Shenja e tij! Njihni meshkujt nga shenja e horoskopit

DASHI

Ai do të dojë gjithmonë të bëjë lëvizjen e parë kundrejt jush, (dëshiron gjithmonë të jetë i pari në çdo gjë). Shenja e Dashit drejtohet nga Marsi, zoti i Luftës dhe shijon shumë artin e të ndjekurit. Një mashkull në këtë shenjë gjithmonë do të dojë të jetë duke drejtuar, ( të ngasë makinën, të porosisë ushqimin në restorant e shumë veprime të tjera). Ç’është negative? Ai gjithmonë do të jetë flirtues me shumë femra të tjera. Temperamenti i Dashit mund të thyhet shumë thjesht, atij nuk i pëlqen të presë shumë për dashurinë apo seksin, por dëshiron t’i ketë ato gjitha menjëherë.

DEMI

Demit i pëlqen të qëndrojë shpeshherë pasiv dhe i duruar për të pritur dashurinë e tij. Ai drejtohet nga Venusi, zot i Dashurisë, prandaj tërhiqet shumë shpejt nga një fytyrë e bukur ashtu siç tërhiqet nga arti dhe muzika. I pëlqen të ndihet i sigurtë në një lidhje edhe nëse nuk takoheni shumë shpesh, për atë nuk do të ishte problem. Nuk është aspak romantik. Nëse prisni lule dhe çokollata prej tij, bëni mirë të ndryshoni pritshmërinë që keni. Si një shenjë me siguri në vetvete, ai do të jetë gjithmonë i fokusuar tek ju.

BINJAKËT

Këtë mashkull përpiquni ta bëni gjithë kohën të lumtur me shumë mesazhe dashurie, telefonata dhe përgjigje të gjata, pasi i pëlqen shumë komunikimi. Binjakët janë një shenjë që gjithashtu i pëlqen t’ju bëjë kurioze duke u larguar për pak kohë qëllimisht për të parë reagimin tuaj. Ai është një mashkull shumë sharmant dhe do të jetë gjithë kohën duke folur me miq apo mikesha të reja, por kjo nuk do të ishte një arsye që ju të bëheshit xheloze, thjesht i pëlqen shumë të jetë në qendër të vemendjes.

GAFORRJA

Gaforrja është një shenjë që di të dashurojë dhe të bëjë për vete. Ai do të vinte me ju kudo, duke mos ju lënë asnjëherë vetëm. Shumë shpejt ai do të fillojë të shohë se si ju përshtateni me stilin e tyre të jetesës. Për shumë meshkuj kjo mund të mos ketë rëndësi, por për një gaforre, mënyra e jetesës zë vend primar. Mos iu shmangni shikimit të tij, pasi i pëlqen që gjithmonë të ketë kontakt në sy dhe e konsideron këtë si një nga veprimet më të bukura.

LUANI

Luani gjithmonë dëshiron të ketë në krah apo në shtrat një femër të bukur. Ai gjithmonë mendon se për një femër dhurata më e mirë që mund t’i jepet, është ai vetë! Mick Jagger kishte këtë shenjë dhe ai vërteton çdo teori për Luanin. Nuk mund të bëhesh xheloze për një luan, nqs femra tjetër nuk është e po të njëjtës shenjë. Atij i pëlqen një jetesë e thjeshtë duke filluar që nga mobilimi i shtëpisë, deri tek ushqimi apo veshja juaj.

VIRGJËRESHA

Kjo shenjë është shumë kërkuese për të gjetur partner, kështuqë nëse jeni e përzgjedhura e tij, urime për këtë! Ai do të ndalet së kërkuari vetëm kur të ndihet i sigurt për femrën e tij dhe pret që ajo të japë gjithë vëmendjen saj përkundrejt qëndrimit së bashku. Pamja e Audrey Hepburn do të ishte perfekte për një mashkull të kësaj shenje; femërore, brune dhe e brishtë. Përveç pamjes, ajo që ka rëndësi për virgjëreshën, do të ishte dhe zgjuarësia juaj. 

