Horoskopi Ditor e Premte 23 Qershor 2023

DASHI

Sot do iu përkushtoheni pafundësisht miqve sot dhe mund të fillojnë konfliktet me personat me të cilët ndani jetën. Do ju duhet të bëni disa zgjedhje. Mos e lini shumë pas dore partnerin sepse pak nga pak keni për ta humbur atë përgjithmonë. Mos luani me durimin e tij. Ju beqarët, gjeja e fundit që do ju shkojë nëpër mend sot është afrimi me dikë apo fillimi i një lidhjeje. Në punë, për fat të mirë, do jeni mjaft kreativë dhe plot ide për të arritur edhe më lart. Do jeni të drejtpërdrejtë edhe me kolegët dhe me shefat dhe do merrni atë që do meritoni. Paratë duhet thjesht t’i menaxhoni më mirë që të mos keni probleme.

DEMI

Dashuria është ajo që do ju motivojë gjatë kësaj dite dhe do ju drejtojë të bëni zgjedhjet më të mira. Nëse jeni në një lidhje do e adhuroni partnerin për përkujdesin që do tregojë ndaj jush. Ai nuk do ndalet së ju përkëdheluri dhe së plotësuari çdo dëshirë. Ju beqarët nuk duhet të hidhni hapa të kota pa qenë të bindur për atë që doni në të vërtetë. Çdo hap i gabuar do sjellë probleme në të ardhmen. Në punë jo çdo gjë do ju ecë sipas planeve, por sipas parashikimeve të Horoskopit interesant  dita do mbyllet mirë. Gjërat kryesore do i realizoni. Financat mund të kenë disa probleme sepse nuk do logjikoni kur të shpenzoni.

BINJAKËT

Sot do ngrini shumë pikëpyetje dhe nuk do jeni të sigurt për hapat që do hidhni. Urani do sjellë vështirësi, mërzitje dhe stres për ju që jeni në një lidhje. Do ndiheni të pafuqishëm për ta ndryshuar për mirë situatën. Ju beqarët duhet të mendoheni më gjatë dhe të gjeni strategjitë e duhura për t’ia dalë mbanë. Në punë sado që të bëni përpjekje nuk do ecni dot përpara me rimtin që duhet. Do keni vonesa, pengesa dhe ne disa rase nuk do dini si të veproni. Buxheti ka për të qenë më i qëndrueshëm se dje, por ende jo në gjendjen e duhur. Bëni durim dhe tregohuni sa më të kujdesshëm.

GAFORRJA

Hëna do ju bëjë edhe më sharmantë gjatë kësaj dite, por Mërkuri në disa momente do e bllokojë komunikimin në familje. Nëse jeni në një lidhje mundohuni që për çdo dyshim apo paqartësi të flisni hapur me partnerin dhe të mos lini asgjë për nesër. Do falni dhe do ju falin sot. Nëse jeni ende të vetmuar ka mundësi të ndeshni në mes të rrugës një person që do ua ndryshojë jetën në mënyrë të paimagjinueshme. Në punë nuk do jeni më të mirët, por do ua kaloni disa kolegëve ziliqarë dhe që ju kanë sharë. Për mirëqenien e financave duhet të përkujdeseni pak më tepër.

LUANI

Sot do jeni shumë më optimistë, miqësorë dhe alegro kështu që gjërat do ju ecin më mirë se më parë. Për ju të dashuruarit nuk parashikohet aspak një ditë rutinë. Do mendoni gjithë kohës gjëra interesante, do e mahnitni partnerin dhe ai më në  fund do ju bëjë propozimin e shumëpritur. Ju beqarët mund të takoni dikë në një aktivitet sportiv dhe mund të fiksoheni keq. Reflektoni pak kohë para se të hidhni hapa. Në punë do e bëni çdo gjë me korrektësi dhe organizim kështu që çdo gjë do ju ecë  sipas planeve. Financat do jenë të kënaqshme, por gjithsesi mos u tundoni të blini gjëra të shtrenjta.

VIRGJËRESHA

Entuziastë dhe dinamikë sot do doni të provoni gjithë kohës emocione të reja. Bëni vetëm pak kujdes mos shpërqendroheni dhe bëni ndonjë gabim. Nëse keni një lidhje do jeni të parrëzistueshëm dhe partneri do ju dashurojë me shumë pasion. Përgatituni të merrni edhe propozime të mëdha ose surpriza që nuk i kishit imagjinuar. Ju beqarët do e keni shumë më të thjeshtë ta hapni zemrën sot dhe mund të afroheni me dikë. Në punë, shefat do ju sugjerojnë diçka të re e mjaft interesante. Mos u frikësoni, por tentoni dhe testoni edhe veten. Paratë nuk do jenë problematike dhe nuk do keni vështirësi për të kryer shpenzimet e nevojshme.

