Dashi
Nuk do e keni të vështirë të merrni vendime gjatë kësaj dite dhe herë pas here do ndaleni për të reflektuar. Ju të dashuruarit do ndiheni disi më mirë emocionalisht. Ndryshe nga disa kohë më parë, do i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do tregoheni më tolerantë e më të kuptueshëm. Ju beqarët do ndiheni mirë edhe me statusin aktual dhe nuk do e kërkoni me ngulm ndryshimin e tij. Në punë do dëshironi të ecni përpara dhe të zbuloni gjëra të reja. Shefi do e kuptojë këtë ambicie dhe mund t’ju besojë një detyrë të rëndësishme. Gjendja e financave do lërë për të dëshiruar, ndaj përpiquni t’i menaxhoni me kujdes paratë që do ju mbeten, sepse në të kundërt mund të përballeni me vështirësi.
Shëndeti: Gjendja do jetë e qëndrueshme, por stresi mendor mund t’ju lodhë më tepër seç duhet.
Këshilla e ditës: Reflektoni para se të veproni, sidomos kur bëhet fjalë për çështje financiare.
Demi
Gjatë gjithë kësaj dite do ndjeni nevojë për ndryshime në jetën tuaj. Mërkuri do krijojë kushtet e duhura për të vënë në zbatim projekte të rëndësishme. Për ju që jeni në një lidhje, adrenalina do shtohet dhe kënaqësitë do jenë më të mëdha se kurrë më parë. Shfrytëzojeni çdo moment sikur të ishte i fundit. Ju beqarët do tregoheni tepër përzgjedhës dhe për pasojë mund të humbni disa mundësi shumë të mira. Në punë do keni shumë takime dhe mbledhje. Idetë tuaja do jenë origjinale dhe disa prej tyre do ju ndihmojnë të realizoni projekte madhore. Mos pranoni bashkëpunime të panevojshme. Financat do jenë të mira gjatë gjithë ditës, edhe pse do kryeni disa shpenzime.
Shëndeti: Do ndiheni energjikë dhe në formë të mirë fizike.
Këshilla e ditës: Mos e teproni me përzgjedhjen, ndonjëherë gjërat më të bukura vijnë papritur.
Binjakët
Gjatë kësaj dite Marsi mund të sjellë tension në familje dhe në ambientin profesional, prandaj duhet të tregoheni më të duruar dhe më të përmbajtur. Nëse keni një lidhje, nuk do ju ndodhë asgjë e keqe. Merrini gjërat si t’ju vijnë dhe shprehini hapur ndjenjat. Ju beqarët do mendoni ende për një dashuri të humbur dhe nuk do keni dëshirë të shikoni dikë tjetër. Në fakt, duhet të ndryshoni këtë qasje sepse përndryshe do vuani më shumë se ç’duhet. Në punë do përqendroheni vetëm tek gjërat thelbësore dhe jo tek ato pa interes. Edhe pse konkurrenca do jetë e fortë, do arrini objektivat. Buxheti do mbetet i qëndrueshëm dhe do shlyeni edhe disa borxhe.
Shëndeti: Tensioni nervor mund t’ju ndikojë, ndaj kërkoni momente qetësie.
Këshilla e ditës: Lëreni të shkuarën pas dhe hapuni ndaj mundësive të reja.
Gaforrja
Neptuni, planeti më i favorshëm për shenjën tuaj, do rikthehet për t’ju mbështetur. Ai do ju frymëzojë dhe do ju bëjë më intuitivë. Ju të dashuruarit do kuptoheni shumë mirë me partnerin dhe do pranoni gabimet e bëra më parë. Gjithçka do fillojë të ndryshojë për mirë. Ju beqarët duhet ta lini veten më të lirë dhe t’i merrni gjërat shtruar. Vetëm kështu do gjeni personin e duhur. Në punë, edhe pse jeni shumë të aftë, do ketë pak tension. Mos u alarmoni dhe ruani qetësinë duke u fokusuar tek objektivi kryesor. Financat do jenë delikate për shkak të shpenzimeve të tepruara.
