Çfarë tregon shenja juaj e horoskopit për stilin e takimeve

DASHI: Stili i takimit: Impulsiv

Dashi është gjaknxehtë dhe në ndjekje të emocioneve. Ata nuk bien dakord me sjellje tepër të ngjitura apo emocionuese. Sa për romancën, Dashi pëlqen spontanitetin. Kur është fjala për “rregullat” e takimit, për ju nuk ka asnjë. Jeni ai tip që i bëni gjërat në moment, gjë që është pjesë e asaj që iu bën tërheqës.

Nëse jeni femër, nuk iu intereson fare për rregullat e vjetra për atë që duhet të bëjë hapin e parë ose të shkojë me dikë. Në anën e kundërt, keni tendencën për t’i udhëhequr njerëzit ndërkohë që ju lëvizni ngadalë, por në anën tjetër ju ndoshta jeni një nga të dashurit më të mirë të jetës.

Ju bini në dashuri shpejt ose të paktën keni tërheqje shpejt, por të keni një rutinë është pjesa më ë vështirë për ju. Por nëse gjeni dikë me të cilin mund të argumentoni dhe mund të lëvizni shpejt, ju e dini se keni gjeti personin e duhur.

DEMI: Stili i takimit: Ledhatues

Demi është në kërkim të kënaqësisë, sensual dhe tradicional. Shije elegante dhe darkë e mirë, janë karakteristikat e kësaj shenje. Për takim, Demi jeton për dashurinë dhe është i lindur për t’u angazhuar, që mund të balancohet me një partner energjik që vlerëson natyrën romantike të Demit.

Ju dashuroni të dashuroni, por kjo nuk lidhet me të mërzitshmen. Demi është një nga shenjat, që i merr ndjesitë në mënyrë thelbësore. Shijimi në mënyrë të natyrshme të kënaqësive sensuale përkthehet në energji seksuale, që të tjerët e gjejnë shumë tërheqës. Ju jeni të dashurit, që jepni aq shumë sa edhe merrni.

BINJAKËT: Stili i takimit: Flirtues

Nuk ka asnjëherë një moment të mërzitshëm me Binjakët flirtues dhe argëtues. Personat shumë inteligjent janë ato që i tërheqin Binjakët. Bisedat e zgjuara është ajo që kërkoni.

Për Binjakët, ambientet sociale janë si bukë e djathë për çdo takim, ju më mirë pëlqeni të ikni në një lokal, se sa të shkoni në kinema apo muze. Ju doni të angazhoheni në një bisedë dhe ngacmimi është hapi për një lidhje dashurie. Në fakt, Binjakët duan që të jenë shokë fillimisht. Por kjo nuk do të thotë të jeni përherë  në “zonën e shoqërisë” (“Friend zone”), ju mund të lëvizni me shpejtësi nëse shikoni një shkëndijë.

Ndërsa për në dhomën e gjumit, kurioziteti dhe dashuria për të folur përkthehet mjaft mirë, si fjalë të “pista” dhe “shpikje”. Pasi gjeni një partner që mund t’iu emocionojë si në festat publike ashtu edhe në vendet private, ju keni gjetur dikë me të cilin do të qëndroni për një kohë të gjatë.

GAFORRJA: Stili i takimit: I kujdesshëm

Gaforres së ëmbël dhe të edukuar nuk i pëlqen asgjë më shumë se të struken me të dashurit e tyre. Një vakt i gatuar në shtëpi mund të bëjë mrekulli për këtë shenjë. Nëse po kërkoni për një marrëdhënie të përkushtuar kjo është shenja që ju duhet.

Ju lidheni me të tjerët në mënyrë emocionale shumë të thellë, sa të tjerët surprizohen prej këtij fakti. Si një Gaforre, ju nuk mashtroheni nga lojtarët ose nga ata që janë të paqëndrueshëm me ndjenjat e tyre.

Ju e dini se çfarë doni dhe ndërsa ju nuk njiheni si agresivë, ju e dini se çfarë duhet për të marrë atë që doni në dashuri. Biseda të thella gjatë një darke është aktiviteti juaj i preferuar në një takim.

Dhe kur vjen puna te seksi, ju jeni shumë intim. Ju doni të jepeni të tërët si në lidhje dhe në marrëdhënie seksuale, dashuri dhe përkushtim.

