Shtator 2020 Dashi


Horizonte të reja do të hapen për të gjithë ata që tre muajt e fundit kanë punuar shumë apo kanë kaluar një provim me sukses. Shtatori do të jetë një muaj me të ardhura të mjaftueshme. Planetët do të ndikojnë pozitivisht gjatë dhjetë ditëve të para të muajit. Një ortak do t’ju ndihmojë. Nëse keni një projekt, përvishni mëngët gjatë gjysmës së parë të muajit, pasi gjysma e dytë do të jetë disi më e ngadaltë. Debate për një qira apo për disa çështje burokratike të lëna pezull do të trazojnë ujërat, sidomos rreth datës 23. Duhet të mendoheni mirë para se të çoni dëm një marrëveshje. Shpenzime të paparashikuara për shtëpinë. Jupiteri vazhdon të mbështesë shenjën tuaj. Ky do të jetë një muaj i qetë në sferën e ndjenjave dhe ju do të reflektoni mbi çka ndodhur gjatë fundi i pranverës e deri më sot. Kjo do të jetë një periudhë fantastike për ata që kanë partnerët në krah. Jupiteri favorizon edhe ata që duan të bëhen me fëmijë. Shmangini ato polemikat e parëndësishme që lindin në familje apo ndërhyrjet e prindërve që hera-herës janë të patolerueshme.





Data 15 do të jetë më e vështira për të lindurit e kësaj shenje. Ju e keni për zakon të bini në dashuri me njerëz të pamundur me shpresën se do të jeni në gjendje t’i ndryshoni. Pyeteni mirë veten nga fundi i muajit në keni në krah personin e duhur dhe përgjigjet s’do t’i merrni vetëm nga zemra. Ndonjëherë, për t’u bërë ballë gjërave, bëheni nervozë dhe rrezikoni shëndetin. Kujdes dy fundjavat e fundit të muajit. Kush është familjar, të shaminë debatet, sidomos tri ditët e fundit të shtatorit.


Post a Comment

Previous Post Next Post