DASHI
Nëse jeni në lidhje me një Dash, atëherë mund që të jeni e qetë. Meshkujt në këtë shenjë janë para se gjithash të sinqertë dhe të ndershëm, për të mundur ta fshehin tradhëtinë e tyre. Nuk kanë kohë për t’u fshehur prapa gënjeshtrave, e as që do të kishin ide se si ta mbulojnë këtë gjë. Dashi do qartësi në raporte, posaçërisht lidhje.
DEMI
Fjala është për një mashkull shumë dembël që të lëshohet në gjëra të reja, nëse ka pranë vetes partneren që e do. Ky mashkull është besnik, po qe se keni përmbushur të gjitha nevojat hedoniste të tij dhe nëse jeni një damë delikate. Ky mashkull do gjithnjë një lidhje të sigurt me partneren.
BINJAKET
Fjala është për një mashkull, për të cilin pushtimi është një lojë. Me sens humori dhe i hareshëm, tiparet e një Binjaku vijnë në shprehje në raportet e reja, të cilat për të kryesisht paraqesin hulumtime interesante, pa marrë parasysh se shumë shpejt u jep fund atyre. Vetë loja ngrit libidon e tij. Nëse jeni e dashura apo bashkëshortja e Binjakut, atëherë duhet ta dini se ai shumicën e gjërave i bën për argëtim dhe për t’ia dëshmuar vetes se është ende në formë. Nëse hyni në zemrën e një binjaku, atëherë atë vend e keni të garantuar, por tradhtitë nuk do të ndalen pasi që ai ato i konsideron si diçka normale.
GAFORRJA
Kur flasim për këtë shenjë, duhet ta dini se gjëja e parë për një Gaforre është shtëpia dhe familja. Por, Gaforret meshkuj hyjnë në meshkujt më jobesnikë të zodiakut. Ai është në gjendje që partneren ta mbajë afër dhe krahas saj ta ketë edhe një lidhje tjetër. Në të dyja raportet, ai do të sillet me seriozitet. Shpesh ndodh që t’i zgjedhë partneret që ia kujtojnë nënën e tij.
LUANI
Luanët do të tradhtojnë për ta dëshmuar veten. Aia dijnë shpesh që ta vëjnë në dyshim potencën e tyre prandaj edhe kanë nevojë për raporte të reja të dashurisë. Luani di që të jetë i rrethuar me shumë gra, vetëm për ta dëshmuar egon mashkullore, derisa në esencë është një qenie që kërkon butësi dhe dashuri. Gruaja që ka pranë vetes një Luan, duhet të jetë më e fortë se ai. Nëse keni kontrollë mbi të, atëherë ai di që të lëshojë pe.
VIRGJERESHA
Nuk janë të gjithë meshkujt Virgjëresha jobesnikë, por do të befasoheni se me sa fshehtësi dijnë të veprojnë ata. Nëse jeni partnere e Virgjëreshës, do ta keni shumë të vështirë që ta zbuloni tradhtinë e tij. Tek ai nuk ekzistojnë tradhti spontane, por edhe tradhtia shkon me njëfarë orari dhe rendi. Mashulli Virgjëreshë mund të jetë bashkëshort i përkryer dhe një ditë papritur ta kuptoni se ai për një kohë të gjatë ka mbajtur dy lidhje paralele, dy jetë paralele.
PESHORJA
Për dallim prej Virgjëreshës tradhtar, mashkulli Peshore nuk është aktiv kur janë në pyetje tradhtitë. Nëse keni menduar se ka prirje për të flirtuar, atëherë e keni gabim. Atij i mungon iniciativa për një gjë të tillë, kështu që vetëm mund t’i nënshtrohet sharmit të ndonjë gruaje, që synon ta pushtojë. Ai thjeshtë nuk di që të thotë “jo”. Tërhiqet nga gra më stabile dhe më të pjekura.
AKREPI
Kemi dy lloje akrepash, kur flasim për besnikërinë dhe tradhtinë. Njëri tip do të jetë i prirur për fantazi dhe nuk do ta kalojë kufirin. Ndjenja e tyre e superioritetit ka rëndësi për këtë. Mund të distancohen prej partneres së tyre, të ëndërrojnë, të flirtojnë, por pastaj tërë energjinë do ta drejtojnë kah puna, apo ndonjë obligim. Lloji tjetër i Akrepit është aq aktiv në tradhti, saqë e shfrytëzon secilën mundësi.
SHIGJETARI
Shigjetari është shenjë njëmend besnike! Këtu luajnë rol të madh tiparet e tij: sinqeriteti, shamngia e situatave të paqarta, e vërteta. Nuk do t’ju tradhtojë, por nëse lodhet prej jush, thjeshtë do të largohet. Dashuria është ajo që i mban.
BRICJAPI
Edhe mashkulli Bricjap është besnik. Kjo së paku mund të vlejë në gjysmën e parë të jetës së tij. Vëmendja e tyre nuk mund të sigurohet lehtë, pasi që ata janë të përqendruar në krijimin e një baze të fortë në punë. Por, këta meshkuj mund të ndërrojnë rrënjësisht, posaçërisht nëse kanë vendosur të ndryshojnë gjithçka, madje edhe veten.
UJORI
Kjo shenjë akuzohet shpesh dhe me të drejtë, pasi fjala është për një dashnor të mrekullueshëm. Nëse e akuzoni, nuk do të merrni as sqarim dhe ai do të zhduket krejtësisht nga jeta e juaj. Ata e duan lirinë dhe kurreshtja paraqet një prej impulseve më të mëdha që i stimulon.
PESHQIT
Sensualë dhe delikatë, Peshqit janë tejet të shkathtë në të gjitha teknikat e joshjes. Ata mund ta kalojnë kufirin që ndan besnikërinë nga tradhtia, shkruan albspirit. Një takim misterioz, një shikim intensiv në sy bën që tek ta të zgjohet një botë fantazish dhe ëndrrash.
Post a Comment