Shpjegimi ëndrrave sipas muajit

 Në kuptimin dhe interpretimin e ëndrrave tuaja, kohët e muajve të vitit se kur këto ëndrra shfaqen në gjumin tuaj, kanë një rëndësi të madhe në zbërthimin dhe shpjegimin e tyre.Më poshtë do të gjeni listën e 12 muajve të vitit me ndikimin dhe shpjegimet e tyre përkatëse, nga muaji Janar deri në muajin Dhjetor.

Nga 5 Janari deri më 2 Shkurt,

ndërthurjet e episodeve të ëndrrave që mund të shihni gjatë kësaj periudhe janë shumë të favorshme për interpretimet e ëndrrave tuaja lidhur me realitetin. Tregohuni të kujdesshëm për të sjellë në vëmendje çdo detaj dhe për t’a lidhur atë me realitetin.

Nga 3 Shkurti deri në 4 Mars,

tregoni kujdes gjatë kësaj periudhe! Kushtet ekonomike janë të këqija. Më mirë të mos i vini në dyshim ëndrrat tuaja gjatë kësaj kohe.

Nga 5 Marsi deri në 2 Prill,

ëndrrat e kësaj periudhe pranverore kanë gjithmonë rezultate të mira. Shijojini dhe shfrytëzojini ato për t’i bërë realitet!

Nga 3 Prilli deri më 2 Maj,

ëndrrat e kësaj periudhe janë të mbara, por do t’ju duhet një kohë e gjatë për t’i realizuar, ndërsa ëndrrat e dëmshme dhe jo të mira që mund të shihni gjatë këtyre ditëve, për fat të keq do të realizohen menjëherë.

Nga 3 Maji deri më 31 Maj,

ëndrrat që mund të shihni gjatë këtyre ditëve janë të suksesshme, përveç atyre që kanë të bëjnë me blerjen ose shitjen e biznesit.

Nga data 1 deri në 30 Qershor,

ëndrrat e muajit Qershor janë pozitive, si qeshja e çiltër e një fëmije, por do të keni nevojë të prisni pasi do t’u duhet shumë kohë për t’i realizuar ato.

Nga 1 Korriku deri më 29 Korrik,

ëndrrat e Korrikut të nxehtë mund të konsiderohen si hapja e dyerve të së mires në jetën tuaj. Edhe nëse do të shihni ëndrra të këqija gjatë këtij muaji, mundësitë që ato të sjellin negativitet në jetën tuaj reale janë shumë të pakëta.

Nga 30 Korriku deri më 28 Gusht,

ëndrrat jo të mira që mund të shihni gjatë kësaj periudhe do të marrin një kohë të gjatë për t’u realizuar, ndaj kijeni parasysh dhe merrni masa.

Nga 29 Gusht deri më 27 Shtator,

kjo është një periudhë e mirë dhe fatsjellëse. Mundësitë për ëndrra të këqija janë zero në këtë muaj.

Nga 28 Shtatori deri në 26 Tetor,

gjatë kësaj periudhe duhet të tregoni shumë kujdes! Vdekja mund të shoqërojë ëndrrat tuaja dhe për fat të keq humbja dhe zija mund të mos vonojnë për t’u bërë realitet.

Nga 27 Tetori deri në 24 Nëntor,

ëndrrat që do të shihni gjatë këtyre ditëve mund të shoqërohen me episode jo të favorshme nëse keni në plan të udhëtoni në realitet. Mos i merrni shumë parasysh!

Nga 25 Nëntori deri në 24 Dhjetor,

ky mund të konsiderohet pa frikë një muaj i bekuar. Shijojeni atë në çdo ëndërrim! Nëse gjatë këtyre ditëve ëndërroni një udhëtim, filloni pa vonesë ta planifikoni atë.

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post