Ja çfarë duhet dhe nuk duhet të bëni, me Peshoren, Akrepin, Shigjetarin

Dashuria është një ndër ndjenjat më emocionuese, por me emocionin përzihen edhe shuam ndjenja të tjera komplekse, e pikërisht këtu fillojnë edhe ngatërrohen disi gjërat. teori. Të dashurosh nënkupton të ndjehesh e lidhur, të kujdesesh, të kesh nevojë dhe të obsesionohesh pas dikujt. Por secili prej nesh dashuron ndryshe e kërkon të dashurohet ndryshe. Prandaj mësoni se çfarë duhet të bëni për ta bërë dikë të dashurohet me ju dhe se çfarë duhet shmangni.

PESHORJA

Peshorja në dashuri

Në lidhjet personale janë të mirëkuptueshëm, sheshojnë çdo gjë me kompromis dhe shpesh i japin të drejtë të dashurit dhe kur s’ka të drejtë fare. E duan seksin e kundërt dhe rrezikojnë të kenë shumë partnerë e të mos jenë besnikë. Në fakt vuajnë nga teprica e romanticizmit. Martesat e tyre mbijetojnë sepse ata krijojnë një bashkim shpirtëror me partnerin dhe tolerojnë difektet e tij. Duhet të kenë kujdes që kur të fejohen të mos i zgjasin marrëdhëniet për një kohë të gjatë, por të martohen sa më shpejt.

Si ta bëni për vete Peshoren

Çfarë të bëni:

  1. Mundohu ta mbash gjithmone situaten e qete dhe harmonioze, pasi Peshorja vlereson kur gjerat jane te ekuilibruara .
  2. Kultivo interes per artin dhe letersine. Peshorja do te te tregoje vleren e muzikes dhe poezise.
    Pranoji ekstravagacat e vogla dhe beji komplimente te vazhdueshme, e do te ta ktheje me shume sensualitet.
  3. Merri nje mendim mbi gjerat qe po ndodhin ne jeten tende, pasi do te dije te te ndihmoje te marresh nje vendim te arsyeshem.
  4. Kupto qe jeta me nje Peshore eshte gjithmone si nje jete ne peshore, megjithate kjo shenje do te sjelle ekuiliber ne jeten tuaj.

Çfarë të mos bëni:

  1. Mos pretendo qe te marre vendime ne moment, edhe sikur te behet fjale vetem per faktin se cfare do te haje ne mengjes. Peshores i pelqen te vleresoje alternativat dhe mund te jete shume i pavendosur.
  2. Mos i thuaj qe nuk ka nje pamje te mire pasi mund ta besh te shqetesohet per gjithe diten dhe gjithe naten.
  3. Nuk duhet te jeni jo fleksibel apo jo spontan, dhe nese te pelqen t’i kesh te gjitha gjerat ne rregull mund te bezdisesh nga kjo shenje. Peshorja mund te jete nje shenje mjaft kapricoze.
  4. Nuk duhet ta shtyni qe te marre nje vendim te rendesishem, pasi pelqejne te mendojne per gjerat e rendesishme me ngadale dhe me kujdes

AKREPI

Akrepi në dashuri

Në dashuri të lindurit e shenjës së Akrepit janë pasionantë, besnikë me partnerin dhe kujdesen për të, të butë dhe janë të devotshëm ndaj tij. Janë epshorë në ekstrem dhe kanë dëshira të forta seksuale, pra duhet të kenë kujdes për organet e tyre gjenitale (riprodhuese). Në dashuri kërkojnë të arrijnë një bashkim, një bashkim shpirtrash me partnerin, pra kërkojnë shpirtin më tepër se trupin, kështu janë të aftë të arrijnë majat e pasionit ku mund të takojnë perversione të rrezikshme, duke u bërë përbindësha sadistë të erotizmit. Akrepi është simbol i seksit dhe janë dashnorë pasionantë, energjikë dhe seksualë. Ata e konsiderojnë bashkimin me atë që duan të shenjtë. Ndjenjat e tyre janë aq të thella saqë shpesh ata bëhen protagonistë të dashurive tragjike dhe të dhunshme.

