Këtë javë planeti Jupiter dhe planeti Mërkuri, të dy në shenjën e Demit, do të sjellin lajme të mira për të gjitha shenjat e tokës dhe jo vetëm për to... Zbuloni me Horoskopi.vip se çfarë kanë rezervuar yjet për ju këtë javë!
DASHI
Këtë javë nuk duhet të jeni të ashpër me veten tuaj dhe nuk duhet t’i tregoni askujt pikat e dobëta. Nëse keni një lidhje do jeni gjithë kohës në të njëjtën linje me partnerin dhe do bëni më të mirën për vazhdimësinë e lidhjes. Mes jush dhe atij që keni në krah nuk do lindin aspak mosmarrëveshje. Ju beqarët duhet të silleni sa më natyrshëm dhe të mos thurni gënjeshtra për të tërhequr dikë. Sipas horoskopi.vip Vetëm ashtu mund të keni mundësi të filloni një lidhje të qëndrueshme. Buxheti do përmirësohet goxha sepse më në fund do ju aprovohet një rritje page që keni kërkuar prej kohësh. Shëndeti nuk do ketë probleme, megjithatë duhet të mësoni të menaxhoni stresin. Në pune do ketë goxha turbullira, po në fund të javës do arrini çdo gjë që keni dashur.
Këshillë e javës:
qëndroni në atë që ka përparësi dhe mos sfidoni kundërshtimin nga Marsi.
Dita me fat : e martë
DEMI
Komunikoni, shprehini ndjenjat dhe mendimet dhe gjërat do ju ecin edhe më mirë gjatë kësaj jave. Nëse jeni në një lidhje do kërkoni të përmirësoni marrëdhënien me partnerin. Do ja bëni qejfin për çdo gjë dhe në fundjavë do ju duket sikur s’keni pasur ndonjëherë probleme. Ju beqarët do keni një takim dhe mbase edhe një lidhje. Kujdes mos u jepni menjëherë sepse nuk do jetë e qëndrueshme dhe do vuani. Dashuria e vërtetë do vijë pak më vonë. Financat do jenë për mrekulli dhe ju do bëni blerjet që keni menduar. Tregohuni edhe pak të matur. Për sa i përket shëndetit, sipas horoskopi.vip, do jeni të nervozuar dhe të stresuar. Mundohuni të çlodheni herë pas here. Në punë do filloni këtë jave një projekt të ri dhe do ja dilni me sukses.
Këshillë e javës:
është koha të lini mënjanë taktikat dhe t'i jepni një vrull të plotë vullnetit tuaj.
Ditë me fat : e enjte
BINJAKËT
Jepini fund rebelimit dhe mos ju kundërvini të gjithëve gjatë kësaj jave sepse do gaboni. Nga ana tjetër idetë që keni në mendje shprehini pa u druajtur. Marrëdhënia me partnerin nuk do jetë shumë e mirë. Debatet dhe konfliktet rrezikojnë të prishin lidhjen tuaj. Nëse tregoheni pak më tolerante dhe të kuptueshëm situata dhe mund të ndryshojë. Ju beqarët mund të krijoni edhe një lidhje gjatë kësaj periudhe e cila do ju japë shumë sadisfaksion. Fati do ju shoqërojë çdo ditë në sektorin financiar. Më të privilegjuarit do jenë ata të fushës ekonomike. Shëndeti nuk do jetë ai që do dëshironit. Do ndjeheni të lodhur, të stresuar dhe mund të keni edhe dhimbje koke. Edhe në punë do keni fat me shumicë. Mos hezitoni të merrni edhe rreziqe.
Këshillë e javës:
siç thuhet, ata që nuk rrezikojnë nuk fitojnë!
Dita me fat : e premte
GAFORRJA
Shfrytëzojeni në maksimum çdo moment gjatë kësaj jave dhe bëni atë që do ndieni. Po u treguat bujarë dhe nga ana tjetër serioze në punë çdo gjë do ju realizohet si e keni menduar. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një javë shumë pasiononte dhe me dëshira pak ekstreme. Nëse ju japin kënaqësi mos e privoni veten. Do keni shumë imagjinatë. Jeta e ju beqarëve do jetë e mbushur plot me takime. Mund të mos ketë dashuri të vërtetë, por shumë aventura të këndshme. Me paratë duhet të tregoheni të matur. Mos jepni hua sepse do mbeteni edhe për vete keq. Shëndeti nuk do jetë dhe aq i mirë. Do jeni në ankth dhe do keni probleme me qarkullimin e gjakut. Këshillohuni me mjekët për çdo problem. Këmbëngulja në pune do ju bëjë te arrini ato që doni.
