj dite dhe ju do ndiheni edhe më mirë. Nëse keni një lidhje do e dëgjoni shumë partnerin dhe do bëni më shumë ato që do ju thotë ai sesa ato që do mendoni vetë. Mbrëmja ka për të qenë edhe më e zjarrtë falë ambientit romantik që do krijojë ai që ju dashuron. Ju beqarët do filloni të ndjeni për një koleg apo për një shok të vjetër. Në punë do ju paraqitet një mundësi shumë e mirë, të cilën nuk duhet ta humbisni për asnjë lloj arsyeje. Do hidhni hapa para në karrierë. Financat do jenë të sigurta dhe goxha të mira.
UJORI
Hëna do ju bëjë shumë mosbesues sot. Nga ana tjetër do e teproni edhe me ankesat çka mund t’i acarojë ata që keni pranë. Nëse jeni në një lidhje, sot do jetë dita e reflektimit të gjatë. Do e pyesni veten për gjërat që doni të bëni më tej dhe mundet edhe të diskutoni më hapur me atë që keni në krah. Besojini ato që ai do iu thotë sepse ju do me të vërtetë shumë. Nëse jeni beqarë nuk do ja keni besën askujt dhe do keni frikë te hidhni hapa. Në punë mos kërkoni të realizoni gjithçka në një moment të vetëm sepse është e pamundur. Mos prisni as që dikujt t’i vijë keq dhe t’iu ndihmojë. Financat do jene me delikate se dje.
PESHQIT
Sido që të ketë qenë jeta juaj kohët e fundit, Dielli do ju ndihmojë të rregulloni gjithçka. Nëse keni një lidhje do i kuptoni gabimet e bëra dhe do jeni më të gatshëm të bashkëpunoni me partnerin për të mirën e të dyja palëve. Në mbrëmje dilni diku dhe provoni diçka ndryshe. Ju beqarët më mirë mos tentoni të bëni asgjë më shumë sesa disa flirtime sepse sot nuk është koha e përshtatshme. Në punë duhet të tentoni të filloni luftën për të arritur fitoren e madhe. Mos nënvlerësoni asnjë armik. Për financat do keni aleat Jupiterin dhe situata do jetë më e normalizuar.
$ads={2}
Post a Comment