Dashi
Me shumë gjasë sot do tregoheni të ftohtë dhe nuk do shpreheni për ato që do ndieni. Për ju të dashuruarit ka rrezik që yjet të kenë ndikim negativ dhe ju të keni mosmarrëveshje e debate të njëpasnjëshme me partnerin. Ju beqarët do jeni shumë të turpshëm dhe nuk do arrini dot t'i shprehin ndjenjat ashtu si duhet. Në punë përqendrohuni tek gjërat që keni për të bërë dhe mos u merreni me problemet e kolegëve. Secili e zgjidh vetë gjithçka. Financat mbajini më tepër nën kujdes sepse po filluan problemet zor se do arrini dot t'i zgjidhni menjëherë.
Shëndeti: Mund të ndiheni të lodhur mendërisht dhe fizikisht. Pushoni më shumë dhe shmangni debatet e panevojshme që ju marrin energji.
Këshilla e Ditës: Mbajeni qetësinë dhe mos e lini nervozizmin t’ju prishë gjithë ditën.
Demi
Tregohuni shumë të kujdesshëm gjatë kësaj dite sepse disa persona do ua ngrenë nervat dhe do mundohen t’iu çekuilibrojnë. Ju të dashuruarit do silleni me shumë kujdes dhe marrëdhënia në çift ka për të qenë goxha e mirë. Surprizat nuk do mungojnë nga të dy palët. Ju beqarët do keni veçse mundësi për aventura kalimtare dhe për asnjë të ardhme, megjithatë emocionet kanë për të qenë shumë të forta. Në punë do keni interesa të ndryshme nga ata që ju rrethojnë. Më mirë mos tregoni çfarë do bëni që t’i surprizoni të gjithë. Buxhetin do e mbani gjatë gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do keni asnjë lloj problemi në këtë sektor.
Shëndeti: Do jeni energjikë, por stresi i vogël nga mjedisi rrethues mund t’ju lodhë. Kujdesuni për qetësinë shpirtërore dhe bëni pak aktivitet fizik.
Këshilla e Ditës: Mos lejoni askënd t’ju prishë ekuilibrin. Ruani qetësinë dhe fokusohuni tek gjërat që ju bëjnë mirë.
Binjakët
Do jeni tejet realistë gjatë kësaj dite dhe nuk do bëni asnjë lloj gabimi që mund t’iu cënojë nesër. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me bashkëpunim, tolerancë dhe mirëkuptim. Shumë do ju kenë zili për marrëdhënien që keni krijuar. Ju beqarët nuk do preferoni ta sakrifikoni lirinë tuaj vetëm për të ndryshuar statusin. Në punë do ju bëhet një ftesë që duhet ta pranoni nëse doni të ecni përpara. Mos lejoni që atë mundësi t’ua marrë dikush tjetër. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjatë gjithë kohës dhe gjendja ka për të qenë aq e mirë sa për të kryer pa frikë edhe shpenzime të mëdha.
Shëndeti: Gjendja shëndetësore do jetë e mirë, por kujdes me lodhjen e tepërt. Mos e lini trupin pa pushim.
Këshilla e Ditës: Shfrytëzojeni çdo mundësi që do ju jepet, mos u tërhiqni nga frika e të panjohurës.
Gaforrja
Mundohuni të shmangni sa më shumë divergjencat për gjëra të kota sot sepse gjërat mund t’iu marrin për keq. Nëse jeni në një lidhje, përpiquni të qëndroni më tepër kohë me atë që keni në krah dhe të flisni sa më hapur me njëri-tjetrin. Vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do përmirësohet. Ju beqarët jo vetëm që do keni takime, por mund të filloni edhe lidhje të qeta e të ekuilibruara. Në punë, planetët do iu inkurajojnë të bëni edhe më shumë përpjekje për të dalë fitimtarë. Mundohuni të mos dorëzoheni lehtësisht. Në planin financiar gjërat nuk do jenë shumë të qeta kështu që bëni kujdes.
Shëndeti: Stresi dhe tensionet e vogla mund t’ju rëndojnë sot. Mundohuni të shmangni debatet, pini më shumë ujë dhe bëni një shëtitje të qetë për të larguar mendimet negative. Kujdesuni gjithashtu për gjumin sepse është çelësi i ekuilibrit tuaj emocional.
Këshilla e ditës: Shmangni konfliktet e kota dhe përqendrohuni tek gjërat që kanë vërtet rëndësi. Vetëm kështu do ruani qetësinë dhe do jeni më të lumtur.
