Çfarë do të sjellë pranvera për të gjitha shenjat e horoskopit

Si ndikon ekuinoksi pranveror tek shenjat e horoskopit? Është një fillim i ri, një cikël i ri, dhe/ose një set i ri sfidash që do të ndërmarrësh.

DASHI

Gëzuar ditëlindjen! Ke pritur gjithë vitin të ndihesh zjarr, gjë që ka kuptim sepse je shenjë zjarri. Dielli, Mërkuri dhe Afërdita do të jetë të gjithë në favorin tënd, dhe e gjithë bota do të ndihet e gjallë me energjinë e pashtershme të Dashit. Shijoje të ndjerit sikur bota sillet siç do ti dhe prano huqet e tua. Do jesh kreativ dhe energjik, nëse e lejon veten. Karriera juaj do të marrë një shtysë nga 21 marsi  me henen e re ne shenje dhe do të jeni të apasionuar për të luftuar!

DEMI

Do ndiheni çuditshëm tani për tani dhe në ankth. Kjo është për shkak të intuitës tuaj që ju tregon pjesët që zakonisht dëshironi të mbani të fshehura dhe jo t’i përballoni, dem. Të njohësh nënvetëdijen mund të jetë e vështirë, por duhet ta bëni para ditëlindjes tuaj në fund të prillit. Po përjetoni shumë dyshime rreth asaj që doni të jeni, sepse as nuk e dini si dukeni rani. Përpiquni të njihni veten më mirë në këtë periudhë dilemash dhe do të shpërbleheni më vonë.

BINJAKET

Oh Binjak. Departamenti i miqve do të jetë në zjarr këtë muaj, vetëm sigurohuni që të dini 100% se kë doni të keni afër, që të mos rrini me këdo. Mos ki frikë të mbash qëndrime të pazakonta për ty dhe t’i bësh të ditur njerëzve se sa i do. Do ta duan edhe më shumë shoqërinë tënde.

GAFORRJA

Mbahu fort Gaforre. Po zhvendosesh në shtëpinë e 10-të të karrierës tani, që nuk është gjithnjë forca jote natyrore. Do ndiheni pak të pasigurt, sepse s’mund të përdorni ngrohtësinë tuaj natyrale për të dalë nga konfliktet profesionale që mund të ndjeni. Ju do të jeni më të kujdesshëm se ku qëndroni me njerëzit në jetën tuaj sepse e shihni shkëputjen kudo, por në këto momente mbani mend fuqinë tuaj. Ju jeni krijuar për të sjellë lumturi te të tjerët, dhe edhe nëse ndiheni të trembur, do të kaloni gjithçka.

LUANI

Do të jeni shumë kreativë gjatë ekuinoksit pranveror. Ti je në kulmin tënd kur është ngrohtë. Do ta adhurosh energjinë kreative që do të vijë në drejtimin tënd. Negociatat dhe inteligjenca e përgjithshme emocionale do t’ju shpërblejë, por fillimisht duhet të mendoni se çfarë doni dhe sa i pastër ishte qëllimi juaj.

VIRGJERESHA

Ju do të hyni në thellësi të shpirtit tuaj me t’i hyrë pranverës. Do të ndiheni emotivë dhe konfuzë, por mos u trembni. Natyra juaj e orientuar ndaj detajeve do të thotë që do të merrni gjërat që mundeni nën kontroll, ndërsa do të lëshoni ato që s’mund të kontrolloni, derisa të të vijë një plan loje. Relaksi është basti yt më i mirë tani. Do të dilni shumë më të fortë dhe të zgjuar pas kësaj.

PESHORJA

Gjëra të reja do ndodhin në aspektin e lidhjeve. Përgatituni të ndjeni goditjen nga dikush këtë sezon. Mos na thon ipse nuk ju paralajmëruam. Shenja juaj mund të kundërshtojë Dashin me peshën e qetësisë tuaj, por kjo ju bën diplomatin më të mirë dhe balancon gjërat në një moment të trazuar. Gjithçka për të cilën po punoni do të vijë e plotë për ju këtë ekuinoks, kështu që gëzohuni dhe shijoni frytet e punës tuaj. Qoftë një projekt i ri që e keni me pasion, hobi apo qëllime, çfarëdo që të filloni këtë muaj është e bekuar. Pra jepini!

AKREPI

Mendoni për shëndetin tuaj tani. Jeni tipi që mund të ngecë në emocione, por duhet të mbani mend sa e rëndësishme është gjendja juaj fizike. Kujdesuni për veten dhe bëni gjithçka që e bën trupin tuaj të ndihet më mirë.

SHIGJETARI

Do t’ju dalin pengesa përpara, që vetëm sa do t’ju ndihmojnë të vlerësoni atë që keni. Besojini instiktit tuaj dhe do të shihni vetëm të mira. Tregohuni dhe pak të kujdesshëm me financat, për të qenë më të sigurt.

RICJAPI

Ti s’e di çfarë po ndodh me familjen tënde por je gati të përballesh njëherë e mirë. Mund t’i jesh fshehur gjërave më parë, por tani ka ardhur koha të shëroheni në këtë aspekt dhe të përballeni me problemet deri në fund.

UJORI

Je një topth energjik, i etur për të komunikuar ide dhe pikëpamje të reja. Duket mungesa e durimit, por lajmi i mirë është se ju mësoni shpejt dhe mësoni dhe të tjerët rreth jush

PESHQIT

Nuk është më sezoni juaj dhe do të ndjeni shkëputjen në një aspekt shpirtëror. Por mos u shqetësoni. Hëna e re e 21 marsit ne shenjen dashit është shanci juaj për të falur mëkatet dhe mundësia për të marrë përgjigjet që do t’ju duhen.

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post