Horoskopi Ditor e Premte 7 Korrik 2023

DASHI

Për çdo hap që do hidhni duhet të reflektoni disa herë sot pasi vetëm kështu do shmangni problemet e vështirësitë. Nëse jeni në një lidhje do ndani aktivitete të përbashkëta me partnerin dhe kjo do ju afrojë akoma më shumë. Me qetësi dhe këmbëngulje do ja dilni mbanë me sukses.

Ju beqarët do keni shumë pretendentë sot dhe do ju rritet goxha mendja. Kujdes sepse edhe mund të gaboni. Në punë nuk do keni shumë besim tek vetja dhe ka mundësi të mos i arrini ato që doni. Nuk do i dëgjoni as këshillat e kolegëve. Buxheti nuk do jetë i keq nëse arrini të shpenzoni me limit.

DEMI

Dielli do fillojë të ketë ndikim në jetën tuaj sot dhe së bashku me Marsin do bëjë që karriera juaj të jetë në qendër të vëmendjes. Nëse jeni në një lidhje partneri do ju kritikojë për disa gjëra dhe me të drejtë. Pranojini edhe ju fajet dhe keni për ta parë sa mirë do ju shkojnë gjërat tani e tutje.

Ju beqaret do ndiheni më të bindur se personat që keni njohur së fundmi ja vlejnë dhe do i shprehni edhe ndjenjat. Sipas Horoskopi.vip , në punë nuk do kënaqeni me pak dhe do bëni akoma më shumë përpjekje. Talenti juaj do vihet edhe më në pah. Financat nuk do jenë të përkryera, por të mjaftueshme për shpenzimet e domosdoshme.

BINJAKËT

Sot do jeni pafundësisht ambiciozë dhe do ëndërroni edhe më shumë nga sa mund të arrini. Nëse jeni në një lidhje mendimet tuaja nuk do jene sinkron me ato të partnerin dhe në disa momente mund të keni edhe kontradikta së bashku. Gjithsesi do keni një cilësi: do flisni hapur për çdo brengë që do keni.

Ju beqarët do adhuroni edhe aventurat kalimtare kështu që sot edhe të doni nuk do mbeteni më vetëm. Në punë gjërat d avancojnë edhe më shumë, vetëm se nuk duhet të bëni gabimin që të ndiqni me sy mbyllur ato që do ju thonë kolegët. Për të përmirësuar financat mos bëni çdo lloj sakrifice sepse do pendoheni.

GAFORRJA

Planetët do ua ndriçojnë jetën sot dhe mund të ketë edhe disa ndryshime që do ju mbushin me optimizëm. Nëse jeni në një lidhje do e kuptoni atë që mendon partneri vetëm duke e parë me sy dhe zemra do ju rrahë fort kur ai të përgatitet t’iu bëjë propozimin e jetës. Ne disa momente mund të keni edhe surpriza prej tij.

Edhe ju beqarët do takoni personin, i cili do ju tërheqë mjaft fizikisht dhe moralisht. Në punë do jeni të ndërgjegjshëm për çdo hap që do hidhni. As energjia nuk do ju mungojë aspak. Financat do fillojnë të normalizohen pak nga pak kështu që do jeni më të qetë.

LUANI

Dashuria do jete shumë e privilegjuar gjatë kësaj dite. Për fushat e tjera Saturni do ju nxitë të reflektoni dhe të merrni masat e duhura. Nëse jeni në një lidhje edhe sikur të mos bëni asnjë përpjekje gjërat do ju ecin për mrekulli. Buzëqeshja do mbizotërojë në çdo moment.

Ju beqarët nuk duhet të harxhoni kohën kot me flirtime, por duhet të vendosni të hidhni hapa me ata persona që kanë kohë qe ju pëlqejnë dhe ju kanë qëndruar pranë edhe në momente të vështira. Në punë mund të ndiheni në ndonjë moment të dekurajuar megjithatë nuk do e lëshoni veten. Me shpenzimet s gjithmonë duhet bërë kujdes.

VIRGJËRESHA

Gjërat në përgjithësi do ju ecin mirë gjatë kësaj dite. Vetëm nëse bëni ndonjë gafë të tepruar gjërat mund të marrin tatëpjetën. Nëse jeni në një lidhje marrëdhënia do forcohet akoma më shumë. Do i konkretizoni disa nga ëndrrat më të mëdha dhe do ndiheni të plotësuar.

Zemra ka për t’iu rrahur akoma dhe më fort. Ju beqarët do jeni me shumë fat gjithashtu dhe do e gjeni personin që keni kërkuar prej kohësh. Në punë duhet thjesht të mos nxitoheni e të tregoheni më të duruar që të arrini atje ku dëshironi. Asgjë nuk do jetë e pamundur. Në planin financiar do e rruani përherë kontrollin dhe nuk do keni vështirësi.

