Dashi
Sot do jeni në humor të mirë dhe do ndiheni më të lirë për të bërë atë që dëshironi. Nëse keni një lidhje, do i shmangni me kujdes konfliktet dhe do hapni rrugë vetëm që marrëdhënia me partnerin të ecë sa më mirë. Do tregoheni të duruar dhe të gatshëm për kompromis, madje mund të provoni edhe ndonjë çmenduri të vogël që do shtojë emocionet dhe gjallërinë mes jush.
Ju beqarët nuk duhet të pranoni të afroni persona që ju shohin vetëm si objekt seksual. Më mirë të qëndroni edhe sot vetëm, sesa të përballeni me zhgënjime dhe vuajtje më vonë.
Në punë do jeni luftarakë dhe nuk do e lëshoni veten as kur gjërat të mos shkojnë siç i kishit menduar. Edhe në momentet më të vështira do ruani besimin se situatat do rregullohen deri në sekondën e fundit.
Financat do dini t’i menaxhoni me kujdes dhe nuk do hasni probleme.
Shëndeti: Energjia do jetë e mirë, por përpiquni të mos e shpenzoni të gjithën njëherësh. Një pushim i shkurtër gjatë ditës do ju bëjë shumë mirë.
Këshilla: Mos pranoni më pak nga sa meritoni, as në dashuri dhe as në jetë.
Demi
Sot do e keni paksa të vështirë të bëni zgjedhje, sepse shumë mendime do ju vijnë njëherësh në mendje dhe kjo do ju krijojë konfuzion. Ju të dashuruarit nuk do arrini dot t’i shmangni konfliktet. Disa persona që i quani miq, në vend që t’iu ndihmojnë, do ju fusin në telashe edhe më të mëdha, prandaj tregohuni të kujdesshëm me kë do dëgjoni.
Ju beqarët do ndieni dëshirë të madhe për të joshur dhe për të guxuar, por frika dhe ankthi për të ardhmen do ju frenojnë dhe nuk do ju lejojnë të hidhni hapa konkretë.
Në punë, edhe pse kohët e fundit nuk keni pasur shumë arritje, eprorët do ju besojnë disa çështje të rëndësishme. Mos u frikësoni, por mblidhni forcat dhe veproni me qetësi sepse do t’ia dilni.
Me shpenzimet mos bëni asnjë lloj çmendurie.
Shëndeti: Stresi mendor mund të ndikojë tek gjumi. Mundohuni të qetësoheni para se të flini.
Këshilla: Dëgjoni intuitën tuaj, por mos lini frikën t’ju paralizojë.
Binjakët
Gjatë ditës së sotme yjet do sjellin divergjenca të mëdha. Do tregoheni egoistë dhe nuk do pranoni asnjë gabim, gjë që do krijojë tensione. Ju të dashuruarit do i lini pas dore përkëdheljet dhe shprehjen e ndjenjave, duke bërë që marrëdhënia me partnerin të ftohet ndjeshëm. Nëse vazhdoni kështu, ekziston rreziku që lidhjes t’i vijë fundi.
Ju beqarët do kujdeseni më shumë për pamjen e jashtme, me shpresën se në ditët në vijim do keni më shumë mundësi për të ndryshuar statusin tuaj.
Në punë nuk do iu bindeni urdhrave të eprorëve dhe nuk do pranoni të bashkëpunoni me kolegët, gjë që mund të sjellë pasoja.
Buxheti do pësojë tronditje të ndjeshme.
Shëndeti: Nervozizmi dhe tensioni do ndikojnë negativisht në organizëm. Kujdesuni për qetësinë mendore.
Këshilla: Ulni krenarinë dhe hapuni për dialog para se të jetë vonë.
Gaforrja
Sot do jeni shumë logjikë dhe do dini si të veproni në çdo situatë. Nëse keni një lidhje, do ju duhet thjesht të kaloni pak më shumë kohë me partnerin, sepse kur të jeni pranë njëri-tjetrit do jetë zemra ajo që do ju drejtojë.
Ju beqarët do dini si të flirtoni dhe si t’i thoni fjalët e duhura personit të duhur. Ka shumë mundësi që pasdite të ndodhë diçka e bukur dhe premtuese.
Në punë planetët do ju sjellin fat dhe qartësi mendore. Jo vetëm që nuk do gaboni, por do arrini rezultate edhe më të mira nga sa e kishit parashikuar.
Paratë do jenë në një nivel të kënaqshëm.