Këshillë e javës:
qëndroni të përqendruar në gjërat e domosdoshme, veçanërisht në punë.
Ditë me fat : e hënë
LUANI
Venusi do sjellë butësi dhe progres në jetën tuaj në çift gjatë kësaj jave. Nga ana tjetër me anë të forcës së dashurisë do mund të rregulloni edhe disa probleme. Nëse jeni në një lidhje i njëjti planet do të mbrojë lidhjen tuaj. Nuk do e lini më pas dore partnerin dhe gjërat nuk do përkeqësohen. Për ju beqarët mund të ketë edhe dashuri me shikim të parë, por ju duhet të jeni më të hapur. Ai që do e bëjë zemrën tuaj të rrahë fort mund të jetë dhe personi me të cilin do kaloni jetën. Mos e teproni me shpenzimet këtë javë sepse financat do jenë të dobëta. Me shëndetin duket se nuk do keni probleme. Edhe ata që vuajnë nga ndonjë sëmundje zemre do kenë përmirësime. Në punë do kërkoni rritje rroge, por nuk do merrni ende një përgjigje.
Këshillë e javës:
Mblidhni mirë idetë tuaja dhe mos humbni aq shumë të mira të Zotit në favorin tuaj.
Ditë me fat : e enjte
VIRGJËRESHA
Mësoni të jeni të duruar dhe të keni më shumë besim tek vetja këtë javë. Për ju që jeni në një lidhje kjo ka për të qenë një periudhë e qëndrueshme dhe pa probleme. Do i zgjidhni me qetësi edhe disa hatërmbetje të vjetra dhe do e pranoni se keni bërë gabime edhe ju. Nëse jeni beqarë do keni një javë të mbushur me takime shumë të bukura, të cilat do ua ndryshojnë jetën njëherë e mirë. Në planin financiar nuk do jeni të rrezikuar, megjithatë mirë është që të bëni llogari para se të shpenzoni. Shëndeti nuk do jete aspak i keq, përkundrazi do jeni më të qetë edhe nga nervat dhe do ndiheni më energjike. Sektori profesional do iu japë kënaqësi akoma më të mëdha sepse do përmbyllen me sukses edhe disa çështje të hershme.
Këshillë e javës:
keni dy ditë të mrekullueshme, të enjten dhe të premten, për të mbyllur një marrëveshje të vonuar.
Dita me fat : e premte
PESHORJA
Këtë javë do konkretizohen disa nga ëndrrat tuaja më të mëdha. Nëse jeni në një lidhje do i shprehni pafund ndjenjat dhe do arrini ta përmirësoni marrëdhënien që keni krijuar. Imagjinata nuk do ju mungojë asnjë ditë. Venusi do ju ndihmojë. Ju beqarët do jeni të parrezistueshem dhe do merrni propozime shumë interesante. Në vend që të mendoheni gjatë, më mirë të japin menjëherë përgjigje. Në planin financiar do i bëni me shumë kujdes llogaritë dhe nuk do hasni probleme. Edhe ju që keni pasur vështirësi së fundmi do filloni të ringrihen fale ndihmës së të afërmve. Sipas Horoskopi.vip , shëndeti mund të ketë probleme nëse nuk bëni shumë kujdes. Në pune komunikimi, këmbëngulja dhe largpamësia do ju bëjë të arrini ato që doni.
Këshillë e javës:
Shijoni Venusin dhe jini spontan.
Ditë me fat : e shtunë
AKREPI
Kjo javë do jetë më e qetë për ju. Do jeni shumë më kreativë dhe më origjinalë. Dëgjojeni zemrën, besojini vetes dhe aftësive tuaja sepse do dilni të fituar. Disa planetë do e mbrojnë marrëdhënien tuaj në çift. Do kaloni dite mjaft të bukura dhe të lumtura. Nëse keni menduar për një fëmijë kjo është periudha e duhur. Ju beqarët më shumë sesa për dashuri do keni nevojë për qëndrueshmëri dhe qetësi. Yjet do ju ndihmojnë. Sipas Horoskopi.vip Financat do hyjnë në një periudhë mjaft të favorshme. Mos u bëni të paduruar sepse përmirësimi do vijë dalëngadalë. Rezistenca fizike nuk do jetë shumë e mirë. Merruni me ndonjë lloj sporti dhe çlodhuni sa më shumë. Optimizmi që keni në punë do ju çojë në rrugë të mbarë. Do keni edhe më shumë ambicie.
Këshillë e javës:
Merrni një vendim në lidhje me punën dhe mos kini frikë të bëni gabime.