PESHORJA

Qoftë në dashuri apo në punë, duhet të përgatiteni për  zhgënjime e tension gjatë kësaj dite. Marrëdhënia me partnerin do jetë e stuhishme dhe nuk do kenë të ndalur problemet e vështirësitë. Për asnjë moment nuk do ndiheni të qetë. Ju beqarët do njihni persona të rinj, por me asnjë nuk do mund të filloni dot një lidhje ashtu si e keni menduar.

Gjithsesi mirë është të mos shmangni miqësinë me ta. Sipas Horoskopi.vip , në punë do hasni vështirësi gjithë kohës dhe ndonjëherë do ju duket sikur shefat ua bëjnë për inat që iu japin detyra të tilla. Me financat vazhdoni të tregoheni të matur që paratë të mjaftojnë edhe për nesër.

AKREPI

Karakteri tuaj i fortë dhe dominues mund të sjelle probleme gjatë kësaj dite. Nuk do jeni të ndërgjegjshëm për hapat që do hidhni dhe mund ta teproni edhe me autoritetin. Jeta sentimentale e ju të dashuruarve nuk do jete fantastike, por as shume problematike. Do i shmangni diskutimet serioze dhe kjo mund ta mërzitë e mund ta acarojë partnerin.

Nëse jeni beqarët çfarëdo që të bëni, madje edhe sikur të luani me joshjen nuk do keni ndryshimet e ëndërruara. Në punë mos ua tregoni planet kolegëve sepse vetëm sa do ju sjellin probleme për shkak të zilisë. Financat do dobësohen goxha për shkak të shpenzimeve të pakuptimta që do kryeni.

SHIGJETARI

Planetët mund të jenë në kundërshti me njëri-tjetrin gjatë kësaj dite kështu që duhet të veproni përherë me takt dhe delikatesë. Nëse jeni ne një lidhje humori do ju ndryshoje vazhdimisht dhe në disa momente mund të kapeni për gjëra elementare me partnerin. Pasditja në veçanti do jetë e paqëndrueshme.

Sipas Horoskopi.vip , ju beqarët nuk do jeni në humor për të takuar persona të rinj dhe nuk ka sesi ta ndryshoni statusin. Në punë nuk do ju pëlqejë aspak që dikush t'iu kundërshtojë dhe do debatoni me cilindo. Sektori i financave do jetë përgjithësisht i qetë dhe pa ndonjë vështirësi të madhe.

BRICJAPI

Dialogu nuk do jetë aq i thjeshtë gjatë kësaj dite. Në disa momente dol urreni qe te tjerët t'iu kundërshtojë dhe mund të nxirrni edhe thonjtë. Nëse jeni ne një lidhje prej vitesh tashmë tentoni të rivendosni komunikimin nëse nuk doni që pak nga pak marrëdhënia mes jush të ftohet plotësisht.

Nëse jeni beqarë tregohuni më të çlirët dhe shprehini sa më parë ndjenjat. Për punën nuk do jetë një ditë e thjeshtë kështu që duhen bërë sytë katër në çdo moment. As mos abuzoni me ngarkesën, as mos i lini gjërat pas dore. Shpenzimet duhet t'i kryeni me përkujdes që gjendja të mbetet e kënaqshme.

UJORI

Sot dita nuk do jetë shumë e mirë për ju. Nuk do jeni shume prezentë për ata që kanë nevojë për ju dhe do merrni disa kritika. Nëse keni një lidhje partneri do ju kritikojë për mos qenien të drejtpërdrejtë kur i flisni. Nga ana tjetër ato orë që do kaloni me të mundohuni të bëni edhe lëshime e të mos kapeni për gjëra elementare.

Sipas Horoskopi.vip , ju beqarët do adhuroni të qëndroni vetëm edhe sot kështu që do i mbyllni dyert e zemrës. Në punë, metodat tuaja të punës do  jenë në kundërshti me ato që ju kanë sugjeruar shefat kështu që debatet do jene të vazhdueshme. Në planin financiar do rrezikoni shumë nëse shpenzoni pa llogari.

PESHQIT

Disa nga vendimet tuaja nuk do jenë shumë të mira sot. Tregohuni disi më të duruar dhe prisni pak sa t'iu ndriçohen plotësisht idetë. Nëse keni një lidhje duhet të tregoheni më të gatshëm për të bashkëpunuar me partnerin tuaj dhe për t'iu gjetur përgjigje të gjitha pyetjeve që keni pasur. pasditja do jetë shumë më aktive.

Nëse jeni në një lidhje sot do jetë dita e zgjedhjeve të rëndësishme. Afroni edhe personat që në pamje duken të ndryshëm sepse edhe me ta mund të filloni lidhje emocionuese. Në punë po nuk reflektuat mirë do bëni gabime të mëdha. Në planin financiar do jeni shumë të qartë dhe nuk do gaboni.

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post