Kërko në Horoskopi VIP

Destinacioni juaj premium për astrologji dhe spiritualitet KontaktNewsletter
Peshorja

21 - 27 dhjetor Peshorja


Në shumë momente do jeni të turbulluar gjatë kësaj jave dhe mund të bëni edhe gabime Nëse jeni në një lidhje jeta juaj në çift ka rrezik të jetë mjaft e trazuar. Do jeni më xhelozë nga sa duhet dhe do debatoni për gjënë më të vogël me partnerin. Ju beqarët do preferoni aventurat më shumë sesa një lidhje serioze. Mundësitë për to do jenë të mëdha dhe në çdo moment të ditës. Me shpenzimet do jeni impulsivë dhe gjendja financiare nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Ndryshoni sa më parë strategji.





Sipas Horoskopit Vip, shëndeti nuk do ketë probleme. Gjithsesi shmangni kafenë, çajin, alkoolin, duhanin dhe salcat pikante për t'u ndier edhe më në formë. Në punë vështirësitë do jenë goxha të mëdha. Vetëm duke bashkëpunuar me kolegët do arrini atje ku doni.


Autori
Astrolog & Shkrimtarë Shpirtëror
Prej vitesh i apasionuar pas astrologjisë, ai ndan parashikime dhe reflektime të përditshme mbi jetën, marrëdhëniet dhe energjitë që na rrethojnë, duke sjellë frymëzim dhe pozitivitet për lexuesit e Horoskopi.vip.
✦ MUND T'JU PËLQEJË GJITHASHTU

Artikuj të Ngjashëm