Këto janë shenjat që tregojnë se partneri nuk ju do më


Natyrisht, ne kemi nevojë të na duan, por duhet edhe të përballemi dhe me disa shenja që tregojnë se dikush nuk na do sikur ne i kemi dashur.





Ai nuk flet me ju, aq shumë sa fliste më parë.E dimë që dy të dashuruar flasin gjithë kohën bashkë, për orë të tëra. Nëse dikur ju keni kaluar shumë orë në ditë duke shkëmbyer mesazhe, dhe tani po shpenzoni shumë pak kohë, është shenjë që ai nuk iu do më.





Ai nuk ka më interes te ju.E mbani mend kur ai ju komplimentonte për stilin e flokëve, apo për veshjen tuaj? Nëse dikur e ka bërë një gjë të tillë, dhe tani jo më, kjo tregon se ai nuk ka më interesin e njëjtë te ju. Nëse lini që koha të kalojë, do kuptoni se ai as nuk do e vërej më prezencën tuaj.





Është i zënë gjithë kohës.Një burrë gjen gjithmonë kohë për partneren e tij, edhe nëse është i zënë me shumë punë. Ai gjithmonë ketë kohë për ju, sepse jeni prioritet. Por, nëse keni vënë re që partneri vazhdimisht thotë nuk kam kohë, kjo do të thotë se ai është jo shumë i interesuar për ju dhe nuk ju do më.





Ai nuk merret më me detajet.Detajet, meshkujt, i tregojnë te partnerja që ata dashurojnë. Janë gjëra të vogla që e bëjnë tjetrin të ndihet i veçantë. Nëse dikur partneri ishte detajist me ju, dhe tani jo më, kuptojeni që marrëdhënies tuaj po i vjen fundi, sepse fatkeqësisht dashuria mes jush është shuar.





Ai fillon t’ju krahasojë me vajzat e tjera.Një mashkull, kur dashuron, nuk thotë asgjë që mund të lëndojë partneren e tij. Shenjë paralajmëruese që tregon se partneri juaj nuk ju do, është kur ai fillon t’ju krahasojë me një femër tjetër, duke nxjerrë në pah të metat tuaja. Për shembull kur ju thotë, pse nuk vishesh si ajo, shikoje atë si flet, etj etj.





Nuk ju thotë më “të dua”.Një vajzë dhe një djalë, fillojnë t’i thonë njëri-tjetrit të dua menjëherë pas takimit të parë. Pastaj vijon marrëdhënia duke I shprehur gjithmonë dashurinë njëri-tjetrit. Nëse partneri harron dhe nuk ju a thotë më, nënkupton se ai nuk ju dashuron si më parë.


Post a Comment

Previous Post Next Post