Shpjegimi Ëndrrave me shkronjën H

HABITEM
Në qoftë se shikon që njerëzit janë të habitur me ty, do të keni vlerësim dhe lavdi, por pas një mërzije. Në qoftë se shikon sikur ti je i habitur me dikë, beson lehtë dhe kapesh lehtë viktimë.

HAJDUT
Në qoftë se ëndërron se je hajdut, ke humbur një mundësi për të fituar shumë para. Në qoftë se je grua, do të biesh në duart e një personi shumë negativ i cili do të të torturojë për të gjithë jetën. Në qoftë se shikon të flasësh me hajdut, do të fitosh shumë para, por jo me punë të pastra. Në qoftë se shikon hajdut të egër dhe që janë gati të të vrasin, do të mësosh për vdekjen e një të afërmi ose do të pësosh dëme të mëdha ekonomike. Në qoftë se je grua, do të humbasësh një trashëgimi shumë të madhe.

HALË PESHKU
Në qoftë se thjesht shikoni ose mbani në duar hala peshku, do të bëni shoqëri të reja dhe shoqëritë e vjetra do të forcohen akoma dhe më shumë.

HALLË
Në qoftë se shikon në ëndërr hallën dhe që të ledhaton, do të zihesh me të. Në qoftë se shikon sikur po zihesh me atë, do të të japë ide të mirë. Në qoftë se shikon sikur të godet ose të vret, do të të bëjë të mira ndaj jush. Në qoftë se shikon sikur je hallë e dikujt, do të grindesh me të. Në qoftë se e shikon hallën të vdekur, do të të vijë trashëgimi. Në qoftë se shikon hallat të zihen mes tyre, një person i fuqishëm do të të ndihmojë. Në qoftë se shikon hallën të sëmurë, do të keni shumë fitime.

HALLKË
Në qoftë se ëndërron hallkë, do të kesh ngatërresa të këqia në punë dhe në marrëdhëniet tuaja të dashurisë.

HAMALL
Në qoftë se shihni që jeni hamall, do të keni mërzi dhe hidhërime, në qoftë se shihni dikë tjetër të jetë hamall dhe shumë i ngarkuar, do të keni fitime.

HAMBAR
Në qoftë se shihni që hambari i anijes është plot, do të thotë lumturi dhe pasuri, në qoftë se është bosh, ju pret varfëri dhe fatkeqësi.

HAPA
Në qoftë se shihni që merrni hapa, kujdes shëndetin pasi ju japin këshilla të gabuara.

HARDHI
Në qoftë se ëndërron sikur po mbjell një hardhi, punët tuaja venë shumë mirë dhe do të keni shumë fitime. Në qoftë se thjesht shikon një hardhi plot me rrush, gëzim dhe lumturi do të kenë të gjithë pjestarët e familjes. Në qoftë se gjendesh në një vresht plot me rrush do të mësosh shumë lajme të mira. Në qoftë se je grua, do të kalosh një jetë të lumtur familjare. Në qoftë se je vajzë, do të marrësh një burrë të shkëlqyer. Në qoftë se shikon hardhitë e rrushit të thara dhe pa rrush mundimet tuaja do t’u shkojnë kot. Në qoftë se shkul hardhi do të pësosh diçka shumë të keqe. Pleqtë që shohin hardhi, do të kenë pleqëri të mbarë.

HARDHUCË
Ka mundësi që personi që ju intereson t’u tallë dhe t’u tradhëtojë. Mos i besoni lehtë! Hardhuca në ëndërr parashikon kundërshtarë dhe bashkëpunëtorë të këqinj. Në qoftë se ndiqni hardhucë dhe ikën ose e vrisni, atëherë mund të shpëtoni nga ata. Kujdes shëndetin.

HARRESË
Në qoftë se shikon sikur i ankohesh shokut që të ka harruar, bisedim i keq do të bëhet për ty. Në qoftë se shikon sikur të ankohet i vdekur sikur e ke harruar, kujtohu për detyrimet fetare që ke.

HASHASH
Në qoftë se shikoni sikur keni pirë hashash, do të kaloni një jetë të zezë.

HEDHJE
Në qoftë se shihni që hidheni sipër një hendeku ose grope, do të keni sukses në punët tuaja, në qoftë se shihni që bëni hedhje sporti, ju pret gëzim dhe lumturi.

HEKUR
Në qoftë se shihni hekur të ri, ju pret fat dhe dashuri, në qoftë se është i nxirë, do të keni fitime. Në qoftë se është i kuq nga zjarri, do të keni sukses në dashuri.

HEKURUDHË
Në qoftë se shihni që udhëtoni me tren, do të merrni para nga puna juaj. Në qoftë se shihni që treni shkon mbrapsht, do të humbni para. Në qoftë se shihni thjesht hekurudhë do të keni një jetë të qetë dhe të këndshme.

HELM
Në qoftë se shihni që pini helm, do të dëgjoni fjalë të këqija dhe do të mërziteni. Në qoftë se shihni që i jepni dikujt helm për të pirë, kujdes pasi me fjalët tuaja do të hidhëroni një person të dashur.

HELMETË
Në qoftë se je ushtarak ose politikan dhe shikon sikur ke vënë një helmetë, do të keni gradime dhe ngritje ne detyrë. Për të tjerët gra ose burra, do të thotë se keni mospërfillje që do t’u bëjë keq.

HELL
Në qoftë se shihni që helli është bosh, do të keni gëzim dhe hare, në qoftë se shihni që goditni dikë me hell, ju pret shkatërrim ekonomik.

HERO
Në qoftë se shikon hero në ëndërr do t’i kalosh pengesat. Në qoftë se je hero, do të vlerësohesh nga të tjerët.

