Horoskopi DITOR, për nesër e HËNË 6 TETOR 2025

Dashi
Do jeni gjatë gjithë kohës në ankth sot dhe aspak të qetë. Nëse keni një lidhje do i rini ftohtë partnerit, jo se nuk e doni, por sepse nuk jeni në humor. Mund të lindin keqkuptime dhe marrëdhënia juaj do ketë krisje. Nëse jeni beqarë do mund të realizoni takime me persona të mençur dhe seriozë, por nuk do ju mbushet mendja. Mesa duket ende nuk jeni pjekur për të kuptuar cila është më e mira. Nëse jeni në punë ka mundësi të niseni në një udhëtim me disa kolegë dhe do lindin incidente me ta. Asnjëri nuk do pranojë se ka pasur faj. Me shpenzimet mos spekuloni sepse do mbeteni pa para.
Shëndeti: Mund të përjetoni lodhje mendore dhe nervozizëm. Një shëtitje e qetë në natyrë do ju ndihmonte.
Këshilla e Ditës: Mos merrni vendime nxitimthi, merrni kohë për reflektim.


Demi
Falë ndikimit të madh të Diellit në jetën tuaj gjërat do fillojnë të normalizohen dhe shpirti do ndihet më i qetë. Nëse keni një lidhje do jeni karizmatikë të dyja palët dhe do mundoheni që ta bëni çdo çast fantastik. Mund të mendoni edhe të gatuani gjëra interesante së bashku. Ju beqarët do bëni shumë persona xhelozë sepse do arrini të afroheni me dikë që e adhurojnë të gjithë. Në punë do jepni çdo gjë nga vetja vetëm për të mos qëndruar në vend e për të avancuar. Arsyetimi dhe reflektimi do ju ndihmojnë të arrini lart e më lart. Me financat mos bëni asnjë çmenduri sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.
Shëndeti: Energjia do jetë në nivele të larta, por shmangni teprimet në ushqim.
Këshilla e Ditës: Përqendrohuni në gjërat e vogla që sjellin lumturi të madhe.


Binjakët
Disa takime me persona të huaj do ju sjellin ndryshime në jetë sot. Nëse keni një lidhje zemra do ju rrahë edhe më fort. Partneri do ju dashurojë pafundësisht dhe do ju bëjë ta adhuroni më shumë jetën pranë tij. Nuk do mungojnë as fjalët e as gjestet e ngrohta. Nëse jeni beqarë sytë do ju shkëlqejnë, zemra do ju rrahë dhe do ju duket se jeni në një ëndërr. Në punë keni për të marrë një lajm të rëndësishëm që keni pritur gjatë. Ja që ndonjëherë është më mirë kur ja lë gjërat kohës. Buxheti nuk do jetë i keq, prandaj po u treguat të arsyeshëm me shpenzimet gjendja do qëndrojë shumë e mirë edhe më vonë.
Shëndeti: Shëndeti i përgjithshëm do jetë i qëndrueshëm, por kujdes me stresin.
Këshilla e Ditës: Besoni tek koha, ajo sjell gjithmonë përgjigjet e duhura.


Gaforrja
Gjatë kësaj dite do i merrni gjërat më seriozisht në çdo fushë dhe keni për të marrë edhe vendime. Nëse keni një lidhje do rizgjoheni nga gjumi letargjik dhe do mundoheni të bëni diçka ndryshe që të përjetoni më tepër emocione. Nëse jeni beqarë nuk do arrini dot të fiksoheni vetëm pas një personi sepse do ju pëlqejnë disa njëherësh. Në punë mund të filloni një projekt shumë më të rëndësishëm nga më parë dhe planetët do ua ndriçojnë përherë rrugën. Dëgjoni edhe instinktin në disa momente. Në planin financiar mos prisni përmirësime të menjëhershme, por tregohuni sa më të duruar në mënyrë që të keni edhe më shumë përfitime.
Shëndeti: Kujdes me ushqimin dhe gjumin, pasi lodhja mund t’ju dëmtojë.
Këshilla e Ditës: Durimi është çelësi i suksesit, mos nxitoni.


