Ujori e premte 7 shkurt 2020

Urani dhe Jupiteri do ju bëjnë të pandalshëm gjatë kësaj dite dhe do viheni më në veprim. Nëse keni një lidhje, pak nga pak do arrini ta bindni partnerin për t’ua plotësuar një dëshirë të madhe. Pas mesditës emocionet do shtohen më tepër. Ju beqarët nuk do keni turp dhe mund të bëni edhe vetë deklarata dashurie. Gjëra të paimagjinueshme do ju ndodhin gjatë kësaj dite. Në punë ka mundësi t’iu kërkohet të ndërroni pozicion. Fillimisht nuk do ju pëlqejë, por keni për ta parë që do jeni më mirë atje. Financat do përmirësohen edhe më shumë nga sa mund ta kishit planifikuar.Ka rrezik të mos i pranoni aftësitë që keni sot dhe mundet ta nënvlerësoni veten. Dielli dhe Saturni do jenë planetët me negativë. Nëse keni një lidhje do keni vetën debate pafund me partnerin.

Post a Comment

Previous Post Next Post