Luani
Do tregoheni shumë të arsyeshëm gjatë kësaj dite. Dielli gjithashtu do ju ndriçojë çdo mendim. Për ju të dashuruarit e sotmja ka për të qenë e bukur dhe e mbushur me momente të lumtura. Do bashkëpunoni gjatë gjithë kohës me partnerin. Ju beqarët nuk do keni aspak dëshirë të sakrifikoni lirinë tuaj dhe do i refuzoni të gjitha ftesat që do iu bëhen. Në punë do jeni shumë profesionistë dhe asgjë nuk do ju dalë jashtë kontrollit. Do dini edhe çfarë hapash të hidhni për të siguruar të nesërmen. Në planin financiar do iu jepen mundësi të mira që ju ta përmirësoni situatën dhe mund të hiqni edhe para mënjanë.
Shëndeti: Energjia do jetë e lartë dhe do ndiheni të fortë fizikisht. Kujdesuni vetëm të mos lodheni më tepër seç duhet. Një ushtrim i lehtë fizik ose meditimi do ju mbajnë në ekuilibër.
Këshilla e ditës: Besoni tek forcat tuaja dhe mos lejoni askënd t’ju lëkundë bindjet. Vetëbesimi do jetë arma juaj më e fortë.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite do dini t’i shprehni ato që ndieni dhe marrëdhënia me personat që iu rrethojnë do përmirësohet. Ju të dashuruarit do jeni goxha të përkujdesur për partnerin tuaj dhe ai do e vlerësojë mjaft gjithçka që do bëni. Buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë moment nga fytyra. Ju beqarët do lodheni pak, por në fund do e gjeni partnerin tuaj ideal. Në punë konkurrenca do jetë shumë e madhe, megjithatë kjo nuk duhet të jetë arsye që ju të dorëzoheni menjëherë. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë për të mos pasur probleme as në ditët në vijim më mirë shpenzoni me kursim.
Shëndeti: Sot do ndiheni të fortë dhe plot energji. Kujdesuni të ushqeheni shëndetshëm dhe mos lini pas dore aktivitetin fizik. Një shëtitje e gjatë ose një moment relaksi do ju bëjë mrekulli.
Këshilla e ditës: Mos u trembni nga konkurrenca. Ajo mund të bëhet një nxitje e fortë për të treguar aftësitë tuaja më të mira.
Peshorja
Ditë e mbushur me surpriza të bukura ka për të qenë kjo e sotmja. Në përgjithësi do merrni lajme pozitive. Ju të dashuruarit do kaloni plot momente të ngrohta dhe do ndiheni vërtet me fat që keni dikë si partneri në krah. Nëse jeni beqarë do bëni të gjitha përpjekjet për të gjetur personin e duhur, por yjet nuk do i keni në krah. Për të mos bërë gabime e për të mos u lënduar, më mirë të prisni edhe pak. Në punë mund të filloni një projekt të ri. Do keni goxha ide inovative dhe origjinale. Shefat po ju shohin me kujdes dhe shumë shpejt do ju propozojnë diçka. Buxhetin do dini ta menaxhoni dhe asgjë e papritur nuk do ju dalë në këtë sektor.
Shëndeti: Sot do ndiheni mjaft energjikë dhe pozitivë, megjithatë shmangni lodhjen e tepruar dhe kujdesuni për pushimin. Një aktivitet i lehtë fizik do ju ndihmojë të qetësoni mendjen.
Këshilla e ditës: Mos u nxitoni në çështjet e zemrës. Durimi është çelësi që do ju shpëtojë nga zhgënjimet.
Akrepi
Falë mbështetjes së madhe të Mërkurit dhe Venusit, por edhe falë mençurisë tuaj, sot gjërat do ju ecin për mrekulli. Ju që jeni në një lidhje do e forconi edhe më tepër marrëdhënien me partnerin. Pas një periudhe të zymtë më në fund do rilindë dielli. Ju beqarët do keni njohje dhe flirtime pafund, por asgjë të veçantë që mund të shkojë gjatë. Në punë duhet të mundoheni t’i organizoni si duhet detyrat në mënyrë që të mos ngatërroheni aspak. Me shpenzimet do jeni tej mase të kujdesshëm e të matur kështu që gjendja nuk do ketë asnjë lloj tronditjeje.
Shëndeti: Do jeni të qetë dhe plot energji. Kujdesuni vetëm të mos e teproni me lodhjen mendore. Një pushim i shkurtër gjatë ditës do ju bëjë mirë.
Këshilla e ditës: Organizimi është arma juaj sot. Mbajeni gjithçka nën kontroll dhe suksesi nuk do t’ju mungojë.
