Horoskopi javor 3-9 shkurt

Do keni shumë fat gjatë kësaj jave dhe arritjet do ju inkurajojnë për të hedhur edhe hapa të tjera më vonë.  Venusi, perëndesha e dashurisë do iu vizitojë ju të dashuruarve. Gjërat mes jush dhe partnerit kanë për të ecur më mirë dhe pasioni ka gjase të shtohet. Ju beqarët gjithashtu do ndiheni të lumtur pasi që ditët e para do vendosni të filloni një lidhje me personin që e keni njohur para disa kohësh. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm edhe sikur gjendja të jetë e mirë. Po filluan problemet situata mund të marrë shpejt tatëpjetën. Gjendja shëndetësore ka për të qenë shumë herë më e mirë se një javë më parë. Do ndiheni energjikë. Në punë do jeni luftarakë dhe mjaft elokuentë. Çdo gjë që keni dashur do e arrini.

Post a Comment

Previous Post Next Post