2-8 shtator Akrepi


Mësoni nga gabimet e së shkuarës këtë javë dhe mos i përsërisni më ato. Nuk do keni aspak probleme me partnerin, përkundrazi do merreni vesh më mirë me të dhe do kaloni më tepër kohë së bashku. Edhe ju beqarët do keni një ditë plot ngjyra dhe emocione. Mund të merrni edhe propozime nga turistët. Në planin financiar ka ardhur koha të ecni me plane dhe me llogari pasi po vazhduat të shpenzoni me sy mbyllur keni për t’u penduar. Fizikisht do ndiheni mirë, megjithatë disa ushtrime fizike dhe pak më tepër kujdes me ushqimin do iu ndihmojnë të keni energji më shumë.





Në planin profesional do keni fat me shumicë dhe do jeni më të suksesshmit ndër kolegët. Shefat do iu japin edhe mundësi te shprehni mendimet që keni mbi një temë delikate.


Post a Comment

Previous Post Next Post