Luani
Inteligjenca dhe vendosmëria do ju çojnë atje ku dëshironi sot prandaj të gjithë do ju adhurojnë. Nëse jeni në një lidhje keni për të kaluar një ditë të bukur. Do dini si t’i shprehni ndjenjat gjithë kohës dhe marrëdhënia në çift do mbetet e mirë. Nëse jeni beqarë do jeni shumë përzgjedhës dhe nuk do kënaqeni me personat që do njihni. Në punë do e bëni çdo gjë me shumë përkushtim dhe nuk do ju dalin pengesa. Do mësoni edhe gjëra të reja sot nga ato që do arrini. Në planin financiar do ju gjeni zgjidhje problemeve tuaja pasi gjendja do përmirësohet mjaft nga një shumë e madhe që do iu japin familjarët.
Shëndeti: Do ndiheni energjikë, por shmangni lodhjen fizike të tepërt.
Këshilla e Ditës: Besoni tek vetja, forca juaj është arma juaj më e madhe.


Virgjëresha
Hëna do ju shtojë dëshirën për t’ia mbathur e për të bërë diçka ndryshe sot. Lëreni veten të lirë dhe ndiqni zemrën pasi nuk keni për t’u zhgënjyer. Ju që jeni në një lidhje do dashuroheni pa dorashka dhe në çdo moment do përjetoni kënaqësi të veçanta. Nëse jeni beqarë do ndiheni të bllokuar dhe nuk do ja shprehni dot ndjenjat një personi që e adhuroni. Po pritët gjatë ka rrezik që dikush tjetër t’ua rrëmbejë atë nga duart. Në punë, aftësia juaj komunikuese dhe bashkëpunuese do ju të arrini lart e më lart. Shumë do ju adhurojnë, do ju marrin si shembull dhe do ju kërkojnë këshilla. Financat nuk do jenë aq të kënaqshme sa për të hequr para mënjanë, prandaj bëni kujdes.
Shëndeti: Kujdesuni më shumë për trupin tuaj, aktiviteti fizik do ju bëjë mirë.
Këshilla e Ditës: Mos e lini për nesër atë që mund ta bëni sot.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do jeni me humor shumë të mirë dhe të gatshëm të ndihmoni këdo që do ju dalë përpara. Për ju të dashuruarit do jetë ditë pozitive. Herë pas here do iu pushtojë edhe pasioni i zjarrtë. Nëse jeni beqarë do keni takimin më të veçantë të jetës tuaj. Me personat e rinj shumë shpejt do fillojnë edhe lidhje serioze, romantike dhe afatgjata. Në punë do keni edhe më shumë sukses nga sa keni menduar më parë. Do jeni të logjikshëm dhe mund të nënshkruani edhe kontrata afatgjata. Me shpenzimet tregohuni sa më të matur që të mundeni sepse vetëm kështu do shmangni problemet.

Shëndeti: Falë humorit të mirë dhe ekuilibrit shpirtëror do ndiheni më energjikë se zakonisht. Kujdesuni megjithatë për orët e gjumit që të mos bini në lodhje.

Këshilla e Ditës: Mbani buzëqeshjen edhe përballë sfidave, ajo do jetë arma juaj më e fortë sot.


Akrepi

Sot stresi do ju pushtojë herë pas here dhe do keni dëshirë të mbylleni diku e mos bëni asgjë. Për sa i përket jetës në çift asgjë e rëndësishme nuk ka për të ndodhur. Bëni thjesht atë që do ndieni dhe do jeni të plotësuar. Ju beqarët nuk do ndiheni ende të sigurt për të hedhur hapa, kështu që me disa persona do pranoni thjesht të shoqëroheni si shokë. Në punë nuk do keni besim tek vetja, nuk do i dëgjoni këshillat dhe si përfundim nuk keni për të arritur asnjë gjë. Buxheti do përmirësohet mjaft falë një trashëgimie të madhe që do merrni nga gjyshërit tuaj, por kjo nuk do të thotë që ju të filloni të shpenzoni pambarimisht.

Shëndeti: Do ndiheni të lodhur mendërisht dhe fizikisht. Mjekët këshillojnë që të bëni pushime të shkurtra gjatë ditës për të shmangur tensionet.

Këshilla e Ditës: Mos e lini stresin të fitojë mbi ju, merrni frymë thellë dhe ecni ngadalë përpara.