PESHORJA

Ky mashkull ka lindur për të dashuruar. Do të ishte ideali për ju pasi gjithmonë i pëlqen të jetë pasionant dhe i përkushtuar. Nuk është perfekti përsa i përket seksit, por do ta plotësonte këtë me lulet dhe çokollatat e dhuruara gjatë gjithë kohën. Ai ëndërron të jetë princi i kaltër për femrën e tij dhe do të bëntë çmos për të arritur qëllimet e vendosura. Ajo për të cilën ka nevojë Peshorja, është një lidhje e balancuar ku nuk përpiqet të drejtojë asnjëri prej të dyve.

AKREPI

Akrepi është shenja më e çuditshme përsa i përket dashurisë dhe seksit. Nëse është i interesuar për ju, do të shtiret sikur nuk është, derisa të vërtetojë se ju ia vleni për kohën dhe energjinë e tij.Kujdes detajet, ai i vëren shumë detajet si gjatë një lidhjeje ashtu edhe në biseda të thjeshta. Quhet ndryshe si ‘perëndia e seksit’, por ndonjëherë do të dëshironte edhe të kishte thjesht një përkëdhelje pranë zjarrit me ushqim të mirë dhe verë! Këshillë nga ne: nëse gjeni një mashkull Akrep bëni mirë të mos e lejoni t’ju ikë asnjëherë. 

SHIGJETARI

Impulsiv dhe optimist; këto do të ishin fjalët që përshkruajnë më mirë këtë shenjë. Ai do të duket gjithmonë se është në gjendje shpirtërore perfekte duke u dukur entuziast gjithë kohën. Shpesh do të kërkojë të ketë liri në gjërat që bën dhe nuk dëshiron shumë përkujdesje nga ana juaj. Shigjetari është miqësor dhe është  ai lloj mashkulli që pas një ndarjeje do t’ju mungonte si një person mw të cilin mund të flisnit për problemet tuaja. 

BRICJAPI

Gjatë shumë viteve astrologët e kanë përshkruar Bricjapin si një shenjë përfituese dhe kërkon të dijë gjithmonë lidhje tuaja me njerëz të tjerë që kanë pushtet dhe para. Nuk është romantik asnjëherë dhe nuk dëshiron që edhe femra e tij të jetë e tillë. I pëlqejnë aventurat dhe do të kërkonte gjithmonë të niste aventura të reja me ju, prandaj kërkon të jeni e gatshme për plane apo udhëtime të minutës së fundit që ai vendos.

UJORI

Ka dy lloj meshkujsh brenda kësaj shenje: ai që i pëlqen të eksperimentojë me dashuri të reja dhe aventura dhe ai që i pëlqen të krijojë lidhje të sigurta dhe të mos kërkojë shumë. Edhe pse duken të padëmshëm, mund t’ju lëndojnë, pasi karakterizohen nga ndryshime të shpeshta të humorit. Ndosh që Ujori të ketë shumë mikesha dhe shpesh ky fakt do t’ju bezdisë, po për të nuk përbën problem, pasi i pëlqen të ndiejë se ju shqetësoheni dhe doni t’ia dini për jetën e tij.

PESHQIT

Peshqit janë një shenjë idealiste dhe romantikë kur vjen puna tek dashuria. Në momentin që ndihet i tradhëtuar ju nuk e fitoni më mbrapsht, pasi besimi për të është çelësi i një marrëdhënieje të mirë pa probleme dhe me momente të lumtura. Nuk mërzitet asnjëherë pasi e gjen gjithmonë atë çfarë dëshiron duke mos u shqetësuar për humorin apo gjendjen e njerëzve që e rrethojnë. Dita e Shën Valentinit është bërë enkas për ta: pasi vetëm aty arrijnë të shprehin anën e tyre romantike që përpiqen ta fshehin gjatë gjithë kohës.

$ads={2}

Post a Comment

Previous Post Next Post