Me këto shenja astrologjike nuk do krijoni dot kurrë një lidhje


Zbuloni shenjat më të cilat nuk mund të përputheni dot e nuk mund të krijoni një lidhje të fortë në bazë të shenjës që ju keni.





DASHI





Dashët kanë nevojë për energji dhe për veprim për të pasur një jetë të mirë. Me një gaforre ata nuk mund te përshtaten dot. Këta të fundit janë ëndërrimtare dhe kjo gjë i tmerron. As me një bricjap nuk mund të përputhen dashët, pasi ata janë shumë konformiste dhe të ashpër.





DEMI





Demat nuk mund ta imagjinojnë dot të krijojnë lidhje me një luan. Ata nuk e durojnë dot autoritetin natyral të kësaj shenjë dhe as temperamentin e ashpër. As me një person të shenjës së ujorit nuk mund t’iu ecë lidhja, pasi këta të fundit janë shumë origjinalë dhe ëndërrimtare.





BINJAKËT





Në një lidhje, binjakët kërkojnë aventura dhe partneri jo vetëm që nuk duhet të ketë frikë nga asgjë, por nga ana tjetër edhe t’i ndjekë kudo. Me një peshk gjërat nuk mund t’iu ecin pasi personat e kësaj shenje janë shume të ndjeshëm dhe emotivë.





GAFORRJA





Në dashuri gaforret japin trupin dhe shpirtin e tyre. Romantikë dhe të devotshëm, ata presin edhe nga partneri dashuri me shumicë. Dashët nuk mund t’iu përshtaten asnjëherë, por as peshoret e paqëndrueshme.





LUANI





Ashtu si demat edhe luanët janë ambicioze, por serish këto dy shenja nuk përputhen. Luanët e kanë frikë kokëfortësinë e demave. As me një akrep nuk mund të përputhen personat e kësaj shenje pasi ata janë provokues dhe manipulues.





VIRGJËRESHA





Virgjëreshat kërkojnë gjithë kohës qëndrueshmëri në një lidhje kështu që partneri duhet të dijë t’i joshë me delikatesë. Luanët nuk i bindin aspak, por as shigjetarët që sipas tyre janë shumë spontanë dhe aventurierë.





PESHORJA





Duke qenë se nuk kanë shumë besim tek vetja, peshoret kërkojnë dikë që të dije t’iu ofrojë siguri dhe rehati. Ata nuk mund të përputhen me një gaforre kapricoze dhe as me një bricjap të ftohtë dhe të ashpër.





AKREPI





Misteriozë ne shpirt, akrepat nuk mund të përshtaten me luanë dhe me ujorët. Ata preferojnë shkëmbime intelektuale dhe psikologjike, çka nuk mund t’i arrijnë me këto dy shenja.





SHIGJETARI





Duke qenë aventuriere dhe spontanë, shigjetarët nuk e pëlqejnë aspak rutinën. Partneri duhet t’i ndjekë gjithmonë edhe në peripecitë që mund të kalojnë. Me një virgjëreshë ata nuk mund të përputhen aspak dhe nuk mund të krijojnë kurrë një lidhje.





BRICJAPI





Bricjapët janë të qetë dhe seriozë kështu që në një lidhje kërkojnë qëndrueshmëri dhe qetësi. Me dashët energjikë ata nuk mund të përshtaten dot.





UJORI





Realizmi i madh i demave është tërësisht e kundërta e ujorëve, prandaj këto dy shenja nuk mund të krijojnë kurrë një lidhje të mirë. Edhe me shigjetarët agresivë dhe të paparashikueshëm, ujorët nuk përputhen.





PESHQIT





Peshqit besojnë në historitë e mëdha të dashurisë, ato që shikojnë edhe nëpër filma. Tejet idealistë ata nuk mund të përshtaten kurrë me karakterin e pavarur të shigjetareve dhe as me pragmatikët binjakë.


Post a Comment

Previous Post Next Post