Gjumi dhe ëndrrat sipas horoskopit

Gjumi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tuaj fizik. Njerëz të ndryshëm kanë veset e tyre personale të gjumit, por njerëzit e së njëjtës shenjë, priren të kenë të njëjtat vese gjumi:

DASHI: 

Të lindurit e Dashit janë hiperaktivë, dhe priren të kenë shqetësime në gjumë. Ëndrrat e tyre janë shpesh të thella dhe të gjalla, Deshët e kanë të vështirë të pushojnë natën dhe i lënë pasdore përfitimet që sjell një gjumë i mirë. Fjetja anash (në njërin krah) përmirëson cilësinë tuaj të gjumit.

DEMI: 

Gjumi mund të jetë shumë i çrregullt (me hope) për të lindurit e Demit nëse nuk e ndjejnë veten rehat. Janë shumë të ndjeshëm ndaj ambientit që i rrethon. Priren të flenë shumë sidomos kur koha është e keqe, dhe pëlqejnë të rrinë shtrirë. Ata shohin ëndrra me kuptim dhe flenë më mirë kur janë të shoqëruar.

BINJAKËT:

Binjakët mund të mbijetojnë edhe me një sasi të vogël gjumi, por të paktën e bëjnë gjumin e thellë. Mendja e tyre është gjithmonë në aktivitet dhe gara të lodhshme prandaj gjumi nuk është kurrë i rehatshëm për ta. Shumica prej tyre e shohin gjumin si një shqetësim dhe pagjuminësinë si kohë shtesë për ta shfrytëzuar për diçka.

GAFORRJA: 

Të lindurit e Gaforres mund të kenë gjumë të paqetë sepse shpesh priren të vuajnë shumë nga ëndrrat e këqija. Koha e gjumit është shumë e paqendrueshme për Gaforret sepse ata i përjetojnë të gjitha shqetësimet e tyre para se të flenë. Zakonisht ata nuk ndjehen asnjëherë krejtësisht “të zgjuar nga gjumi” sepse ëndërrojnë dhe me sy hapur.

LUANI: 

Shumica e Luanëve flenë me kurriz dhe priren t’i zërë gjumi mjaft lehtë (shpejt); nëse nuk janë të stresuar. Ata pëlqejnë të rrinë në krevat dhe të flenë në kushtet më komode. Ata priren të shohin ëndrra të kthjellëta dhe me domethënie.

VIRGJËRESHA:

Virgjëreshat nuk mund të flenë nëse janë të stresuar apo kur kanë një ambient të çrregullt. Vesi i tyre kronik i të menduarit gjatë e bën të vështirë që ata të pushojnë siç duhet para se t’i zërë gjumi. Ata ndihen më mirë kur caktojnë një orar të rregullt gjumi.

$ads={1}
 
PESHORJA: 

Të lindurit e Peshores lëkundën ndërmjet gjumit të shumtë dhe gjumit të pamjaftueshëm. Ka raste që mund të mbijetojnë edhe me pak gjumë, por herë të tjera mund të rrinë shumicën e kohës në krevat, sidomos kur nuk kanë njeri pranë. Një gjumë i ekuilibruar është një shenjë e mirë për ekulilibrin e brendshëm të Peshores.

AKREPI: 

Gjumi i Akrepit varet nga gjendja e tyre shpirtërore. Një Akrep mund të mbijetojë edhe me pak gjumë, duke e shtyrë kohën e gjumit sa më vonë, sidomos kur bien në gjëra që i kanë fiksim. Një Akrep i palumtur ka nevojë për shumë gjumë, por mund të shohë dhe shumë ëndrra.

SHIGJETARI: 

Të lindurit e Shigjetarit mund t’i rezistojnë gjumit e të flenë pak por priren ta lodhin veten shumë gjatë ditës, prandaj kanë nevojë për të. Ata mund ta shtyjnë orarin e gjumit kur janë shumë në qejf për gjërat që ndodhin natën. Herë pas here bëjnë gjumë të paqetë, por me ëndrra kuptimplote.

BRICJAPI: 

Të lindurit e Bricjapit e vlerësojnë gjumin e tyre dhe përpiqen të flenë sa më shumë, duke e ditur që është një ndër interesat e tyre më të mira. Një Bricjap i stresuar do të ketë shqetësime të theksuara gjumi – pagjumësia është shenjë e një ankthi të madh të brendshëm për Bricjapin.

UJORI: 

Të lindurit e Ujorit kanë shqetësime të theksuara gjumi dhe priren të jenë të paqetë dhe të parehatshëm në gjumë. Mendimet e tyre tepër stimuluese e bëjnë të vështirë për ta të pushojnë siç duhet natën dhe përdorimi i teknologjisë apo leximi para se të shkojnë të flenë krijon një gjumë të pamjaftueshëm.

PESHQIT:

Gjumi është opium për Peshqit; dhe nga të gjitha shenjat e zodiakut, ata kanë nevojë për më shumë orë gjumi. Natyra e tyre perceptuese nënkupton që ata janë të shteruar nga të tjerët dhe gjumi ripërtërin rezervat e tyre të energjisë. Shumë prej tyre nuk e ndjejnë veten vërtetë “të zgjuar nga gjumi” sepse ëndërrojnë dhe me sy hapur; ëndrrat e tyre janë të gjalla dhe me domethënie.

$ads={2}


Post a Comment

Previous Post Next Post