Ca mesazhe të shkurtra për t’i shkruar shokut që s’kujtohet kurrë (ose dikujt që ju pëlqen)

Në mes të një pandemie, zgjidhja e komunikimit për shumë njerëz kanë qenë rrjetet sociale, mesazhet dhe të folurit online. Megjithatë, për shumë arsye (jo domosdoshmërisht personale), mund të keni humbur kontaktin me disa miq apo edhe njerëz që po njihnit.

Nëse ndonjëherë ju ndodh të mendoni për këto miqësi të lëna pas dore, pse të mos e merrni ju hapin e parë?

S’dini çfarë të thoni? Ja disa ide:

- Më dërgon dot një mesazh të shpejtë, që ta di që je mirë?

- E di që s’të pëlqen të flasësh me mesazhe. Të të marr në telefon më mirë?

- Kontrolloj herë pas herë telefonin për të parë nëse më ke shkruar. Do doja të dëgjoja më shumë nga ty.

- U kënaqa shumë herën e fundit që dolëm. Do dalim prapë ndonjë ditë?

- Do shkoj te X vend këtë të shtunë. Do vish me mua?

 - Do doja një mundësi për ta “mbyllur” siç duhet.

- Jam kënaqur me miqësinë tonë. Më vjen keq që po mbaron, por do e vlerësoja nëse do flisnim për këtë.

- Çkemi njeri i panjohur! Si je?

- *emoji fantazmë*

- Më duket se kam thënë ndonjë gjë që të lëndoi. Mund të flasim? Më ka marrë malli për miqësinë tonë.

- Kur s’më shkruan, ndihem si e tradhtuar.

- Pashë këtë filmin/këngën/memen dhe m’u kujtove ti!

- Kam vënë re që s’po më shkruan më si më parë kohët e fundit. E kuptoj nëse ke nevojë për hapësirë, por desha vetëm të të them që jam këtu, nëse ke nevojë të flasësh.

- Më ka marrë malli dhe shpresoj të takohemi praprë kur të jetë koha e duhur për ty.

- Më duket sikur po më injoron. Të paktën më thuaj çfarë ndodhi.

- Më vjen keq që të largova. Të lutem më thuaj nëse ka ndonjë gjë që mund të bëj.

- Më ka marrë malli për miqësinë tonë, por do i respektoj dëshirat e tua që duken qartë nga përgjigjet.

- Sido që të jetë, desha të të uroj gjithë të mirat.

$ads={2}

Burimi Bustle

 

Post a Comment

Previous Post Next Post