Si ta bëni për vete Akrepin

Çfarë të bëni:

  1. Tregohu i kendshem sa me shume te mundesh sa here te jesh ne prezencen e tij. Do te vleresoje terheqjen tende seksuale ose te pakten ate qe duket si e tille.
  2. Ji i gatshem te flasesh me detaje per deshirat e tua erotike apo sekretet e tua me te fshehta.
  3. Ndaj gjithcka me te, do te doje te dije gjitcka per deshirat e tua te fshehta dhe do te doje te t’i plotesoje.
  4. Investo ne çarçafe mendafshi dhe qirinj. Akrepi do te marre persiper muziken e ambientit dhe masazhet.
  5. Hyr ne marredhenien me te thelle qe mund te kesh imagjinuar ndonjehere.
  6. Akrepi eshte partneri me pasional dhe magnetik qe ke njohur.

Çfarë të mos bëni:

  1. Mos e akuzo duke i thene qe nuk eshte besnik apo qe po luan me ndienjat e tua. Do ta marre si nje ofendim serioz. Akrepi eshte nje nga shenjat me besnike dhe te perkushtuar.
  2. As mos mendo te stimulosh xhelozine e tij si me qellim, apo edhe padashje.
  3. Mund tu godase duke u bere shume i nevrikosur apo jashte mase posesiv.
  4. Mos u tallni me performancat e tij seksuale. Ata jane te njohur per aftesine seksuale dhe jane shume krenare per kete.

 

SHIGJETARI

Shigjetari në dashuri

Në dashuri Shigjetarët janë ekspertë, flirtues, kërkojnë një partner të dëgjueshëm e të nënshtruar, që të jetë i kënaqur t’i ndjekë e t’u bindet. Megjithatë nuk janë tiranë kur gjithçka shkon mirë, përkundrazi tregohen bujarë dhe duan të bëjnë dhurata të papritura. Janë tipa pasionantë dhe dashurinë e shprehin copë. Nëse partneri i mashtron hidhen menjëherë në krahët e një partneri tjetër. Ka Shigjetarë që në dashuri kanë ‘qimet e derrit’ dhe gjejnë një partner që s’bën për ta. Nëse martohen janë bashkëshortë besnikë dhe prindër të denjë. Por ata janë dashnorë të lirisë dhe të dhënë pas karrierës kështu që në jetën e tyre, mbetet pak hapësirë për shtëpinë e familjen.

Si ta bëni për vete Shigjetarin

Çfarë të bëni:

  1. Tregoji gjithmone anen tende te ndriçuar dhe te kenaqur. Shigjetari do te te jape shembull duke u treguar gjithmone xhentil dhe optimist.
  2. Jepi lirine fizike dhe emotive per te cilen ka nevoje.
  3. Degjoje pasi do te te mesoje te arrish ate liri aq te shenjte ne jeten tende.
  4. Mbaj gjithmone gati nje valixhe udhetimi me pak gjera thelbesore. Mund te te kerkoje papritur te niseni ne ndonje udhetim neper vende te largeta apo ekzotike.
  5. E vlereson nje barcalete te mire, nje xhiro ne trenin e shpejtesise, apo nje shetitje ne mal.
  6. Ji entuziast, energjik, dhe gjithmone gati per aventura.
  7. Provo te gjitha aspektet e marredhenies, pasi Shigjetari mund te jete ne te njejten kohe i dashuri yt, miku yt me i mire, si edhe frymezimi yt.

Çfarë të mos bëni:

  1. Nuk duhet t’i tregosh anen me te erret dhe negative te personalitetit tend. Ai ka nevoje te shohe anen positive te jetes edhe nese do te thote qe te injoroje depresionin tend.
  2. Mos i thuaj asnjehere qe ai e ka gabim ndersa ti e ke mire. I pelqen te mendoje qe ai e ka gjithmone pergjigjen gati per cdo pyetje apo situate.
  3. Mos i zini frymen pasi do te ike.
  4. Nuk duhet te tregoheni te paduruar per te jetuar raportin ne çift dhe nese po pret deklarata te dashurise se perjetshme duhet te presesh edhe shume. Shigjetari nuk dashurohet shume lehtesisht.

 $ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post