Shigjetari
Merrini gjërat si t’iu vijnë gjatë kësaj dite dhe keni për t’u ndier shumë më mirë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e zakonshme dhe pa asgjë të veçantë. Bëni gjithmonë atë që do ndieni dhe mos kërkoni me ngulm të përjetoni emocione të forta. Çdo gjë ndodh për një arsye. Ju beqarët do bini kokë e këmbë në dashuri me një person dhe nuk do druheni të hidhni menjëherë hapa. Në punë nuk do ju mungojë aspak motivimi, por duhet të hiqni dorë nga disa komplekse që mund t’ua ndërlikojnë jetën. Të ardhurat do i mbani nën kontroll dhe nuk do keni surpriza të këqija.
Shëndeti: Do keni energji të bollshme, por mos e shpenzoni kot. Kujdesuni për ushqimin dhe mos lini pas dore aktivitetin fizik.
Këshilla e ditës: Lëreni spontanitetin t’ju udhëheqë. Jo çdo gjë ka nevojë për plane të detajuara.
Bricjapi
Mundohuni sa të mundeni ta mbroni jetën tuaj sot edhe nga persona që iu janë bërë gjoja miq. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do rrezikohet nga persona të tretë. Ata do ju kenë zili dhe inat për marrëdhënien që keni ndërtuar dhe do mundohen t'iu bëjnë keq. Nëse jeni beqarë do ndihmoheni nga disa miq dhe do takoni personin me të cilin do kaloni gjithë jetën. Në punë nuk do i shihni gjërat shumë qartë, do ju mungojë durimi, besimi dhe do jeni edhe xhelozë për kolegët. Ndikimi i yjeve në planin financiar nuk do jetë shumë i favorshëm, megjithatë me pak ekonomi dhe maturi do ja dilni mbanë.
Shëndeti: Sot mund të ndiheni pak të lodhur dhe të tensionuar. Shmangni diskutimet e kota që ju marrin energji dhe gjeni kohë për pushim. Aktivitetet e qeta si shëtitjet do ju bëjnë mirë.
Këshilla e ditës: Mos i lejoni të tjerët të ndikojnë tek jeta juaj. Besojini vetëm atyre që kanë treguar vërtet me kohë se ju duan për të mirën tuaj.
Ujori
Më në fund, gjatë kësaj dite, do zbuloni disa gjëra që iu janë mbajtur fshehur dhe mund të lëndoheni. Nëse keni një lidhje, më në fund do e kuptoni se marrëdhënia me partnerin ka kohë që ka marrë tatëpjetën dhe kjo për faj të të dy palëve. Jeni marrë me gjëra të tjera dhe nuk i keni kushtuar rëndësinë e duhur detajeve në dukje elementare, por me shumë peshë për të ardhmen. Ju beqarët do vazhdoni të jeni në pritje të dashurisë së madhe, por nuk ka shumë mundësi të keni fat. Në punë do ju duhet të sakrifikoni pak më shumë për të arritur rezultatet e pritura. Mos prisni që ta bëjnë të tjerët atë që keni për të bërë ju. Financat do mbeten të njëjta edhe për disa kohë.
Shëndeti: Mund të ndiheni pak të dobët emocionalisht. Kujdesuni të mos izoloheni, flisni me dikë të afërt dhe merrni frymë thellë për të larguar tensionin.
Këshilla e ditës: Mos prisni nga të tjerët atë që mund ta bëni vetë. Vetëm duke marrë përgjegjësi do arrini aty ku dëshironi.
Peshqit
Gjatë kësaj dite do luftoni fort për pavarësi dhe liri absolute. Në fakt do e dini mirë si të veproni. Nëse keni një lidhje dhe doni që marrëdhënia juaj me partnerin të jetë sa më e mirë, duhet patjetër të jeni më të përgjegjshëm dhe të bëni pjesën tuaj për ruajtjen e harmonisë. Ju beqarët nuk do jeni të arsyeshëm dhe mund të hidhni hapa të gabuara për të cilat do pendoheni gjatë. Në punë do ju ofrohen mundësi të shkëlqyera për të treguar se sa vleni. Edhe vetë do habiteni nga ato që do arrini. Në planin financiar do jeni shumë herë më të kujdesshëm dhe gjendja do ketë disa përmirësime.
Shëndeti: Do jeni me shumë energji dhe optimizëm, por kini kujdes të mos e shpërdoroni. Kujdes me ushqimin dhe shmangni tepricat.
Këshilla e ditës: Vetëkontrolli është çelësi i suksesit tuaj sot. Nëse veproni me maturi do arrini të fitoni më shumë sesa prisnit.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
$ads={2}
Post a Comment