Shpjegimi Ëndrrave me shkronjën NJ

NJOLLË
Në qoftë se shihni rrobat tuaja të kenë njolla, një i afërmi juaj do t’u mërzisë, në qoftë se keni njolla në fytyrë, njerëzit ju qortojnë për jetë tuaj të shthurur, në qoftë se shihni se përpiqeni të hiqni njollat nga rrobat, fytyra etj. Do të keni mërzi morale.

NJOFTIM
Në qoftë se shihni se shkruani një njoftim për ta ngjitur në mur ose për ta shpallur në shtyp, do të thotë se shokët tuaj do t’u tradhëtojnë. Në qoftë se lexoni një njoftim në mur ose në gazetë, do të ndeshni vështirësi në çështjet tuaja. Në qoftë se prindërit lexojnë njoftim, do të kënaqen me përparimin e fëmijëve të tyre.

Post a Comment

Previous Post Next Post