Shëndeti: Do ndiheni mirë në përgjithësi, por shmangni lodhjen e tepërt fizike.
Këshilla: Besoni më shumë tek aftësitë tuaja, sepse sot i keni të gjitha në anën tuaj.
Luani
Ditë e paqëndrueshme ka për të qenë kjo e sotmja. Në disa momente do jeni me humor të mirë dhe gati për të bërë çdo gjë që ju kënaq, ndërsa herë pas here do mbylleni në vetvete dhe nuk do hapeni me të tjerët.
Nëse keni një lidhje, kjo sjellje mund të krijojë konflikte të herëpashershme. Bëni kujdes, sepse edhe durimi i partnerit ka një kufi.
Ju beqarët nuk do jeni ende plotësisht të bindur për të kërkuar dashurinë e madhe dhe do preferoni të qëndroni në vendnumëro.
Në punë do jeni gjithë kohës në ankth, sepse nuk do arrini t’i menaxhoni siç duhet detyrat që ju janë dhënë.
Financat do mbeten ende delikate.
Shëndeti: Luhatjet e humorit mund t’ju lodhin emocionalisht. Mundohuni të gjeni kohë për veten.
Këshilla: Mos i mbani ndjenjat brenda, por shprehini me qetësi dhe sinqeritet.
Virgjëresha
Hëna do ju bëjë shumë mosbesues gjatë kësaj dite. Nga ana tjetër do e teproni me ankesat, gjë që mund të acarojë ata që keni pranë.
Nëse jeni në një lidhje, sot do jetë dita e reflektimit të gjatë. Do mendoni seriozisht për hapat që doni të hidhni më tej dhe mund të diskutoni hapur me partnerin. Besojini fjalëve të tij, sepse ai ju do sinqerisht.
Ju beqarët nuk do i besoni askujt dhe do keni frikë të hidhni hapa, duke mbetur në vend.
Në punë mos kërkoni të realizoni gjithçka menjëherë, sepse kjo është e pamundur. Mos prisni as që të tjerët t’iu ndihmojnë pa kërkuar.
Financat do jenë më delikate se dje.
Shëndeti: Stresi dhe mendimet e shumta mund t’ju sjellin lodhje mendore. Kujdesuni për pushimin.
Këshilla: Jo çdo gjë duhet kontrolluar deri në detaj; ndonjëherë lërini gjërat të rrjedhin vetë.
Peshorja
Gjatë ditës së sotme do jeni shpesh me nerva dhe nuk do logjikoni para se të veproni. Reagimet impulsive mund t’ju fusin në situata të pakëndshme. Ju të dashuruarit do e acaroni partnerin me tekat dhe komplekset që do shfaqni herë pas here. Në një moment atij mund t’i vijë gjithçka në majë të hundës dhe mund të kërkojë t’iu largohet për pak kohë.
Nëse jeni ende vetëm, Plutoni do ju bllokojë emocionalisht dhe nuk do mundeni dot as të flirtoni siç duhet me disa persona. Nuk është kjo dita juaj më me fat për dashurinë.
Në punë do ju ngarkojnë edhe më tepër me një detyrë të re, për të cilën nuk jeni plotësisht kompetentë. Kërkoni ndihmë nga kolegët, sepse në të kundërt do e keni të vështirë t’ia dilni.
Të ardhurat do fillojnë të dobësohen, sepse do shpenzoni më shumë nga mërzitja sesa nga nevoja.
Shëndeti: Nervozizmi dhe tensioni do ndikojnë negativisht në organizëm. Kujdesuni për qetësinë mendore dhe shmangni debatet e panevojshme.
Këshilla: Mendoni dy herë para se të flisni apo të veproni; një fjalë e nxituar mund të prishë shumë gjëra.
Akrepi
Do argëtoheni pafundësisht gjatë kësaj dite dhe në disa momente do ngatërroni ëndrrën me realitetin. Fantazia do jetë shumë e gjallë. Ju të dashuruarit do jeni më të hapur për eksperienca të reja, mjafton që të përjetoni emocione dhe eufori. Partneri do ju bëjë propozime interesante dhe mund t’iu çojë në një botë krejt ndryshe, por plot ngjyra dhe ndjesi.
Ju beqarët duhet të ecni sipas ndjenjave dhe të mos pranoni të dilni me zor me dikë vetëm për të mos qenë vetëm.
Në punë do ju duhet herë pas here të improvizoni për të dalë nga vështirësitë që do ju dalin përpara. Do ia dilni, por me pak lodhje.
