Horoskopi DITOR, për nesër e PREMTE 5 Korrik 2024

DASHI 

Duke pasur Jupiterin në krah sot do jeni më të gatshëm për të negociuar për çdo gjë dhe do jeni edhe mjaft bindës. Për ju të dashuruarit do ndodhin veçse gjëra të mira. Do bëni shumë për njëri-tjetrin dhe besimi do jetë reciprok. Edhe nëse keni pasur probleme do i kaloni. Për ju Beqarët, gjithçka duket se po ecën mirë në çdo fushë të jetës: merita është mbi të gjitha e juaja, falë angazhimit tuaj të vazhdueshëm, por yjet do të kenë ende një rol të rëndësishëm, duke ju vënë në pozicionin për të vepruar. Hëna do t'ju udhëheqë akoma me maturi dhe aftësi dalluese, duke ju ofruar mundësinë për njohje të reja. Në punë do jeni shumë të zotët dhe do realizoni çdo detyrë që do iu jepet. Mundet t'i jepni një ndihmë edhe kolegëve të ngushtë. Përfitoni nga kjo ditë e qetë për të riorganizuar buxhetin tuaj. Saturni do jetë në anën tuaj dhe do iu ndihmojë tej mase.

DEMI 

Edhe sot do jeni ndërmjet influencës së Neptunit dhe Jupiterit. Në tërësi situata do jetë e qetë dhe nuk do ketë asgjë të jashtëzakonshme Jeta juaj në çift nuk do ketë ndryshime të mëdha dhe në përgjithësi rutina do mbizotërojë. Ju Beqarët, nëse nuk ndiheni gati për një lidhje serioze, mos mendoni se një miqësi intime mund ta zgjidhë situatën. Ju mund të lidheni shumë dhe të dëshironi diçka që personi tjetër me siguri nuk do të jetë i gatshëm t'jua japë. Hëna gjithashtu mund të sjellë humor të keq dhe nuk do të jetë fare në anën tuaj. Sipas Horoskopit vip, në punë do vonoheni paksa nduke u marrë me gjëra pa rëndësi, por sërish do e mbaroni detyrën në momentin e kërkuar. Marsi do jetë planeti që do iu japë energji për ta menaxhuar me kujdes buxhetin, por ju sërish nuk do i ndalni shpenzimet e tepruara.

BINJAKËT 

Gjatë kësaj dite duhet të jeni më largpamës dhe duhet të mendoni më shumë për të ardhmen. Shprehini ato që mendoni dhe veproni. Nëse keni një lidhje, kultivimi i marrëdhënies me pasion do t'ju japë mundësinë të zbuloni një thesar në mbështetjen tuaj. Humori i mirë do ta pasurojë lidhjen me të qeshura, ndarje dhe mirëkuptim të ndërsjellë. Nëse jeni Beqarë, e premtja do t'i tejkalojë pritshmëritë tuaja: kudo që të shkoni do të merrni miratimin e gjerë, gjë që do t'ju japë kurajo të mjaftueshme. Dialogu dhe sensualiteti në çift do të jenë letra fituese dhe nëse shtoni pak iniciativë, do të keni në dorë një poker që do t'ju lejojë të përfitoni sa më shumë. Në punë ka ardhur momenti të tregoheni strategë dhe të matur. Mësojeni njëherë e mirë se me inat dhe nxitim nuk arrihet asgjë. Sektori i financave do jetë i mbrojtur. Të ardhurat tuaja do të rriten pak nga pak sepse ju do jeni të kujdesshëm edhe me shpenzimet.

GAFORRJA 

Intuita dhe ndjeshmëria do jenë aleatet tuaja më të fortë gjatë kësaj dite. Ata do ju ndihmojnë të dilni edhe nga situatat delikate ku keni rënë. Nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur mosmarrëveshje me partnerin tuaj mundohuni t’i sqaroni gjërat shpejt sepse nëse i lini pas dore situata mund të përkeqësohet më tepër. Nëse jeni Beqarë, nga sot do keni një mundësi unike që nuk duhet ta humbisni. Do të jetë një ditë e përkryer për t'u argëtuar dhe për të takuar njerëz të rinj. Lëreni veten, shijoni çdo moment dhe shfrytëzojeni momentin me gjithë entuziazmin e mundshëm! jeta sentimentale do të stabilizohet. Venusi, planeti i dashurisë do iu sjellë edhe më tepër emocione. Në punë do keni edhe më tepër besim tek vetja dhe do i merrni seriozisht detyrat që do iu jepen. Financat rrezikojnë të preken nga ndikimi negativ i Uranit. Vetëm nëse tregoheni vigjilentë do mund të dilni pa u lagur nga kjo situatë.

