Marrëdhëniet toksike mund ta ndryshojnë tërësisht ndikimin e partnerëve në një lidhje. Pjesa më e frikshme është se lidhja bëhet toksike pa e vënë re dhe pa e kuptuar. Sepse ju gjithmonë dëshironi ta shikoni partnerin me sytë e zemrës. Por nuk është gjithmonë kështu.
Mund të jeni ju ajo që jepni më shumë në këtë lidhje dhe asnjëherë nuk merrni aq shumë në këmbim. Sigurisht, këtu nuk është fjala për gjëra materiale, por ju jeni aty gjatë gjithë kohës për të dashurin, ndërkohë që ai nuk ka të njëjtin përkushtim.
Edhe në lidhjen më perfekte, nuk ka një bilanc të barabartë mes asaj që japim dhe asaj që marrim. Njëri nga partnerët është gjithmonë më i kujdesshëm ndaj tjetrit dhe kjo gjë mund të jetë edhe e dukshme. Mirëpo, ka edhe nga ata që e marrin për të mirëqenë që partneri/partnerja janë të kujdesshëm dhe nuk përpiqen të japin më shumë. Në fillim, ndihma juaj mund të vlerësohet, por më pas bëhet diçka e zakonshme. Ata mund të fillojnë të përfitojnë nga ju dhe kështu përfundoni duke i zgjidhur problemet e tyre gjithmonë.
Shenjat që tregojnë se ju po bëni më shumë në një lidhje:
– Ndiheni përgjegjës për partnerin dhe ndjeni nevojën për ta ndihmuar.
– Për çdo problem që ka, ju mendoni se ai nuk do të mund ta përballojë pa ju. Ndjeni që partneri do të ishte i humbur pa ju dhe nuk mund ta lejoni të ndodhë diçka e tillë.
– Nevojat e partnerit tuaj vijnë së pari. Ju shpenzoni shumë kohë për problemet e tij dhe shpesh vendosni mënjanë problemet dhe përgjegjësitë tuaja.
– Mendoni se nëse nuk do ta ndihmoni më partnerin, ata nuk do të duan ta vazhdojnë lidhjen me ju. Në fakt, gjithçka më lart duhet kuptuar mirë. Nëse jeni ju njeriu i tillë në raportin tuaj, është koha që të reflektoni, sepse lidhja, shumë shpejt mund të bëhet toksike./living
$ads={2}
Post a Comment