Dhurata kryesore që yjet ju kanë dhënë kur keni lindur?

Kur kemi lindur të gjithë kemi marrë dhurata të veçanta nga planetët. Të njohësh dhuratën tënde do të thotë të njohësh veten më mirë, aftësitë e tua, të rritesh materialisht dhe shpirtërisht.

DASHI

Dhurata e veçantë e shenjës së Dashit është intuita e frikshme që ka. Sidoqoftë, ai jo gjithmonë e dëgjon atë. Njerëzit e lindur nën këtë konstelacion shpesh janë intolerantë, por nuk duhet ta injorojnë atë zë të brendshëm që do t'i lejonte të shmangin zhgënjimet dhe dështimet më të mëdha.

DEMI

Dhuratat e veçanta të shenjës së Demit janë dy: durimi dhe vendosmëria që bashkohen me vullnetin e jashtëzakonshëm, e lejojnë atë të lëvizë edhe malet.

BINJAKËT

Binjakët kanë inteligjencën. Nëse keni lindur nën këtë konstelacion, ju keni një mendje të hapur, të aftë për të parë nga çdo kënd situatat në të cilat jetoni. Kjo ju lejon të gjeni zgjidhje dhe mundësi para të tjerëve.

GAFORRJA

Dhurata e veçantë e Gaforres është ndjeshmëria e jashtëzakonshme e cila e lejon të shohë dhe të dëgjojë gjithçka që rrotullohet rreth tij.

LUANI

Talenti i veçantë i shenjës së Luanit manifestohet në aftësinë e tij për të organizuar duke parashikuar të ardhmen dhe mundësitë. Kur ai dëgjon zërin e tij të brendshëm bëhet praktikisht i pamposhtur.

VIRGJËRESHA

A i përkisni shenjës së Virgjëreshës? Atëherë talenti juaj i veçantë qëndron në aftësinë për të analizuar, çdo detaj, situatë, edhe njeri, nëse është e nevojshme.

PESHORJA

Dhurata e veçantë e shenjës së Peshores është ndjeshmëria. Aftësia për të kapur dhe ndjerë gjendjet shpirtërore dhe ndjesitë e të tjerëve. Spikat edhe në fushën artistike apo sportive.

AKREPI

Dhurata e veçantë e Akrepit është aftësia e jashtëzakonshme për të parë atje ku askush nuk sheh, për të dëgjuar atë që askush nuk ndjen. Kjo e lejon atë të zhytet në skutat e njerëzve dhe situatave.

SHIGJETARI

Dhurata e shenjës së Shigjetarit është optimizmi i jashtëzakonshëm që e shoqëron atë edhe në situatat më të vështira ose të stuhishme. Shpirti aventurier gjithashtu e bën atë të jetë një udhëtar i shpirtit dhe i botës.

BRICJAPI

Dhurata e veçantë e shenjës së Bricjapit është inteligjenca praktike që e bën atë të arrijë sukses dhe stabilitet në çdo fushë. E konfirmoni?

UJORI

Inteligjenca dhe intuita janë cilësitë e Ujorit. E dyta madje prek telepatinë, megjithatë pak e përdorin atë ose janë të vetëdijshëm për të.

PESHQIT

Bujar dhe ka pak rivalë. Vetëmohues, i ndjeshëm, ai gjithmonë ofron me të dy duart, gjithçka që ka.

$ads={2}




Post a Comment

Previous Post Next Post