PESHORJA

Ka rrezik që stresi t’iu pushtojë herë pas here sot dhe nuk do ju lënë të qetë për t’i parë gjërat si duhet. Për fat Urani do ju bëjë disi më kreativë e më guximtarë. Nëse jeni në një lidhje harmonia do mbizotërojë mes jush dhe atij që dashuroni. Do i shprehni edhe më furishëm ndjenjat dhe do ndiheni shumë më të qetë. Nëse jeni vetëm Horoskopi interesant  parashikon një ditë të paqëndrueshme. Do pëlqeni disa persona, por do ju mungojë guximi për t’i shprehur ndjenjat. Në punë vërtet do acaroheni me disa gjëra që do ju ecin ters, por deri në fund të ditës do zgjidhni gjithçka dhe do arrini objektivat. Edhe sektori i financave do jetë me i kënaqshëm.

AKREPI

Kujdes me egon gjatë kësaj dite sepse mund t’ua çojë gjërat në anë të kundërt. Do ju mungojë objektivizmi dhe në disa momente mund të ndiheni vërtet keq. Nëse jeni në një lidhje partneri do ju mbrojë më shumë sesa duhet dhe ndonjëherë kjo për ju do jetë e padurueshme. Në disa momente tensioni do jete i madh. Ju beqarët duhet të tregoni pak më të përkujdesur për pamjen në mënyrë që të bini më tepër në sy dhe të tërhiqni sa më shumë persona. Në punë do flisni shumë mirë në publik dhe do gëzoni simpatinë e shefave. Gjithsesi mos u bëni mendjemëdhenj. Financat do dobësohen goxha sepse do shpenzoni për produkte luksi.

SHIGJETARI

Sot do ju ndryshojë shpejt humori  dhe mundet të acaroheni me disa persona në punë. Përmbajeni veten sepse fjalët e thëna nuk kthehen dot mbrapa. Nëse keni një lidhje do kapeni edhe për gjëra të koha me atë që keni në krah de do konfiktoheni. Sado që të mundohet ai të hapë rrugë ju do kërkoni të pamundurat dhe si përfundim nuk do merrni asgjë. Ju beqarët do jeni të drejtpërdrejtë dhe do veproni me shpejtësi, Ato që ndieni d ja thoni tjetrit pa u menduar gjatë. Në punë ka rrezik të ndihmoni më shumë të tjerët sesa veten tuaj dhe do mbeteni mbrapa. Gjendja e parave fatmirësisht do jetë me e mirë se dje.

BRICJAPI

Toleranca dhe dashamirësia do jenë dy virtytet tuaja më të çmuara sot. Nëse keni një lidhje nuk do e mbani më kokën mënjanë, përkundrazi do lini pas krahëve gjithçka dhe do mundoheni ta bëni çdo moment sa më emocionues. Do dilni më shumë sot dhe do argëtoheni pafundësisht. Edhe përpjekjet e beqarëve do jenë të suksesshme gjate gjithë kësaj dite kështu që edhe ata do ndihen më të plotësuar. Në punë do i shihni gjërat me largpamësi dhe nuk do ndaleni derisa të arrini majën e gjithçkaje. Askush nuk do mund t’ua kalojë. Buxheti do jetë i shkëlqyer. Përfitoni për të shlyer disa borxhe.

UJORI

Mërkuri do ju bëjë shumë impulsivë gjatë kësaj ditë dhe nuk do bëni aspak kujdes me fjalët para se t'i thoni. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet të bëni çdo gjë si do ju thotë partneri, por të paktën dëgjojeni kur ju flet dhe mos i dilni kundër. Po folët hapur me të do arrini të zgjidhni edhe disa hatërmbetje e do i kuptoni disa gabime. Ju beqarët do jeni shumë pak fat në dashuri dhe për fat të keq nuk do e gjeni personin e ëndrrave. Në punë ka për të qenë një dite mjaft intensive. Do jeni goxha të ngarkuar dhe ndonjëherë nuk do bëni kujdes me hapat. Në planin financiar vetëm po bëtë ekonomi gjendja mund t'iu stabilizohet.

PESHQIT

Do ndiheni të frustruar gjatë kësaj dite dhe nuk do dini çfarë hapash të bëni sidomos ne planin profesional. Nëse jeni në një lidhje flisni sa më qartë me partnerin, paraqitjani kërkesat dhe më pas prisni përgjigjet e tij. Qëndroni përherë të hapur për dialog sepse vetëm ashtu mund të zgjidhen edhe problemet. Nëse jeni beqarë do j\iu bëhen propozime dhe do iu jepen sugjerime, por nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Në punë për fat të keq nuk do merrni ato që keni pritur dhe në shume momente do ju duket sikur i gjithë mundi ju ka ikur kot. Në planin financiar do ndikoheni shumë nga të tjerët dhe mund të bëni gabime.

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post