Horoskopi javor 3-9 shkurt Peshorja

Falë komunikimit dhe largpamësisë, këtë javë do arrini gjithçka që doni. Do jeni edhe këmbëngulës dhe të organizuar. Për ju të dashuruarit pasioni do rikthehet fuqishëm dhe emocionet kanë për të qenë më të forta se kurrë ndonjëherë më parë. Çdo ditë do jetë plot ngjyra të veçanta. Ju beqarët do abuzoni me joshjen, por nuk do e gjeni personin e duhur. Sakrifica ekstreme nuk duhet të bëni për asnjë arsye. Sipas Horoskopit, buxheti nuk do jetë i keq, kështu që nëse shpenzoni me kursim dhe maturi gjendja mundet edhe të përmirësohet pak nga pak. Shëndetin duhet ta keni më tepër nën kujdes. Shmangni alkoolin, acidet, të kripurat dhe pikantet. Në punë do jeni profesioniste dhe do arrini akoma më lart nga sa e kishit programuar.

Post a Comment

Previous Post Next Post