DASHI
Të lindurit e kësaj shenje nuk janë të huaj ndaj aventurave. Entuziazmi, mbizotëron personalitetin tuaj, duke ju dhënë vetëbesim. Ju keni energji me bollëk, duke ju drejtuar drejt përmbushjes së ambicjeve që keni. Peshorja është mikja juaj, pasi kurdo herë që do tregoheni të nxituar dhe me shumë gjëra në kokë, ajo do ju drejtojë rrugën. Peshorja njihet për balancën, e cila kompleton tërësisht mentalitetin tuaj.
DEMI
Nëse i përkisni kësaj shenjë, njiheni për natyrën tuaj këmbngulëse. Edhe pse nuk ju pëlqen të shfaqni ndjenjat, jeni të dashur dhe mirëkuptues ndaj emocioneve të të tjerëve. Forca dhe zemërgjerësia janë pikat tuaja më të forta. Prandaj një mik i mirë për ju duhet të jetë Peshqit. Ata njihen për mirësinë që i karakterizon, duke ju dhënë gjithë mbështetjen që keni nevojë. Ju mund të mbështeteni tek ata sa herë që keni nevojë dhe jeni në vështirësi, duke e ditur se ata do jenë gjithmonë aty për ju.
BINJAKËT
Pavarësisht se çfarë ndodh rreth jush, ju gjithmonë do te keni diçka të mencur për të thënë. Jeni social dhe intelektual, duke mos lënë gjërat pa vlerë që t?ju mërzisin. Përshtateni ndaj çdo situate, prandaj një mik i mirë për ju duhet të jetë një Shigjetar. Të dy njiheni për vlerësimin që keni ndaj gjërave të thjeshta në jetë dhe do të dini sesi t?i shijoni.
GAFORRJA
Pranojeni, ju keni nevojë për hapësirën tuaj. Koha që duhet t?i kushtoni vete për ju ka rëndësi por kjo nuk ju bën që të ndiheni të vetmuar dhe të fshihni ndjenjat tuaja. Vlerësoni familjen dhe miqtë, duke u treguar të kujdesshëm ndaj tyre dhe të gatshëm për t?i mbrojtur. Shigjetari do të jetë një mik i mirë për ju, pasi do të vlerësojë natyrën tuaj inroverte dhe mund të flisni pa fund për tema me vlerë për ju.
LUANI
Cilësia juaj më e fortë është drejtimi, si një lider i lindur. Fuqia dhe karizma që keni janë të tjera cilësi të forta që keni por duke mos fshehur kujdesjen dhe zemërgjerësinë që keni. Bricjapi është miku që ju duhet, pasi ka cilësitë e ngjashme me ju, sa që së bashku mund të pushtoni botën. Me lidership-in tuaj dhe organizimin e Brijapit, asgjë nuk është e pamundur.
VIRGJËRESHA
Një nga anët pozitive por edhe negative që keni është se ju jeni perfeksionist. Gjithmonë jeni të kujdesshëm ndaj detajeve , të cilat ju mbajnë të vëmendshëm gjatë gjithë kohës. Sharmi dhe modestia janë zakonisht përshtypja e parë e njerëzve ndaj jush. Dashi është miku që ju përshtatet, pasi me forcën që e karakterizon do mund t?ju dali në krahë në çdo situatë.
PESHORJA
Nuk është e papritur që ju njiheni për balancën dhe dëshirën për drejtësi. Jeni diplomatik dhe të hapur për të thënë gjithmonë se çfarë mendoni. Pasioni juaj janë muzika dhe artet. Me personalitetin tuaj të sofistikuar dhe të përshtatshëm, miqtë e shijojnë shoqërinë me ju. Ndërsa për ju, Luani është miku që ju përshtatet më së miri. Ju vlerësoni të bukurën dhe Luani është simbol i fuqisë dhe mbretërisë, duke qenë një mik që përshtatet me energjinë dhe kreativitetin tuaj.
AKREPI
Askush nuk mund ta mohojë se pas natyrës suaj të fshehtë, qëndron pasion dhe vendosmëri. Ju keni aftësinë për të kaluar çdo synim që i vendosni vetes. Ujori është miku që ju përshtatet, pasi me ndershëmirë dhe besnikërinë që i karakterizon, do të jetë mbështetja që keni nevojë.
SHIGJETARI
Jeni një optimist i lindur. Liria është e rëndësishme dhe energjia e lartë që ju karakterizon, ju motivon që të eksploroni botën. Jeni një filozof në zemër dhe shijoni sfidat mendore. Bricjapi është miku për të cilin keni nevojë, pasi optimizmi juaj do të përshtatet me prakticitetin e tyre. Sa herë të jeni të mërzitur, një Bricjap do ju dëgjojë me vëmendje dhe do ju rikthejë buzëqeshjen.
BRICJAPI
Duhet të jeni krenar për aftësinë e pazakontë organizuese që ju karakterizon. Jeni praktik dhe të etur për të arritur synimet që keni. Përpos vlerësimit të aftësive orgnizuese, ndonjëherë ato ju drejtojnë në pesimizëm. Shigjetari është miku për të cilin keni nevojë, duke kontribuar me personalitetin e tyre të sinqertë, në jetën tuaj sistematike. Me humorin që i karakterizon, do ju ofrojnë buzëqeshje dhe sigurinë se keni dikë në krah.
UJORI
Jeni krijues dhe nuk kërkoni shumë për të qenë të lumtur, duke vlerësuar artin dhe socializimin. Me sinqeritetin dhe besnikërinë që ju karakterizon, krijoni lehtë shoqëri. Por, Demi është miku për të cilin keni nevojë, duke ju inkurajuar që të bëni gjërat të cilat janë të rëndësishme për ju, duke ditur sesi të sillet në çdo situatë.
PESHQIT
Humanizmi është cilësia që ju karakterizon, duke u dhënë gjithmonë më shumë të tjetët. Por, kjo mund të shkaktojë që të tjerët të përfitojnë prej jush. Akrepi është miku që ju përshtatet, duke qenë pranë jush në çdo rast, pa pasur interesa të tjerë./Horoskopi.vip
Post a Comment