Këtë javë do jetë jeta profesionale ajo që do ju shqetësojë më shumë. Do ju duket shpesh sikur nuk do kuptoheni nga shefat dhe nga ana tjetër nuk do i dëgjoni aspak këshillat që do iu jepen. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet ta teproni me kërkesat sepse partneri do ndihet keq kur të mos ua plotësojë dot të gjitha. Tregohuni realistë dhe gjërat kanë për t'iu ecur për mrekulli. Sipas Horoskopit, ju beqarët mire do jetë të mos luani shumë me zjarrin nëse nuk doni të digjen keq. Po i morët gjërat shtruar gjithçka do ju ecë më mirë.
Financat do jenë në një gjendje delikate kështu që duhet të shmangni çdo lloj shpenzimi të tepruar. Shëndeti nuk do jetë i keq. Çlodhuni sa të mundni dhe shmangni qëndrimin në diell. Në pune do jeni tejet të ngarkuar dhe në disa momente nuk do dini çfarë të bëni më pare. Ecni me plane.
Post a Comment