Shigjetari

Për fatin tuaj të mirë sot do keni mbështetjen e Marsit që do ju shtyjë të ecni para dhe ta bëni jetën tuaj akoma më të bukur. Nëse jeni në një lidhje do i merrni me qetësi edhe disa mosmarrëveshje që mund t’iu lindin, madje mund të merrni përsipër edhe disa faje vetëm për ta qetësuar situatën. Mbrëmja në fakt do jetë shumë më e qetë dhe më e bukur. Nëse jeni beqarë do ndërmerrni sfida dhe do guxoni të njiheni edhe më tej me disa persona që do ju prezantojnë miqtë. Në punë nuk do keni dyshim tek aftësitë tuaja dhe mund të provoni veten në një projekt madhështor. Fillimi i mirë është gjysma e punës. Financat do mbeten të njëjta si dje.

Shëndeti: Energjia do jetë në nivel të lartë, por kujdes me ushqimet pikante që mund t’ju shkaktojnë shqetësime. Një ecje e gjatë do ju bëjë mirë.

Këshilla e Ditës: Mos kini frikë nga rreziqet, sepse guximi sot do shpërblehet.


Bricjapi

Dita e sotme do jetë e mbushur me konflikte dhe debate të njëpasnjëshme. Shpesh do ndiheni keq dhe do doni të shkëputeni nga gjithçka. Nëse jeni në një lidhje do keni vështirësi të shumta dhe do keni nevojë të qëndroni herë pas here vetë. Ai që keni në krah do jetë me nerva dhe nuk do pranojë të bëjë asnjë lëshim. Ju beqarët mos u dekurajoni edhe sikur të merrni refuzime sepse të paktën tentuat dhe nuk qëndruat në vend. Në punë sado që të mundoheni të arrini atje ku doni nuk do ja dilni dot sepse do keni kundër kolegët dhe disa shefa. Financat nuk do jenë të mira e për më tepër do ju kërkohet të shlyeni borxhet. Situata do jetë shumë e ndërlikuar.

Shëndeti: Ankthi dhe stresi do ju ndikojnë shumë. Një konsultë me mjekun për të kontrolluar tensionin dhe zemrën do ishte shumë e dobishme.

Këshilla e Ditës: Mos reagoni me nerva, durimi do jetë shpëtimi juaj sot.


Ujori

Sot do imagjinoni gjëra të paqena dhe kjo mund ta përkeqësojë situatën. Nëse jeni në një lidhje do keni disa mosmarrëveshje të vogla në orët e para të mëngjesit, por pas mesditës situata do fillojë të normalizohet. Ju të dashuruarit do keni një takim të jashtëzakonshëm i cili do ua ndryshojë drejtimin dhe do ju bëjë të ndiheni shumë më mirë. Ju beqarët ende nuk do i keni mendimet e qarta dhe nuk do veproni. Në punë kolegët do ju stimulojnë gjatë gjithë kohës, por gjërat nuk do jenë aq të lehta sa duken. Sado që të mundoheni nuk do i arrini dot të gjitha objektivat. Financat do dini si t'i organizoni dhe do e mbani gjithë kohës nën kontroll situatën. Asgjë e keqe nuk do ju ndodhë.

Shëndeti: Mjekët paralajmërojnë kujdes me sistemin nervor. Përpiquni të flini më shumë dhe të reduktoni kafenë.

Këshilla e Ditës: Mos u humbni në mendime, fokusohuni te realiteti që keni përpara.


Peshqit

Sot do zgjoheni me humor të keq dhe shumicën e kohës do jeni të mërzitur. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë shumë e ndërlikuar. Për çdo gjë do debatoni ashpër me atë që keni në krah dhe për asnjë moment nuk do hapni rrugë. Nëse jeni ende beqarë më në fund do mund ta gjeni princin tuaj të kaltër dhe e gjithë bota do ju ndryshojë brenda disa sekondash. Në punë, ndonjëherë do ju duket vetja sikur jeni të vetmit që punoni shumë dhe të tjerët përfitojnë prej jush. Reflektoni dhe mos lejoni t’iu bien në qafë. Të ardhurat nuk kanë për të qenë shumë të mira sot, megjithatë me një menaxhim më të kujdesshëm mundet edhe t'ia dilni.

Shëndeti: Stresi mund t’ju çojë në lodhje kronike. Merrni pushime të shkurtra, pini më shumë ujë dhe shmangni ankthin.

Këshilla e Ditës: Edhe dita më e vështirë ka dritën e saj – kërkojeni dhe do e gjeni.

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post