Këshilla për shenjat e horoskopit sipas karakterit

DASHI

Fjalët tuaja i japin dritë zemrave, dhe gjuha juaj lind shkëndija shprese. Aftësia juaj për të udhëhequr është magjike, keni shumë vullnet dhe një nevojë të madhe për drejtësi. Mos lejoni askënd kurrë të shuajë zjarrin tuaj. Vazhdoni të ngrini zërin e të luftoni për të tjerët që kanë frikë të dëgjohen. Zemërimi juaj është i mbushur me shumë mirësi, prandaj vazhdoni të besoni në veten tuaj.

DEMI

Besnikëria dhe qëndrueshmëria juaj tregon se bota ka ende njerëz të mirë. Ju i prekni gjërat si të jenë kryevepra që mund të prishen dhe i transformoni në një uragan. Nuk duhet të ndaleni ndonjëherë së lëvizuri, duke qëndruar në vend mund të jetë më e lehtë, por ruani një talent të madh të fshehur nga pjesa tjetër e botës nëse veproni kështu. Talenti juaj duhet të shihet, është tepër i madh për t’u anashkaluar!

BINJAKËT

Mendja juaj është një perlë e vërtetë. Njerëzit e shohin ndryshimin e mendjes suaj si një dobësi, por ata që e kuptojnë konceptin tuaj janë fatlumë. I kuptoni gjërat dhe ndonjëherë zgjidhni të mos veproni sipas gjykimit tuaj të mëparshëm për të treguar dijen tuaj të re, edhe nëse ajo bie në kundërshtim me atë që ju është thënë një ditë më parë. Disa do ju thërrasin si të pafytyrë për ndryshimin tuaj, por mos e ndryshoni veten, ne kemi nevojë për mençurinë tuaj.

GAFORRJA

Ti je një krijesë jashtëzakonisht e dashur, por sfilitesh që të sigurohesh se dhe të tjerët e dinë. E kuptojmë se ndiheni mirë kur fshin lotët nga fytyrat e të tjerëve, por në fund, a nuk është e vërtetë se jo gjithmonë ndjeheni më mirë pasi e bëni këtë? Lërini të largohen njerëzit të cilët nuk e vlerësojnë atë qe ju i falni, meritoni më të mirën. Jo të gjithë janë bërë nga ari dhe argjendi, por të paktën ju po.

LUANI

Ndonjëherë shkëlqeni aq fort sa që për ne të tjerët behet e vështirë t’ju shikojmë në sy… Mbani mend se kjo nuk ndodh për shkak se ju duam më pak, por thjesht sepse ne duam të kemi kohë të mjaftueshme për të shijuar natyrën tuaj. Mos e dyshoni veten aq shumë, nuk keni nevojë që të dëgjoheni nga shumë lart, nganjëherë një pëshpëritje e thjeshtë mjafton. Merrni hapësirën që ju duhet dhe mos harroni se vetëm për shkak se dhe të tjerët kanë dëshira të ngjashme me tuajat, nuk ju bën më pak të rëndësishëm.

VIRGJËRESHA

Duhet të ndjeheni të lodhur prej përpjekjes për të mbajtur rregull gjatë gjithë kohës. Njerëzit e tjerë mendojnë se jeni të përsosur, por nuk i besoni. Duhet t’i besoni fjalët e tyre dhe ta lini egon tuaj të mbushet, e meritoni një pushim. Një ditë do të gjeni dikë që ju lejon të mbështesni kokën tuaj mbi të, pa u shqetësuar për fundin e botës. Çdo gjë do të jetë në rregull dhe kurrë mos u ndalni duke i thënë vetes se sa të bukur jeni.

PESHORJA

Pasiviteti juaj është një bekim i mrekullueshëm dhe një mallkim gjithashtu. Disa e kritikojnë natyrën tuaj si të jetë një dobësi. Por nëse do ishim të gjithë luftëtarë dhe hakmarrës, kush do të mbetej për të treguar historitë e heronjve dhe njerëzve të mirë? Qëndroni në një strehë të sigurt, vazhdoni të jeni një paqeruajtës, mos lejoni të tjerët t’ju bindin për diçka tjetër. Keni shumë jetë brenda, jeni një vepër arti e bukur dhe e pazakontë!

AKREPI

Dashuria juaj është e madhe si deti, pafundësia e saj është me të vërtetë madhështore. Por përpiquni të mos humbni në të, mos harroni se duhet të dilni në ajër, të shijoni pak kohë larg nga marrëdhëniet tuaja, të pyesni veten nëse është vërtetë e mirë apo jo. Nëse nuk është një dashuri e mirë, mos e ktheni dashurinë në urrejtje vetëm se mundeni… Thjesht mos e thoni më kurrë emrin e atij personi dhe do ndiheni shumë më mirë, se sa të mbani mëri.

SHIGJETARI

Sytë e tu shkëlqejnë me aq shumë shkëlqim sa të tjerët vetëm shpresojnë se një ditë do kenë të paktën gjysmën e gjallërisë se syve tuaj… Yjet janë i vetmi atlas që ju duhet dhe zemra juaj është e vetmja busull që ju nevojitet. Shijoni shijet e botës, por para se të shkoni, shikoni prapa të paktën një herë… Me të vërtetë doni të largoheni nga të gjithë njerëzit që lini prapa? Mund ta bëni, por të paktën thojini lamtumirë, e meritojnë këtë gjë.

BRICJAPI

Jeni shumë më tepër se dikush që konsiderohet i ftohtë, ndoshta kjo është për shkak se e jepni të gjithë zemrën tuaj dhe mos prisni asgjë në këmbim. Më së shumti luftoni për punën tuaj, paratë tuaja dhe për shtëpinë tuaj të madhe e të bardhë në një kodër, por zemra jote është gjithashtu duke luftuar për vendin e saj. Emocionet nuk janë vetëm njëra anë e juaja… Mund të merrni atë që meritoni në dashuri nëse mësoni t’i trajtoni ngrohtë ata që doni dhe në qoftë se të tjerët e konsiderojnë dashurinë tuaj si lakmi, ta dini se është thjesht vlera e jashtëzakonshme që keni dhe gjithashtu që ia njihni vetes.

UJORI

Jeni shume të fortë dhe e doni kaq shume drejtësinë, saqë duhet të jetë rraskapitëse të mbash lart peshën e botës mbi supet e tua… Ndoshta është koha që t’i lini disa gjëra të rrëshqasin pa frikë. T’i lësh njerëzit të paditur është rraskapitëse, por që ata të binden për të vërtetën nuk është gjithmonë detyrimi juaj. Vrenjtu, por largohu tutje, merr frymë thellë dhe beso se mund ta ndryshosh botën një ditë tjetër.

PESHQIT

Shpresat tuaja e ndihmojnë këtë botë për t’u bërë një vend më i mirë një ditë. Jeni të urtë dhe të zgjuar, por njerëzit nuk ju japin shumë shpresa se do t’ju marrin parasysh për një vëzhgim të dytë. Ju shohin si një ëndërrimtar fëmijëror, por ju e dini më mirë se arti i bën njerëzit të shohin gjëra që e ndihmojnë mendjen të rritet. Mund të mos jeni gjithmonë shkencëtari më i madh, por pa artistët toka jonë do ishte gjithmonë dimër. Përqafojeni veten.

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post