Horoskopi ditor e Marte 17 janar 2023

 DASHI

 
Nëse keni për të marrë vendime të rëndësishme më mirë prisni edhe pak. Mos e bëni gjatë kësaj dite sepse nuk i keni gjërat të qarta. Për ju të dashuruarit mëngjesi do jetë i mërzitshëm dhe vetëm pasdite situata mund të filloje të ndryshojë. Do arrini t'i shprehni edhe më tepër ndjenjat dhe do buzëqeshni. Ju beqarët nuk do keni një ditë me fat dhe ka mundësi të izoloheni tërësisht. Në punë flisni hapur për ato që mendoni, por mos i shfaqni të gjitha ambiciet. Xhelozia e kolegëve mundet t’iu prishë punë më tepër nga sa mund ta mendoni. Për financat do jetë ditë më e begatë, madje do keni goxha fitime edhe nga lojërat e fatit. Përfitoni për të bërë disa investime afatgjata.

DEMI

Edhe pse nuk do keni qëllime të këqija gjatë kësaj dite, gjërat nuk do iu ecin ashtu si duhet. Për ju të dashuruarit kjo e sotmja do jetë vërtet problematike dhe e mbushur me zënka të njëpasnjëshme. Do e ngrini zërin të dyja palët dhe nuk do i pranoni gabimet e bëra. Ju beqarët më mirë të mos luani shumë me zjarrin sepse mund të digjeni keq dhe shenjat do mbeten gjatë. Në punë do keni një vizion më të qartë dhe do luftoni pak më fort për të arritur ato që dëshironi. Mundohuni t’i bindni edhe shefat me mënyrat e duhura. Sipas Horoskopit.vip, gjendja e financave do jetë aq e mirë sa mund t'i kryeni pa iu dridhur dora të gjitha investimet e menduara.

BINJAKËT

Gjatë kësaj dite do jeni të gatshëm edhe për sfida të mëdha vetëm e vetëm për të treguar sa zotësi keni. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do jetë shumë e ngrohtë kështu që në çdo moment do buzëqeshni e do përjetoni emocione pozitive. Ju beqarëve nuk do ju mungojnë ftesat për takime, por nuk do ndiheni ende gati për të hedhur hapa. Në punë mund të merrni një promocion ose një mbështetje të jashtëzakonshme. Gjërat do iu ecin shumë herë më mirë nga sa mund ta keni parashikuar. Në planin financiar duhet t'i bëni sytë katër sepse në të kundër do përballeni me probleme shumë serioze. Mendoni pak më tepër për të ardhmen.

GAFORRJA

Gjatë kësaj dite nuk do jeni aspak të nervozuar dhe çdo gjë do e shihni me kujdes. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do jetë më e animuar. Do ndiheni më mirë se kurdoherë e madje mund të merrni edhe një propozim të jashtëzakonshëm nga partneri. Nëse jeni beqarë duhet të kaloni shumë peripeci derisa ta gjeni personin tuaj të ëndrrave dhe sot nuk është momenti i përshtatshëm. Në punë do dilni më të fituar po u treguat të duruar. Përfitoni edhe nga mundësitë e reja që do iu jepen për të provuar vete në një fushë tjetër. Buxhetin do dini ta organizoni kështu që gjendja do mbetet gjithë kohës e mirë.

LUANI

Sado probleme e pengesa t’iu dalin gjatë kësaj dite nuk duhet ta humbisni durimin dhe besimin se gjërat mund të rregullohen. Nëse keni një lidhje, Urani mund ta destabilizoje paksa jetën tuaj sentimentale, megjithatë vështirësitë nuk do jenë shumë të mëdha. Mundohuni vetëm të mos tregoheni tejet kokëfortë. Ju beqarët do ngazëlleheni nga disa ftesa që do merrni dhe pa u menduar gjatë mund të jepni edhe përgjigje aprovuese. Në punë do mësoni nga gabimet dhe nuk do i përsëritni më ato. Ato që do iu thonë kolegët dashamirës duhet t’i dëgjoni me kujdes. Sektori i financave nuk do jetë i keq, megjithatë gjithmonë është mirë të mendoni për të ardhmen dhe të hiqni disa para mënjanë.

VIRGJËRESHA

Do jeni shumë koherentë gjatë kësaj dite dhe në përgjithësi çdo gjë do e bëni ashtu siç duhet. Nëse jeni në një lidhje dhe i shtoni pak më tepër dozat e fantazisë, emocionet kanë për të qenë edhe më të forta. Çdo çast do jetë plot ngjyra dhe shkëlqim. Ju beqarët nuk do pëlqeni asnjë nga personat që do mundohen t'iu joshin dhe do preferoni më shumë të qëndroni vetëm edhe sot. Në punë do jeni të qetë dhe do i bëni gjërat në rendin e duhur. Nuk ka asnjë lloj rreziku për gabime dhe do shmangni edhe konfliktet metë tjerët. Financat do përmirësohen në mënyrë të jashtëzakonshme falë një trashëgimie të majme.