Ditë me fat : E mërkurë
SHIGJETARI
Këtë javë duhet të reflektioni më gjatë, të vendosni prioritete dhe të mos nxitoheni. Gjatë fundjavës mund të ndiheni edhe pasa të turbullt në mendime. Nëse jeni në një lidhje dhe kohët e fundit ajo ka lënë për të dëshiruar duhet të flisni me partnerin dhe të mundoheni t’i zgjidhni problemet. Mos prisni një ndryshim të menjëhershëm sepse gjërat bëhen dalëngadalë. Ju beqarët do mundoheni të fitoni më shume lek në mënyrë që të krijoni një lidhje serioze apo të martoheni. Të gjithë duhet të bëni të pamundurën për të mos prishur shume lek dhe të bëni pak ekonomi. Kujdesuni pak me shumë edhe për shëndetin, sidomos për lëkurën. Në punë duhet ta studioni me kujdes terrenin para se të merrni një vendim me rëndësi.
Këshillë e javës:
shumë durim dhe shumë buzëqeshje. Do të kalojë edhe kjo periudhë!
Dita me fat : E diela
BRICJAPI
Venusi do ju nxitë t'i shprehni dhe t'i mbroni idetë tuaja gjatë kësaj jave. Do ndiheni edhe më të bindur për hapat që do hidhni dhe më të motivuar në çdo fushë. Për ju të dashuruarit do nevojitet vetëm një shtyse e vogël që marrëdhënia me personin e zemrës të shkojë për mrekulli. Duhet të tregoheni pak me inteligjente dhe do e kuptoheni se çfarë ju mungon. Ju beqarët do keni shumë nevojë për t’u dashuruar. Përgatituni për një takim të rëndësishëm i cili mund t’ju ndryshojë edhe jetën. Financat do jenë të qëndrueshme dhe nuk pritet ndonjë përmirësim i madh. Kujdes me shpenzimet. Shëndeti do jetë shumë i mirë. Mundohuni të lini duhanin dhe të pakësoni konsumimin e alkoolit. Projektet profesionale do fillojnë të marrin formë. Do jeni të aftë të kaloni çdo pengesë që do ju dalë para.
Këshillë e javës:
vendosni fytyrën më të mirë në një situatë të keqe në disa momente dhe, përkundrazi, merrni disa orë për t'u çlodhur me ata që doni.
Ditë me fat : e enjte
UJORI
Këtë javë planetët do ju ndihmojnë të thurni planet e duhura dhe të keni sa më shumë arritje. Nëse jeni në një lidhje do i keni të gjitha mundësitë për ta përmirësuar situatën. Do jeni edhe më liberale ndaj partnerit dhe mund ta lini atë të shkojë në ndonjë udhëtim me miqtë e ngushtë. Ju beqarët do e keni ende të vështirë ta gjeni personin e zemrës dhe kjo do iu brengosë tej mase. Në planin financiar Mërkuri do ju bëjë shume më të logjikshëm dhe nuk do iu dalë asnjë e papritur e pakëndshme. Marsi do jetë ai që do favorizojë shëndetin e mirë. Edhe nëse keni pasur shqetësime nga stomaku do ndiheni më të qetë. Në punë do jeni me fat dhe do i realizoni objektivat. Ata që punojnë në bankë do kenë ngritje në detyrë.
Këshillë e javës:
lini mënjanë dyshimet dhe pavendosmëritë dhe largohuni shpejt drejt një qëllimi të vitit që premton të jetë shumë interesant.
Ditë me fat : e martë
PESHQIT
Sido që t’iu vijnë punët gjatë kësaj jave, mundohuni t’iu tregoni të gjithëve se jeni të pamposhtur. Tensioni do e pushtojë këtë jave jetën tuaj në çift. Do kaloni një krizë të vështirë kështu që bëhuni gati. Mundohuni të toleroni pak më tepër nëse doni të vazhdoni të qëndroni bashkë. Ju beqarët do vini mbi gjithçka çështjet e zemrës. Priten takime emocionuese dhe mjaft interesante. Përfitoni nga ato! Në planin financiar duhet të tregoheni sa më të matur sepse një gabim i vogël do ua tronditë buxhetin. Shëndeti në përgjithësi do jetë i mirë. Nëse keni pasur probleme me tensionin duhet të bëni një kontroll tek mjeku. Në punë do jeni plot energji dhe më në fund do filloni të realizoni projektet që kishit menduar.
Këshillë e javës
Ndonjëherë është e nevojshme të vazhdohet edhe pse gjithçka duket se po kundërvihet. Forcë dhe guxim!
Ditë me fat : e shtunë
$ads={2}
Post a Comment