Pashë në ëndërr të ardhmen!


1. Një natë, pashë në ëndërr gjyshen që po qëndronte majë një kodre, e rrethuar me dritë të ngrohtë dhe të fortë. U zgjova në orën 3:12 të natës. Pak orë më vonë, me merr në telefon mami dhe më njofton se gjyshja ishte ndarë nga jeta pak pas orës tre. Mendoj se në atë ëndërr ajo më dha lamtumirën.





2. Po flija nga një shoqe kur pashë në ëndërr sikur dikush po më ndiqte me thikë. U zgjova e panikosur dhe bërtita: “Dikush pranë meje ka për të vdekur!” Shoqja s’ma vari shumë, por s’më shqitej nga mendja ajo ëndërr. Isha e shqetësuar për gjithë njerëzit që njihja. Për dy ditë, jeta vijoi si normalisht. Ditën e tretë marr vesh se kushëriri im ishte gjuajtur në qafë me thikë në një bar pasi sulmuesi e kishte ngatërruar për dikë tjetër. Për mrekulli, mbijetoi.





3. Kur isha e vogël, pashë në ëndërr sikur më rrëmbyen dy burra në një dyqan. Disa muaj më vonë, burrat që pashë në ëndërr i pashë në dyqan dhe i tregova mamit për ëndrrën. Ajo mendoi se i kisha parë tjetërkund. Pak ditë më vonë, burrat dolën në lajme sepse kishin rrëmbyer një vajzë të vogël.





4. Natën para se të vdiste gjyshi, e pashë në ëndërr sikur ishte shtrirë në një arkivol dhe po më fliste. Më tha të merrja mamin në telefon. Të nesërmen në mëngjes, fola me mamin dhe më tha që gjyshi na la.





5. Njëherë pashë në ëndërr sikur shoku im shkoi te mekaniku, por e faturuan më shumë se ç’duhet. Kërkonin prej tij 900 dollarë, kur shërbimi bënte 101 dollarë. Të nesërmen, kur shkoi te mekaniku, fatura ishte fiks 101 dollarë.





Përshtatur nga BuzzFeed


Post a Comment

Previous Post Next Post