LUANI: Stili i takimit: Pasionant

Luani është dramatik, demonstrativ dhe i pëlqen të adhurohet tërësisht. Mbreti ose Mbretëresha e xhunglës dëshiron të jetë i/e vlerësuar dhe admiruar. Nëse jeni të gatshëm t’i këndoni lavde dashurisë suaj dhe në këmbim të merrni kujdesin.

Për Luanin, ju doni thjeshtë të adhuroheni, ju e ktheni adhurimin 100 herë, duke bërë çdo gjë për personin që e quani tuajin/tuajën. Nuk jeni egoist në dashuri, por adhuroni të jeni në një marrëdhënie.

Në dhomën e gjumit, natyra e juaj pasiononte është padyshim legjendare, por ju bëheni edhe pak më të ndjeshëm dhe kjo i frymëzon dashuri partnerit/partneres suaj. Sigurohuni që të tregoni se sa i besoni personit që në krahë dhe koha do ta tregojë.

VIRGJËRESHA: Stili i takimit: Të mendueshëm

Virgjëresha është e njohur për besueshmërinë, prakticitetin dhe fleksibilitetin. Është një shenjë që kërkon përsosmëri dhe progres të vazhdueshëm drejt përkushtimit dhe dashurisë. Një takim në fitness do të ishte mënyra e duhur për t’i fituar zemrën kësaj shenje.

Virgjëresha është e njohur për perfeksion në të gjitha gjërat dhe kjo do të thotë standarde të nivelit të lartë, kur vjen puna për të zgjedhur një partner. Por kur flitet për fillimin e takimeve, Virgjëresha i vlerëson gjestet romantike, duke e ditur mirë se kur vjen puna te përkushtimi ju jeni të parët që jepni maksimumin.

Ka një gjë që shumë njerëz nuk e kuptojnë në shenjën tuaj, pasi bini në dashuri nxirrni anën tuaj të egër dhe ju keni shumë lodra seksi në dhomën tuaj të gjumit. Ju doni që fillimisht të krijoni intimitetin me personin tjetër dhe keni shumë dëshira seksuale.

PESHORJA: Stili i takimit: Të dashur

Asnjë gjest nuk është shumë i vogël për të fituar zemrën e këtij romantiku të pashpresë. Lulet, çokollatat dhe letrat e dashurisë funksionojnë. Elegant, tip intelektual që di se si ta bëjë bashkëbisedimin që të rrjedhë.

Peshorja është shenja më romantike e zodiakut . Peshorja gjithashtu do që të dalë, ku mund të shikohen dhe të shikojnë se çfarë bëjnë të tjerët. Takimi perfekt për ju është ndoshta në një koncert ose argëtues, në një lokal me shumë zhurmë. Ju dëshironi të jeni social kështu që ju i vlerësoni partnerët që mund të mbështetesh dhe të bëjnë gjërat e tyre kur janë në shoqërinë e të tjerëve, por gjithashtu mund ta kalojnë kohën me ju.

Ju keni aftësi t’i bëni të tjerët të ndihen special, kështu që ju doni të jeni të sigurt për ndjenjat tuaja. Kur gjeni personin e duhur, ju i përkushtoheni 100% dhe ia lëni partnerit/partneres ta kuptojë këtë brenda dhe jashtë dhomës së gjumit.

AKREPI: Stili i takimit: Joshës

Akrepi i pasionuar di se si të gërmojë nën sipërfaqe. Ata kërkojnë një lidhje të thellë emocionale, një angazhim të vërtetë, një person ku mund të mbështetet dhe të qëndrojë i palëkundur përmes trazirave emocionale.

Akrepi është intensiv kur vjen puna për takimet. Ju nuk jeni dikush që bashkoheni lehtë. Ju dashuroni të takoni njerëz që kuptojnë natyrën dhe gjendjen tuaj të ndryshueshme, dikë me një natyrë të dashur dhe thellësi emocionale.

Ju preferoni të jeni në kontroll të çdo marrëdhënie romantike, përfshirë edhe në dhomën e gjumit, duke sunduar. Por ky lloj agresioni është emocionues për partnerin/partneren e duhur.

SHIGJETARI: Stili i takimit: Aventurier

Shigjetari është një mendimtar i lirë, aventurier dhe ekzotikë. Ata duan dikë me bindje të forta, pikëpamje filozofike, eksperienca seksuale në natyrë, poshtë yjeve, ushqime dhe filma të huaj, liri dhe pavarësi.