Shëndeti: Ndjeshmëria emocionale do jetë e lartë, por pa pasoja serioze.
Këshilla e ditës: Qetësia dhe maturia do ju ndihmojnë të shmangni gabimet.
Luani
Edhe pse presioni në çdo fushë do jetë i madh gjatë kësaj dite, ju do arrini t’i bëni ballë dhe të përmbushni disa objektiva. Ju të dashuruarit nuk do keni arsye për ankesa sepse gjithçka do ecë mrekullisht në marrëdhënie. Ju beqarët do ndiheni më të kënaqur se kurrë dhe do pranoni ftesa interesante. Shumë shpejt gjërat do ndryshojnë. Në punë do jeni plot energji, por pengesat do jenë të shumta dhe një promovim mund të vihet në dyshim. Financat do mbeten delikate, ndaj shmangni shpenzimet e mëdha.
Shëndeti: Do ndiheni mirë fizikisht, por lodhja mund të akumulohet në fund të ditës.
Këshilla e ditës: Mos u nxitoni, disa beteja fitohen me durim.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite do jeni dinamikë dhe kurajozë. Nuk do lini asgjë rastësisë dhe kjo do ju ndihmojë të shmangni problemet. Për ju të dashuruarit priten ndryshime rrënjësore. Do tregoheni më të hapur dhe më tolerantë me partnerin, të gatshëm të bëni gjithçka që lidhja të mbetet e qëndrueshme. Mbrëmja do sjellë edhe surpriza. Ju beqarët do keni shumë takime, por pa perspektivë afatgjatë. Në punë duhet të tregoheni më të disponueshëm ndaj kërkesave të shefave dhe të mos veproni sipas kokës. Financat do turbullohen për shkak të shpenzimeve të pamenduara.
Shëndeti: Energjia do jetë e mirë, por kujdes me tensionin nervor.
Këshilla e ditës: Organizimi dhe maturia janë aleatët tuaj më të fortë sot.
Peshorja
Gjatë kësaj dite do jeni mjaft të vendosur dhe kurajozë. Optimizmi nuk do ju mungojë, megjithatë duhet të tregoheni të kujdesshëm që siguria e tepërt në vetvete të mos ju çojë drejt gabimeve. Për ju të dashuruarit kjo do jetë një ditë e kënaqshme dhe e mbushur me emocione. Kënaqësitë do jenë të forta dhe ndjesitë më intensive se kurrë më parë, prandaj shfrytëzojeni çdo çast. Ju beqarët do dashuroheni kokë e këmbë me dikë, por do hezitoni t’i shprehni ndjenjat ashtu siç i ndieni në të vërtetë. Në punë do jeni tepër intuitivë dhe do i kuptoni gjërat menjëherë. Objektivat do i arrini edhe pse me pak përpjekje. Nëse jeni në kërkim të një pune, do e gjeni. Financat do jenë të shkëlqyera dhe mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër nga zakonisht.
Shëndeti: Do ndiheni në formë të mirë fizike, por shmangni lodhjen mendore.
Këshilla e ditës: Vetëbesimi është i mirë, por maturia ju çon më larg.
Akrepi
Nëse Saturni do e zbusë disi presionin gjatë kësaj dite, tornadoja e Uranit do ju elektrizojë dhe do ju mbushë me ide të reja në çdo fushë. Ju të dashuruarit do kuptoheni mirë me partnerin dhe më në fund do arrini të sqaroni dyshimet që ju kanë shqetësuar kohët e fundit. Marrëdhënia në çift do jetë e ngrohtë dhe më e qëndrueshme. Ju beqarët do jeni gjithë ditën në kërkim të princit të kaltër, por me shumë gjasë nuk do arrini ta gjeni ende. Në punë duhet të tregoheni tepër të vëmendshëm për të përfituar nga çdo mundësi që do ju jepet. Në planin financiar dita do jetë e favorshme. Do arrini të kryeni shpenzimet e domosdoshme dhe madje të kurseni edhe disa para.
