Yjet do i keni në krah këtë javë, por ju do jeni të pabindur dhe do bëni gabime. Në jetën tuaj në çift tensioni dhe problemet do mbizotërojnë gjithë kohës. Nuk do jeni aspak të qetë dhe ndonjëherë do e ngrini zërin më shumë sesa duhet. Ju beqarët do bëni çmenduri gjatë gjithë javës vetëm e vetëm që të afroni një person interesant. Sektori i financave në shumë momente do jetë delikat dhe i trazuar.
Kujdes për çdo shpenzim që do kryeni në mënyrë që të mos mbeteni keq më pas. Shëndeti do ketë goxha probleme sidomos nga ato që lidhen me sistemin e tretjes. Kujdes me ushqimin që do konsumoni dhe pini sa më shumë lëngje. Në punë do jeni autoritarë dhe do arrini çdo qëllim që do i vini vetes.
Post a Comment