Kur është fjala për takim, Shigjetari dëshiron çdo gjë që ndihet e papritur dhe e ndryshueshme, mendoni për një panair ushqimi apo klasë për qeramikën. Jeni një shenjë liridashëse që nuk doni të jeni në presion nga angazhimi, por natyra juaj e lehtë është magnetike për të tjerët.

Ju e urreni parashikueshmërinë, por dashuroni eksperiencat e reja. Pasi gjeni dikë që i/e gatshëm të vijë pas jush, ju jeni një partner/partnere i përkushtuar.

Ju i pëlqeni eksperiencat e reja edhe në dhomën e gjumit. Nuk keni frikë të provoni gjëra të reja dhe jeni të hapur të eksploroni, gjë që është gjallëruese për të tjerët.

BRICJAPI: Stili i takimit: Të përkushtuar

Bricjapi lidhet me stabilitetin financiar dhe emocional. Ata zakonisht kanë një listë të arritjeve në jetë, punojnë shumë, dinë se çfarë duan dhe se si ta marrin atë. Ata duan dike me shije të klasit të lartë për të ndarë kënaqësitë sensuale.

Bricjapi nuk bën shaka kur bëhet fjalë për takimin. Edhe pas takimit të parë, ata nuk luajnë, ata kërkojnë dikë që është serioz/serioze në lidhje me to dhe marrëdhënien dhe nëse nuk ka ndonjë shkëndijë ata heqin dorë. Kjo do të thotë se preferoni të “pini vetëm”, ​​ku ju mund të bëni një dalje të shpejtë nëse është e nevojshme.

Por kur ju pëlqen dikush, ata do ta dinë atë menjëherë, pasi ju papritur i suprizoni ata me gjëra që ata duan, si bileta për të parë ekipin e tyre të preferuar dhe me supë, kur ata ndihen të sëmurë. Në dhomën e gjumit ju merrni përgjegjësitë, duke u siguruar që të kuptoni saktësisht se çfarë dëshiron partneri juaj.

UJORI: Stili i takimit: Të pazakontë

Ujori është mendje hapur, që është për përvoja të reja në jetë dhe dashuri. Ata janë për këdo që ndjek ide të mëdha me aksion të fokusuar, shumë autonomi dhe kalon kohë vetëm, një person i cili i pranon dhe i adhuron veçantitë e tyre të shumta.

Ah, Ujori, ju individualist kompleks. Kur është fjala për takim, ju keni tendencën për të filluar si miq dhe do të mbeteni miq edhe nëse marrëdhënia romantike nuk zgjat. Ju keni tendencën për të tërhequr dhe për të shkëputur, për shkak se ju e vlerësoni lirinë dhe e urreni afeksionin në publik. Por qesharake është fakti që ju kujdeseni shumë për të tjerët, veçanërisht për partnerët/partneret.

Për takim ju pëlqeni të bëni diçka për të cilën mund të flisni më pas, si një filmi ose një galerie arti.

Kur është fjala për seksin, ju nuk jeni për asnjë rregull. Nëse ju ndjeheni se doni të flini me personin që takoni, do ta bëni. Për ju, seksi dhe lidhja romantike janë dy anët e të njëjtës monedhë, por edhe dy përvoja të veçanta.

PESHQIT: Stili i takimit: Kreativ

Peshqit janë romantikë të vërtetë, të ndjeshëm emocionalisht. Ata kanë një zemër të madhe të hapur dhe kanë nevojë për mbështetje emocionale nga partner/partnere të besueshëm, të edukuar dhe të qëndrueshëm me qëllimet e tyre të ndershëm.

Peshqit kanë një zemër të madhe. Ju doni që të dashuroni dhe nuk interesoheni kush e di këtë. Është shpesh e vështirë për ju që të bëni një lëvizje. Dëshira juaj për tërheqje nuk është një surprizë.

Ju jeni stili i takim që shpesh është i nënshtruar në fillim, duke i lënë të tjerët të marrin rolin udhëheqës. Por më vonë, kjo mund të ndryshojë. Për shkak të natyrës tuaj të edukuar, ju keni tendencën të përgjigjeni për atë që partneri juaj ka nevojë në çdo mjedis. Ju doni një balancë. Pasi gjeni personin e përkryer, ju do të jeni të lumtur në dashuri për një kohë të gjatë.

$ads={2}




Post a Comment

Previous Post Next Post