10 - 16 gusht Peshorja


Gjate kësaj jave do preferoni të mendoheni e të reflektoni gjatë para se të hidhni çdo lloj hapi. Ju të dashuruarit edhe pse nuk do keni shumë kohe për të qëndruar me partnerin tuaj do gjeni kohë dhe do i sqaroni edhe dyshimet që keni pasur. Harmonia dhe buzëqeshja do ju rikthehen si më parë. Sipas Horoskopit.vip , ju beqarët nuk duhet të tregoheni të nxituar sepse personat që mund të afroni pas vetes mund t’iu krijojnë më shumë çaste të hidhura sesa të gëzuara. Me shpenzimet do jeni impulsivë dhe kjo ka për të sjellë probleme të njëpasnjëshme. Nuk do arrini të kryeni dot as shpenzimet më të domosdoshme.





Gjendja shëndetësore nuk do jetë e shkëlqyer. Mund të keni shqetësime nga mëlçia ose stomaku të cilat nuk duhen lënë pas dore. Në punë vështirësitë do jenë të mëdha dhe vetëm me këmbëngulje dhe vendosmëri do ja dilni.


Post a Comment

Previous Post Next Post