Në planin financiar priten disa ndryshime të vogla pozitive.
Shëndeti: Energjia do jetë e mirë, por mos e teproni me lodhjen dhe orët e gjata pa pushim.
Këshilla: Ndiqni ndjenjat, por mbani gjithmonë një këmbë në realitet.
Shigjetari
Sot do keni një imagjinatë shumë të zhvilluar dhe do bëni edhe gjëra që më parë nuk ua kishte marrë mendja. Megjithatë, kjo sjellje nuk do ju çojë në rrugën e duhur.
Nëse keni një lidhje, mbajeni më pranë partnerin dhe mos e lini pas dore. Nëse ai fillon t’iu shmanget dhe të mënjanohet, dijeni se po i dilni nga qejfi për shkak të sjelljes suaj të kohëve të fundit.
Ju beqarët mos u tregoni impulsivë, sepse disa vendime të nxituara mund t’ju sjellin pendesa të gjata.
Në punë nuk do ndiqni ritmin e duhur dhe nuk do i organizoni siç duhet gjërat. Asgjë e mirë nuk pritet për momentin.
As financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë.
Shëndeti: Lodhja mendore dhe shpërqendrimi do jenë të pranishme. Kujdesuni për pushimin.
Këshilla: Mos veproni sipas momentit; sot ju duhet më shumë maturi sesa guxim.
Bricjapi
Hëna, Neptuni dhe Dielli do ndikojnë fort gjatë kësaj dite dhe do ju bëjnë të humbni arsyen në disa momente. Ju të dashuruarit do tregoheni dominues dhe shumë striktë me partnerin, gjë që do sjellë debate dhe vështirësi të njëpasnjëshme. Urdhra mos jepni, sepse askush nuk do ju durojë në këtë gjendje.
Ju beqarët do kaloni një ditë kaotike, pa ndonjë mundësi të mirë për ndryshim.
Në punë, nëse do ju duhet të merrni pjesë në mbledhje, përpiquni të flisni, por paraprakisht përgatituni mirë për atë që do thoni. Gjeni mënyrën edhe për t’u shfajësuar për gabimet e bëra.
Financat nuk do jenë aq të mira sa për të bërë investime.
Shëndeti: Tensioni nervor dhe lodhja do jenë evidente. Kujdesuni për balancën emocionale.
Këshilla: Kontrolloni tonin dhe sjelljen, sepse sot fjalët tuaja peshojnë më shumë se zakonisht.
Ujori
Dielli do ju dhurojë humor më të mirë gjatë kësaj dite. Do i vlerësoni më shumë të tjerët dhe do preferoni të jeni të rrethuar nga miqtë.
Nëse keni një lidhje, do jeni shumë shprehës dhe plot ide për ta bërë marrëdhënien më interesante. Transparenca dhe prakticiteti do jenë cilësi shumë të pëlqyera nga partneri.
Ju beqarët nuk duhet të prisni që tjetri të hedhë hapin e parë, por duhet të tentoni vetë.
Në punë do ju pëlqejnë sfidat dhe, pavarësisht lodhjes, nuk do ndaleni asnjë moment.
Gjendja financiare do jetë mjaft e mirë.
Shëndeti: Do ndiheni energjikë dhe në formë të mirë. Mbani këtë ritëm pozitiv.
Këshilla: Mos kini frikë të shprehni atë që ndjeni dhe mendoni.
Peshqit
Mërkuri dhe Neptuni do ndikojnë negativisht gjatë kësaj dite dhe mund t’ua bëjnë jetën më të vështirë. Ju të dashuruarit do bëni gabime të vazhdueshme dhe nuk do hapni rrugë për kompromis. Kokëfortësia dhe krenaria e tepruar do jenë defektet më të mëdha.
Ju beqarët do vërtiteni gjithë kohës rreth dikujt, por nuk do jeni ende të bindur për të hedhur hapa. Nga ana tjetër, as ai person nuk do bëjë lëvizje.
Në punë nuk do tregoheni shumë të përgjegjshëm dhe në disa momente mund t’iu dalin edhe situata të papritura.
Financat nuk do ndryshojnë aspak nga një ditë më parë.
Shëndeti: Mungesa e qetësisë emocionale mund t’ju sjellë lodhje dhe shpërqendrim. Kujdesuni për veten.
Këshilla: Ulni krenarinë dhe pranoni dialogun; vetëm kështu mund të përmirësohen gjërat.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
$ads={2}
.png)
Post a Comment