Horoskopi javor 16 - 22 mars Dashi


Këtë javë çdo gjë do jetë ndryshe në jetën tuaj në çift, por e rëndësishme është që emocionet kanë për të qenë sërish të forta. Do bëni gjithçka që të mundeni për më shumë harmoni dhe begati në lidhjen tuaj. Marsi dhe Dielli do bëhen bashkë për t’iu krijuar mundësitë e duhura beqarëve. Edhe për ta do ndryshojnë shumë gjëra duke filluar nga e mërkura. Me financat do jeni realistë dhe do tregoheni gjithë kohës të kujdesshëm.





Sektori i shëndetit do vazhdojë të mbetet i mirë. Do keni rezistencë dhe energji me shumicë. Në punë do jeni të vëmendshëm dhe të kujdesshëm në çdo moment prandaj do keni edhe suksesin e ëndërruar. Në familje nuk do keni aspak probleme.


Post a Comment

Previous Post Next Post