HESHTË
Në qoftë se e mban, do të keni mërzi dhe fatkeqësi.

HETIM
Në qoftë se të hetojnë do t’i bësh pa dashje keq vetes. Në qoftë se hetojnë dikë tjetër, do të mësosh diçka që është për të mirën tënde.

HËNA
Në qoftë se shikoni hënën dhe jeni beqarë, do të martoheni shumë shpejt. Në qoftë se e shikoni të turbulluar, do të keni fat dhe lumturi. Në qoftë se e shikoni hënën sikur është pas reve, nuk do të keni dhe aq shumë fat. Në qoftë se shikoni dritën e hënës sikur hyn në shtëpi, do të keni mirësi dhe lumturi në familje.

HI
Në qoftë se shikoni hi në oxhak, sjellja juaj është e mirë dhe njerëzit ju duan, në qoftë se shihni thjesht hi, ju pret varfëri.

HIDROPIZI
Në qoftë se shikoni sikur vuani ju ose vuan dikush tjetër, do të keni dëme të mëdha dhe do të hidhëroheni dhe ndoshta mund të mësoni dhe për vdekjen e një personi të dashur.

HIDHËRIM
Në qoftë se shikon sikur hidhërohesh dikujt i ke bërë keq dhe të torturojnë mendimet. Në qoftë se shikon dikë tjetër të hidhërohet do të inkurajohesh nga shokët për aksidentet tuaja. Në qoftë se je grua dhe hidhërohesh për diçka dhe qan, do të të adhurojë dhe do të të respektojë bota. Në qoftë se je vajzë, i dashuri të do jashtë mase dhe do të të bëjë të lumtur. Në qoftë se hidhërohesh për vdekjen e dikujt, do të gëzohesh dhe do të kesh argëtim familjar.

HIJE
Në qoftë se sheh në ëndërr hije të ndryshme, kundërshtarët tuaj përpiqen me çdo mënyrë t’u shkatërrojnë. Në qoftë se shihni që flini në hijen e pemës, do të merrni lajme të mira.

HINKË
Në qoftë se shikoni hinkë në ëndërr, fitimet që keni fituar deri tani do t’i humbisni. Në qoftë se shikoni sikur e përdorni, do të ecin përpara çështjet tuaja, por pa shumë fitime.

HIPUR
Në qoftë se shihni që i keni hipur kalit, kundërshtarët tuaj duan t’u bëjnë keq pa pasur arsye. Në qoftë se kali është i bardhë dhe jeni të pamartuar, ju pret martesë e shpejtë, në qoftë se kali është i zi do të pasuroheni, por do t’i harxhoni paratë së koti, në qoftë se është i kuq do të ngriheni në pozitë, në qoftë se është i hirtë do të keni suksese që do t’i arrini me shumë mundim. Në qoftë se shikoni dikë tjetër t’i ketë hipur kalit do të mësoni lajme të mira, në qoftë se shihni kalë të egër, një çështje që ju intereson do të plotësohet me vështirësi. Në qoftë se shihni grua të hipur mbi kalë, do të keni një aventurë të re erotike. Në qoftë se shihni kalë të ngordhur, do të rrezikohet shëndeti juaj, në qoftë se shihni që hani mish kali, do të keni sukses të shpejtë në punën tuaj.

HOTEL
Në qoftë se thjesht shikoni një hotel, do të keni mërzi dhe hidhërime dhe do të keni mërgime. Në qoftë se jeni i sëmurë do të keqësoheni deri në vdekje. Në qoftë se shikoni sikur hyni në një hotel, do të keni lajme të mira dhe gëzime në familje. Në qoftë se shikoni sikur digjet ose shembet një hotel, do të ndodhë diçka shumë e keqe.

HU
Në qoftë se jeni bujk dhe shihni që vini hunj, do të keni të korra të vogla, në qoftë se nuk jeni dhe shihni një ëndërr të tillë, do të thotë se do të merrni një vendim të rëndësishëm.

HUAJ
Sukses dhe lumturi e paparashikuar. Të pamartuarit shpejt do të martohen dhe me të panjohurin. Nëse është e mundshme të mbajnë mend emrin ose fytyrën e tij.

HUDHJE
Në qoftë se shikon sikur të hedhin, shokët do të të çojnë në fazë që të dukesh qesharak. Në qoftë se ti hedh tek dikush tjetër, mundohesh ta fusësh në ngatërresa.

HUDHËR
Në qoftë se shikoni sikur po bëni tarator me hudhra, do të keni vuajtje shumë të mëdha. Në qoftë se shikoni sikur ju servirin hudhra, do të thotë se flasin shumë keq për ju. Në qoftë se thjesht i shikoni të shpërndara ose të varura, do të keni shokë jo shumë të rëndësishëm. Në qoftë se shikoni sikur hani, do të mërziteni shumë pas një aksidenti.

HUMBJE
Në qoftë se shihni se humbni diçka, ju presin probleme të vogla në lidhjen tuaj. Në qoftë se e gjeni gjërat do të shkojnë mirë. Në qoftë se shihni që humbni një njeriun tuaj, do të keni një lidhje dashurie, ngritje profesionale dhe fitime. Kujdes shëndetin!

HUMNERË
Në rast se shikon se je në buzë të humnerës të presësh shkatërrim, dhe në rast se je brenda dhe del jashtë, do të thotë se do të shpëtosh nga një fatkeqësi e madhe.

HUNDË
Në qoftë se shihni që keni hundë të bukur, do të pasuroheni, në qoftë se ju rrjedh gjak nga hunda do të bëni një njohje të re dashurie. Në qoftë se shihni që hunda juaj është e madhe do të keni nder dhe lavdi, në qoftë se është e vogël shokët tuaj ju tallin.

Post a Comment

Previous Post Next Post