+10 rregullat e pashkruara për një shoqëri jetëgjatë

Pak gjëra janë më të rëndësishme se një shoqëri e mirë. Thuhet se miqtë janë familja që zgjedhim vetë, por që nuk mjafton gjetja e një miku të mirë. Duhet gjithashtu të dimë si të jemi vetë të tillë. Në shoqëri ka disa rregulla të pashkruara, të cilat nëse nuk zbatohen mund ta prishin përgjithmonë raportin mes dy (ose më shumë) personave. Cilat janë ato, treguar nga vetë njerëzit.

1. "Suksesi i shokëve festohet njësoj si i yti. Tregoji atyre që je krenar për ta dhe mbështeti."

"Mos komento fizikun nëse ata vetë nuk kërkojnë ta bësh ose në rast se mendon se nuk janë të shëndetshëm."

3.  "Nëse ai/ajo të thotë një sekret, mos e trego kurrë!"

4.  "Duhen dy veta për të formuar një miqësi. Komuniko me shokun tënd, mos prit t'i bëjë të gjitha ai për ty. Ndonjëherë je ti ai që duhet të shkruash apo të telefonosh i pari. Mos e harro këtë."

5. "Kurrë mos lër pas dore shokun/shoqen vetëm se je në një lidhje. Se takove dikë të ri që ka rëndësi për ty, s'do të thotë që duhet të harrosh ata që të kanë mbështetur prej vitesh."


6. "Pyet gjithmonë para se t'i bësh një foto dhe aq më tepër nëse ke ndërmend ta postosh atë."

7.  "Mos i presiono dhe as mos i bëj të ndihen në faj. Duhet të duash që miqtë të ndihen rehat pranë teje."

8. "Nëse ai/ajo është tapë, mos e lër kurrë vetëm."

9.  "Mos krijo varësi ndaj të tjerëve. Eshtë ok nëse kërkon hapësirë nga miqtë dhe ata prej teje."

10. "Nëse ndonjë nga miqtë e tu po kalon periudhë të vështirë, përpiqu të mos i përgjigjesh duke i treguar sa mirë po kalon."

11.  "Nëse dikush ka lënduar një prej miqve të tu, mos krijoni shoqëri me ta. Eshtë e dhimbshme të shohësh dikë të cilin ti e ke konsideruar shok, të shoqërohet me njeriun që të ka shkaktuar kaq shumë dhimbje."

"Mos harro limitet e shëndetshme. Duhet të jeni në gjendje t'i thoni edhe "jo" shokëve. Tregohuni të vërtet me ta dhe veten që t'ju vlerësojnë siç bëni ju me ta."

Burimi: BuzzFeed

Post a Comment

Previous Post Next Post