PESHORJA

Gjatë kësaj dite duhet të përgatiteni për vështirësi të njëpasnjëshme. Do jeni nervozë dhe do reagoni pa u menduar. Klima yjore për ju të dashuruarit do jetë e mbushur me elektricitet gjithë kohës. Që nga mëngjesi e deri në mesditë do keni zënka dhe debate të njëpasnjëshme me partnerin. Vetëm mbrëmja mund të jetë paksa më e qetë, por sërish larg asaj që dëshironi. Ju që jeni vetëm duhet të prisni edhe pak kohë para se të përjetojnë emocionet e ëndërruara. Në punë do ndërmerrni shumë rreziqe për të arritur ku doni dhe do pendoheni për këtë gjë. Ndonjëherë gjërat nuk ecin ashtu si i planifikon. Sipas Horoskopit.vip, në planin financiar gjendja do jetë e kënaqshme kështu që nuk do keni vështirësi.

AKREPI

Shpesh do preferoni të qëndroni të izoluar sot dhe nuk do shpreheni shumë. Për ju të dashuruarit, jeta sentimentale nuk do jete e keqe, megjithatë jo në gjendjen që keni ëndërruar aq shumë. Komunikimi do jetë ai që do lërë për të dëshiruar. Ju beqarët do keni vetëm disa takime dhe asgjë më tepër sesa kaq. Ju duhet të prisni ende për gjëra të mëdha. Në punë do vazhdoni të bëni detyrën, por nuk do flisni me të tjerët. Do jeni në botën tuaj dhe nuk do dëshironi që dikush t’iu prishë rehatinë. Do shmangni edhe diskutimet e zakonshme me miqtë. Për financat duhet të kujdeseni pak më shumë. Çdo shpenzim kryejeni me maturi në mënyrë që mos keni tronditje për asnjë moment.

SHIGJETARI

Nëse doni të kaloni një ditë të bukur duhet të dilni sa më shumë, të athëtoheni dhe të hiqni dorë nga disa zakone të këqija. Ju të dashuruarit duhet të jeni më bujarë dhe më shprehës pasi kështu dita për ju do jetë shumë më e bukur. Ju beqarët do keni të papritura të këndshme dhe do lumturoheni pamasë. Për ju do fillojë një periudhë më e bukur dhe më e lulëzuar. Në punë nuk do jeni shumë të organizuar dhe kjo do shkaktojë disa probleme të vogla. Nga ana tjetër nuk duhet të përziheni me gjërat e të tjerëve. Në planin financiar situata do ketë goxha përmirësime nëse përfitoni nga të gjitha mundësitë që do iu jepen.

BRICJAPI

Gjatë kësaj dite do jeni diplomatë të mëdhenj dhe do veproni përherë me shumë kujdes. Nëse keni një lidhje, Venusi dhe Plutoni do ju nxitin të ngrini dyshime për jetën tuaj sentimentale dhe nuk do ndiheni më aq të sigurt për vazhdimësinë së bashku. Zgjidhni sa më parë gjithçka që të ndiheni më të qetë. Ju beqarët do jeni të ndërgjegjshëm dhe do dini si të joshni. Mund të keni më shume fat sesa mendonit. Jeta profesionale nuk do jetë e keqe megjithatë për të arritur sa më parë atje ku e keni programuar duhet të shpejtoi dhe të tregoheni më të guximshëm. Buxheti do jetë më i mirë se më parë dhe do arrini të bëni disa investime më shumë.

UJORI

Do jeni mjaft kreativë gjatë kësaj dite dhe gati për të ndryshuar njëherë e mirë disa gjëra të jetës tuaj. Ju që keni një lidhje do ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe do flisni hapur edhe për disa gjëra të cilat deri më sot i keni shmangur nga frika e debateve. Ju beqarëve më në fund do ju konkretizohen disa nga ëndrrat më të bukura dhe mund të filloni një lidhje afatgjatë. Në punë nëse keni kohë që po prisni një post të ri më të rëndësishëm, sot keni për të marrë përgjigjen që do iu gëzojë pamasë. Përgatituni për ndryshime të mëdha. Në planin financiar yjet do i keni gjithë kohës në krah dhe ata do ju ndihmojnë të gjeni zgjidhje për çdo problem.

PESHQIT

Dita e sotme nuk do jetë shumë ndryshe nga ato që keni kaluar më parë. Ju të dashuruarit do keni një ditë monotone dhe shpesh edhe mund të mërziteni. Melankolikë dhe te heshtur ju nuk do e merrni mundimin të bëni asnjë ndryshim. Ju beqarët duhet patjetër të dilni dhe të njiheni me sa më shumë persona sepse vetëm kështu mund ta ndryshoni statusin tuaj. Në punë nuk do e duroni dot autoritetin dhe detyrimet prandaj shpesh do bëheni agresivë.  Mund t’iu dalë vetja jashtë kontrollit dhe do bëni gabime të pafalshme. Buxheti nuk do jetë aspak ashtu si e kishit menduar, prandaj tregohuni të kujdesshëm.

$ads={2}




Post a Comment

Previous Post Next Post