Shëndeti: Energjia do jetë e lartë, por kujdes nga nervozizmi i papritur.
Këshilla e ditës: Përqendrohuni tek ajo që është reale dhe e arritshme.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite do ndjeni nevojë për gjithçka, por mbi të gjitha për para. Do mendoheni gjatë për të gjetur zgjidhje që të përmbushni të gjitha nevojat. Ju të dashuruarit do kaloni momente shumë pasionante dhe do ndiheni jashtëzakonisht mirë në krahët e partnerit. Do ndiheni të gatshëm edhe për të marrë disa vendime të rëndësishme. Ju beqarët duhet të bëni kujdes me mënyrën sesi do i joshni të tjerët, sepse një sjellje e gabuar mund t’ju ulë pikë. Në punë do ju kërkohet të merreni edhe me çështje të parëndësishme dhe kjo do ju largojë nga objektivat kryesore. Financat nuk do jenë aq të mira sa do kishit dëshiruar, ndaj kujdes me çdo shpenzim.
Shëndeti: Lodhja fizike dhe mendore mund të ndihet në fund të ditës.
Këshilla e ditës: Mos shpërndani energjinë kot, përqendrohuni tek prioritetet.
Bricjapi
Mërkuri do ju bëjë disi të nxituar gjatë kësaj dite, por Marsi do ju ndihmojë të vetëpërmbaheni. Që në fillim do ishte mirë të bënit një listë me gjërat më prioritare. Ju të dashuruarit do jeni sensualë dhe do e surprizoni vazhdimisht partnerin. Ndjesitë do jenë shumë të këndshme dhe atmosfera e ngrohtë. Ju beqarët do realizoni takime interesante, por frika për të hedhur hapa më tej do ju ndalojë. Nëse prisni shumë, mund të pendoheni. Në punë intuita do ju ndihmojë të kaloni pengesat, por gjithsesi kontrolloni çdo detaj për të shmangur të papriturat. Financat do jenë të vështira dhe vetëm falë ndihmës së familjarëve do arrini të mbani ekuilibrin.
Shëndeti: Kujdes me stresin dhe pagjumësinë.
Këshilla e ditës: Organizimi është çelësi për të shmangur vështirësitë.
Ujori
Gjatë kësaj dite do korrni atë që keni mbjellë. Tregohuni të kujdesshëm në veprime që të mos vuani më vonë. Ju që jeni në një lidhje duhet të shmangni rreziqet e panevojshme, sepse partneri nuk do jetë në humorin e duhur dhe mund të lindin probleme të njëpasnjëshme. Ju beqarët nuk do jeni me fat në dashuri dhe do mbeteni me të njëjtin status. Në punë, Mërkuri do krijojë klimën e duhur për sukses. Dyert ku do trokisni do hapen, por vetëm nëse dini të veproni me zgjuarsi. Financat do i menaxhoni mirë dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme, pa vështirësi.
Shëndeti: Gjendja fizike do jetë e mirë dhe e qëndrueshme.
Këshilla e ditës: Mendoni para se të veproni, sidomos në çështjet emocionale.
Peshqit
Edhe pse Venusi do largohet nga qielli juaj, jeta juaj nuk do jetë plotësisht e paqëndrueshme. Nëse keni një lidhje, besimi mes jush do fillojë të rikthehet. Harmonia do shtohet dhe emocionet do jenë gjithnjë e më të forta. Çdo çast do jetë më i veçantë se tjetri. Ju beqarët do merrni bekimin e yjeve dhe do realizoni një takim që do ju ndryshojë jetën. Në planin profesional do ndiheni disi të shqetësuar, por e dini mirë që kurajoja, ndershmëria dhe mirësia janë armët tuaja më të forta. Do keni mjetet e duhura për të arritur suksesin. Financat do jenë të stabilizuara dhe nuk do hasni asnjë problem.
Shëndeti: Do ndiheni më të qetë emocionalisht dhe në harmoni me veten.
Këshilla e ditës: Besoni më shumë tek vetja dhe tek rrjedha e jetës.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
$ads={2}
.png)
Post a Comment