Horoskopi Ditor e Shtune 22 Korrik 2023

DASHI

Ditë shumë problematike dhe e mbushur me moment të tendosura do jetë kjo e sotmja. Nëse jeni në një lidhje duhet patjetër të bëni edhe lëshime sepse me kokëfortësi nuk shkohet askund. Orët më delikate do jenë ato të pasdites.

Ju beqarët do jeni te lire si ajri dhe do bëni çfarë t’iu thotë mendja për momentin. Nuk pritet asgjë me rëndësi. Në punë Mërkuri dhe Jupiteri do ju krijojnë kushtet e favorshme për të realizuar planet, por ju nuk do I shfrytëzoni sa duhet. Në planin financiar gjithashtu do silleni keq duke e përkeqësuar akoma dhe më shumë situatën.

DEMI

Do keni shumë besim tek vetja gjatë kësaj dite dhe kjo gjë mund të sjellë të mira dhe të këqija. Ju që jeni në një lidhje  nuk do i rezistoni dot tundimit dhe mund ta tradhtoni atë që keni në krah. Për momentin nuk do ju duket gabim, por më vonë do e kuptoni kur të përballeni më pasojat.

Ju beqarët sado që te mundoheni do e keni te vështirë ta gjeni princin tuaj të kaltër. Në punë duke besuar shumë tek vetja nuk do ua vini veshin kolegëve dhe do bëni gabime të njëpasnjëshme. Mund të humbisni edhe disa mundësi të mira që nesër do ju sillnin më shumë fitime. Sipas Horoskopi.vip , në planin financiar do jete Saturni ai që do ju ndihmojë te ruani gjithë kohës ekuilibrin.

BINJAKËT

Sot do jeni të gatshëm të lini çdo gjë tjetër mënjanë vetëm për t’iu përkushtuar çështjeve dhe projekteve të preferuara. Nëse jeni në një lidhje dita do jetë e bukur, por e qetë. Nuk do I bini në qafë partnerit, por as ai nuk do kërkojë nga ju gjëra ekstreme.

Ju beqarët nuk do jeni me fat dhe ne disa moment do mërziteni. Yjet nuk do privilegjojnë takimet e reja sot. Në punë vështirësitë do ekzistojnë ende, por ju nuk do ndaleni dhe do bëni më të mirën që gjërat të funksionojnë si duhet. Me financat nuk do dini si të silleni, por fati do jetë me ju gjatë gjithë kohës.

GAFORRJA

Sot do jeni të gatshëm të keni marrëdhënie të mira me të gjithë ata që ju rrethojnë dhe do kaloni moment shumë të këndshme. Nëse jeni në një lidhje çdo gjë që keni dashur do ju plotësohet. Do jeni me te lirshëm për të folur me partnerin dhe për të shprehur çdo mendim.

Ju beqaret nuk do e keni aspak të vështirë të bëni plane joshjeje dhe të arrini të tërhiqni pas vetes atë që do pëlqeni. Në punë, në disa raste ambienti nuk do jete i qetë, por me optimizëm dhe këmbëngulje gjithçka do ndryshojë. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj. Do i zgjidhni problemet një e nga një dhe do jeni më të qetë kur të shpenzoni.

LUANI

Sot planetët do ju ndihmojë në përballoni disa paragjykime që do ju bëhen, por shpesh do ndiheni nervozë. Nëse tregoheni më realistë me personin që keni në krah çdo gjë do ju ecë për mrekulli sot ju të dashuruarve. Nga ana tjetër po kërkuat gjëra të pamundura do përballeni me zhgënjime.

Ju beqarët nuk duhet të mundoheni ta bëni për vete dikë duke e gënjyer për gjithçka. E vërteta do dalë njëherë në dritë. Në punë duhet t’i bëni sytë katër dhe nuk duhet të bëni gabime pasi eprorët nuk do tolerojnë asgjë. Të ardhurat do kenë përmirësime nëse merreni më shumë me menaxhimin e tyre.

VIRGJËRESHA

Sot do iu jepni rënësi gjërave vërtet me vlerë dhe do lini pas dore çdo gjë tjetër. Nëse jeni në një lidhje respektojeni mendimin e partnerit tuaj dhe mundohuni që për çdo gjë të bini dakord. Në këtë mënyrë do e forconi edhe më tepër lidhjen që keni krijuar.

Nëse jeni beqarë do hallakateni kot së koti me disa persona që nuk ja vlejnë aspak për të krijuar një lidhje. Në punë ambienti do jetë herë pas herë i tensionuar. Mundohuni të shmangni sa të mundeni debatet dhe të tregoheni profesionistë. Financave do ju kushtoni më tepër rëndësi dhe nuk do e lejoni veten të kryeni shpenzime të ekzagjeruara.