LUANI 

Influencat e planetëve do jene te kontrastuara sot. Në disa momente do ndiheni edhe në udhëkryqe dhe nuk do dini çfarë të bëni. Nëse keni një lidhje, nga njëra anë Jupiteri dhe Urani do sjellin debate të papritura dhe nga ana tjetër Venusi do e mbrojë dashurinë. Nëse jeni Beqarë, jepini mundësinë dikujt nga e kaluara juaj të shpjegojë veten. Kjo mund të çojë në një fillim të ri ose një fund përfundimtar të marrëdhënies, duke i hapur rrugën një agimi të ri plot gëzim. Do të keni një mundësi të mirë për të zgjeruar shtrirjen tuaj. Do përjetoni një aventure shumë të bukur dhe plot me emocione. Shfrytëzojeni sa me të mundni ditën. Në punë çdo iniciativë që do ndërmerrni do mbështetet nga Hëna dhe gjërat do jenë shumë më të lehta nga sa mund ta kishit menduar. Në planin financiar Dielli do jetë ogur i mirë. Kujdes duhet të bëni nga Plutoni që do iu nxitë ta lironi dorën me shpenzimet.

VIRGJËRESHA 

Do jeni shumë vizionarë sot dhe nuk do bëni aspak gabime. Yjet do iu japin mbështetje të madhe. Nëse jeni në një lidhje, gjithë maturia dhe durimi që keni treguar do japë frytet e duhura. Mjedisi yjor do iu bëjë t’i shprehni edhe më shumë ndjenjat. Nëse jeni Beqarë, do nisni një histori dashurie shumë interesante, dhe do keni mundësi të krijoni diçka të qëndrueshme. Do të jetë e rëndësishme të kapni momentin e duhur dhe të gëzoheni për atë që keni. Për më tepër ju femrat do keni një dashuri me shikim të parë. Nëse jeni meshkujt nuk duhet të nxiteni vetëm nga pamja e jashtme për të filluar një histori dashurie. Në punë mund t'iu duhet të qëndroni me orare të zgjatura për të përfunduar atë që keni nisur. Ambicia nuk do ju mungojë për asnjë moment. Në sektorin e financave gjithçka do iu shërbehet në pjatë të argjendtë. Fati do jetë me ju dhe buxheti do të përmirësohet goxha.

PESHORJA 

Do jeni shumë të matur gjatë kësaj dite dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Horoskopi paralajmëron një ditë mjaft të mirë, me momente veçanërisht të favorshme që do të ndikojnë në marrëdhëniet ndërpersonale dhe profesionale. Kjo mënyrë të sjelli do mbajë larg edhe problemet. Ju që keni një lidhje do kujdeseni shumë që marrëdhënia me partnerin të jetë sa më harmonike dhe me ngjyra. Dialogu dhe bashkëpunimi me të do të përmirësohet. Ju beqarët do jeni më ëndërrimtare se kurrë dhe do prisni gjatë gjithë kohës princin e kaltër. Sipas Horoskopit vip, deri në fund të ditës ëndrra mund të bëhet edhe realitet. Në punë do dilni më në pah dhe idetë tuaja do marrin aprovimin e shefave. Influenca e Saturnit tek financat do jete një sfide e vërtetë për ju. Tregohuni shumë të kujdesshëm.