PESHORJA

Sot do jeni shumë të logjikshëm dhe tolerant dhe këto cilësi do ju ndihmojnë të keni një ambient të ngrohtë në çdo fushë. Nëse jeni në një lidhje do mobilizoheni për të ruajtur një klimë sa më të ngrohtë dhe do hiqni dorë edhe nga disa vese vetëm për t’ia bërë qejfin partnerit.

Sipas Horoskopi.vip  ju beqarët do jeni euforike dhe mund të hidhni hapa pa u menduar gjatë. Gjithsesi gjithçka do dalë për mirë. Në punë do jeni aq të kujdesshëm dhe detajistë saqë do i mahnitni të gjithë më arritjet që do keni. Paratë do jenë të mjaftueshme për të kaluar një ditë pa probleme.

AKREPI

Nëse doni që gjërat t’iu ecin mirë gjatë kësaj dite dëgjojeni më shumë zemrën tuaj. Nëse jeni në një lidhje do tregoheni impulsivë dhe ka rrezik të bëni gabime të pafalshme. Gjërat nuk do ju ecin në drejtimin e duhur kështu që reflektoni sa pa qenë shumë vonë.

Ju beqarët do dini  si të joshin dhe kë. Zemra do jetë ajo që do ju drejtojë gjithmonë. Mbrëmja do jetë më me fat dhe më emocionuese kështu që duhet ta shfrytëzoni sa të mundeni. Në punë nuk do keni fitore të mëdha, megjithatë as problem ekstreme. Merkuri do jetë planeti që do ua qartësojë mendimet në planin financiar dhe do ju nxitë të hidhni hapat e duhura.

SHIGJETARI

Mërkuri do ju nxitë të bëni shumë gjëra njëherësh sot, por pavarësisht vështirësive apo rreziqeve do ja dilni mbanë. Do kënaqeni pa fund në krahët e partnerit tuaj ju të dashuruarit dhe do jeni gati tashme të bëni disa zgjedhje. Shumë gjëra do ndryshojnë pas kësaj dite reshtu përgatituni.

Ju beqarët do kaloni gjithë ditën me disa miq të vjetër të cilët kishit vite pa i takuar prandaj nuk do gjeni kohe për të kërkuar princin e kaltër. Sektori profesional do jetë o ngarkuar. Do merreni me dy punë njëherësh, do lodheni, por arritjet do sjellin kënaqësi pafund. Te ardhurat do jenë të mira, por jo aq sa për të shpenzuar me sy mbyllur.

BRICJAPI

Sot do jeni këmbëngulës dhe të guximshëm kështu që asgje nuk do jetë e pamundur. Nëse jeni në një lidhje do jeni të pandashëm nga partneri, të dashuruar si ditën e pare dhe gjithmonë prezentë për njëri- tjetrin. Një ëndërr e hershme do bëhet realitet.

Nëse jeni beqarë do jeni sharmantë dhe në mbrëmje do keni sukses në dashuri. Në punë do dini si të veproni kurdoherë dhe suksesi do jetë i garantuar. Çdo përpjekje apo sakrificë do ju kompensohet. Buxheti nuk ka për të qenë në gjendjen më të mirë të mundshme sepse nuk do arrini dot t’iu vini fre shpenzimeve.

UJORI

Yjet do ju mbrojnë në tërësi gjatë kësaj dite dhe pengesat që ju kishin dalë do bien njëherë e mirë. Nëse jeni ne një lidhje do jeni në të njëjtën linjë me partnerin për gjithçka dhe do bëni të pamundurën që ta konsolidoni marrëdhënien. Disa mund të formalizojnë lidhjen që kanë nisur prej kohësh.

Beqarët do kenë nevojë të papërmbajtshme për të eksploruar dhe do joshin pa e kufizuar veten. Në mos do fillojnë lidhje, do kenë njohje mjaft interesante. Në punë do pranoni të rishikoni metodat e përdorura dhe pranoni këshillat e kolegëve. Sektori i financave do jetë goxha i mirë, por një shpenzim i papritur në mbrëmje mund ta dobësojë paksa gjendjen.

PESHQIT

Hëna do ndikoje tej mase në jetën tuaj sot dhe do ju shtojë dëshirën për të lëvizur, për të eksploruar dhe për të bërë ndryshime edhe ne dekorin e shtëpisë. Nëse jeni në një lidhje, jo në çdo moment gjërat do ecin ashtu si kishit dashur. Ndonjëherë mund të keni edhe mërzitje dhe do doni të ndryshoni gjithçka.

Ju beqarët do i keni të gjitha mundësitë për të joshur dhe për të bërë deklarata. Po nuk e bëtë sot, nuk do mund ta bëni dot as në ditët në vijim. Në punë do ndiheni shumë më mirë se kohët e fundit. Mërkuri dhe Dielli do ju bëjnë më dinamikë dhe të gatshëm për të filluar çdo lloj projekti që do ju propozohet. Në planin financiar, shpenzimet e mëdha të kryera së fundmi do sjellin pasoja.

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post