AKREPI 

Edhe pse mund t’iu dalin të papritura jo të pëlqyeshme sot nuk do e lëshoni veten, por do luftoni fort për të zgjidhur çdo gjë. Do të përballeni me një ndryshim të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërpersonale, i cili do të zbulohet së shpejti ose më së voni deri në fund të javës. Në dashuri do të tregoni durim dhe këmbëngulje. Tensionet me partnerin nuk do të dëmtojnë stabilitetin emocional. Do e merrni më seriozisht lidhjen tuaj sentimantale. Nëse ende nuk i keni bërë gjërat zyrtare ka ardhur koha të merrni vendime. Nëse jeni vetëm, nuk do përjetoni aventura, por do filloni një histori të sinqertë që do vazhdojë gjatë. Në punë, në orët e mesditës mund të ketë edhe tension për shkak të xhelozisë së disa kolegëve,. Planetët nuk do influencojnë aspak në planin financiar. Për pasojë ai do jetë në ekuilibër të plotë dhe do jeni të qetë.

SHIGJETARI 

Kjo ditë do shënohet nga ndryshime të rëndësishme që mund t'iu bëjnë t'i rimendoni projektet që keni nisur. Nëse jeni në një lidhje vërtet do mendoheni seriozisht për të ardhmen, por asnjë moment nuk do e lini pas dore atë që dashuroni. Në këtë mënyrë edhe problemet do kalohen më shpejt. Ju beqarët do mund të keni një takim vërtet të rëndësishëm, por duhet të bëheni të duruar dhe kurrsesi nuk duhet të merrni vendime. Perspektivat në planin financiar duken të mira. Gjendja do vazhdojë të mbetet edhe sot e qëndrueshme. Në planin financiar duhet të merrni masa dhe duhet të punoni më shumë për ta mbajtur gjendjen të mirë.

BRICJAPI 

Intuita juaj nuk do jetë e keqe, por shpeshherë nuk do dini si ta përdorni atë. Jeta juaj sentimentale nuk do jetë mjaftueshëm e qetë kështu që duhet të jeni më të kujdesshëm. Për ju beqarët ka ardhur momenti të përjetoni emocione shumë të forta. Do keni të gjitha mundësitë për të nisur një histori të bukur dashurie. Në punë do e keni paksa të vështirë të ndiqni në mënyrë strikte planet që keni bërë dhe kjo do ua vonojë pak përfundimin e projekteve të kërkuara. Fati do iu buzëqeshë në planin financiar. Nga mesi i ditës do keni edhe një surprizë që do ua bëjë ditën edhe më të këndshme.

UJORI 

Sot në shumë momente do keni dyshime për vazhdimësinë në çdo fushë dhe do keni frikë të hidhni hapa para. Në dashuri, një ditë e shkëlqyer: një mundësi për të rinovuar veten fizikisht dhe mendërisht. Aftësia për të komunikuar do të jetë në kulmin e saj, si me fjalë ashtu edhe me gjeste, por do të jetë dialogu i sinqertë ai që shkëlqen më shumë. Beqarët do përjetojnë një ditë të gjallë dhe premtuese, e cila do favorizojë pushtime të reja. Karizma juaj do të jetë e dukshme dhe do të dini në mënyrë intuitive si të ndërveproni me të tjerët, duke përmbushur çdo pritshmëri. Në punë dëgjojeni zërin tuaj të brendshëm dhe mundohuni të bëni diçka ndryshe për të marrë akoma më shumë kënaqësi. Një koleg i besuar do ju ndihmojë gjithë kohës. Buxheti nuk do jetë aspak i stabilizuar kështu që mos bëni asnjë investim financiar. Prisni edhe disa ditë me tepër sepse do jeni me më shumë fat.

PESHQIT 

Do bëni çdo gjë që ta rinovoni jetën tuaj sot dhe motivimi nuk do ju mungojë në asnjë moment. Plutoni dhe Neptuni do ndikojnë paksa në jetën tuaj sentimentale nëse keni një lidhje. Ne ç’mënyrë? Do filloni të mendoni projekte të reja të përbashkëta dhe do ndiheni mirë. Nëse jeni Beqarë, ka disa lajme të mira për zemrën tuaj: këto ditë filli të korrikut konfirmojnë njohje të mira dhe miqësi intriguese. Aftësitë dhe joshja juaj do t'ju çojnë në përparim të dukshëm. Së shpejti do të shihni rezultatet. Në punë tensioni do shihet përfundimisht dhe do ndiheni shumë më të qetë të vazhdoni me detyrat që iu janë dhënë. Në planin financiar shmangni me çdo kusht të ndërmerrni rreziqe të mëdha sepse situata nuk do jetë në favorin tuaj.

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post